E enjte, 03.10.2024, 08:48 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Hoxha... për xhaminë

E shtune, 20.04.2013, 09:14 PM


HOXHA…, PËR XHAMINË

 

Nga  Zeqir Lushaj

 

-Duke ndjekur lajmet për Shqipërinë…, USA, dhjetor 2010- maj 2011…prill 2013…-

 

Kështu, çdo armik, e ka më të lehtë

 

…!

Pse ankohemi për Enver Hoxhën,

Që kishës e xhamisë, ju vuni drunë?

Janë, besimtarët-zyrtarë, të Tiranës,

Shkatrrimtarë të shpirtit, më shumë!

 

Si hyka Njeriu i Zotit,në këto pazare,

(-Uaaa! Edhe vet Dreqi, po ban çudi),

Hoxha=palë, e politikës ngatrrestare,

-A i doni votat?...Ndërtoni një xhami

…!

Europa plakë, (i lutemi për “martesë”),

Rrin kundruall, nuk flet, por shënon,

Buzëqeshën, edhe punën faqe-zezë,

Kur vjen hesapi, penin nuk e lëshon!

 

Habitet Perëndimi, (krejt Kristian),

Me Hoxhën, që kerkon bashk-jetesë,

“Ky, që shet shpirtin, për mur me tulla,

Do përdhosi vlerat tona…, për Besë!”

 

Deri kur kështu, të dashur vëllezër,

(Dhe për dështimet, fajsojmë Botën!),

AND-ja jonë, përjashtoka përparimin,

-Na bani xhaminë,- t’ju japim votën!!

 

Tash sa shekuj, feja ndarë nga shteti,

(Në Albani, qe ndarë edhe nga Jeta!),

Oooh, sa i qetë: -(Do të vdes  laik!

Rroftë enigma! Zhgënjen e vërteta!

./.

 

Sot në Tiranë….

 

Sqarim per lexuesit:

1. Nuk jam kundra xhamisë as kishës, por,  jam kundra politizimit të tyre.

2. Kete vjershë e kam botuar edhe  njëhere dhe do  e botoj sa here te kete pazare politike ne prag te fushatave zgjedhore ne Shqiperi, e pse jo edhe ne Kosovë.

 

-Nga NJ, USA 20 Prill 2013-



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora