Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Njeriu i paqes
E diele, 21.04.2013, 07:36 PM
NJERIU I
PAQËS
-Kushtuar
Papa Gjon Palit të II-të, me rastin e 20 vjetorit të vizites së Tij në
Shqipëri-
Nga Zeqir
Lushaj
NË RRUGËN
E ZOTIT
- Fletë
ditari, prill 2005 –
Më i
madhi
I
shekullit të 20-të,
Sot, u
nda nga jeta…,
(Nga jeta
në të gjallë).
Hyri,
Në
shtëpinë e shpirtërave,
–Shkofsh
i bardhë!
Papa Gjon
Pal !
Veshur,
Me të
gjitha lavdet,
Trupi,
Iu kthye
tokës.
Shpirti,
Mbretërisë
së qiellit,
Qelibar,
Si drita
e diellit.
Papa dhe
Paqa,
Sinonim…,
Sinonim,
Në rrugën
e Zotit.
Edhe më
të fortë,
Mbas
sodit!!
--------
Nga libri
“ VDEKJA E VARREVE”-
---------------
THIRRJE
- Duke
ndjekur funeralin e Papës në televizion-
Heeej,
Zotri
Bush !
Globi i
tërë,
Rrjeshtuar,
Pa
komandë,
Pa
oficerë,
Pa armë…!
Përkulet,
Për të
nderuar,
Papën.
…Kritikë
e ashpër,
Për Ju,
Dhe për
OKB-në,
Thirrje:
–
Ndalojeni luftën!
Manifestim
madhështor,
Për
Paqen!
---------
Nga libri
“VDEKJA E VARREVE”
-----------------------
PAQJA ISH
MISIONI I TIJ
–
Kushtuar: Papa Gjon Palit të Dytë –
N’Vatikan,
n’sheshin Shenpjetër,
2000
vjet, s’ka ndodhë kurr tjetër,
Me u
bashkue gjithë Bota marë,
Me i
thanë Papës: “shkofsh i bardhë”,
Çerek
shekulli n’ball të kishës,
Si bariu
që i prin grigjes,
N’çdo cep
t’ Botës e puthi tokën,
Tuj
shpërnda, besim në Zotën,
Tuj çue
meshë, për mbar njerzi,
Paqja
ish, misioni i Tij.
Papa
Gjon, veshur plot lavde,
I la
njerzimit shumë mesazhe,
Katolikë
e myslimanë
Orthodoksë
e protestanë.
T’zi e
t’bardhë na rrotull globit,
Jena
vlllazën n’shpinë e Zotit.
Ati i
Shejt, si rrallë kush tjetër,
Jep
frymezim si me dasht jetën,
Çdo ditë
Zotit me ju lutë,
Nuk dom
brenga, skamje e luftë,
T’gjithë
ndërgjegjen ta kem’ t’lirë,
Bashkë
t’punojmë për jetë ma t’mirë.
--------------
SHBA,
prill 2006
-Nga
libri “ Fjala mbi tel… “-