Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: E kujtojmë me dashuri Tahir Didën
E merkure, 08.05.2013, 06:00 PM
Ekskluzive,
vetem per në ZSh
(Një
mini-revistë per bacen Tahir)
Nga:
- N. Haradinaj,
Tahir Dida, një burrë i nderuem i Krumës së Hasit
Këtë 9 Maj, familja
e nderuar Dida në Krumë të Hasit, perkujton njeriun e saj të dashur dhe të
paharruar, kujton Tahir Diden në nje vjetorin e ndarjes se tij nga jeta në të
gjallë. E kujtojnë Tahirin me dashuri e respekt të gjitha ata që e
E, ne miqtë e
larget, si ta kujtojme e nderojme Tahirin në ketë një-vjetor?
Gjetem nje rruge të
thjeshte, ne pamundesi që te jemi aty, në Krumë të Hasit. Po postojme ne
revisten tonë të nderuar ZemraShqiptare ketë mini-revistë per të paharruarin tonë duke i uruar te
gjithe njerezit e tij, djemt, vajzat, nipat e mbesat, shoket, miqtë e
dashamiret e shumtë, që të jenë jetëgjatë dhe ta kujtojnë atë gjithmonë me
nderim e respekt .
I paharruar qoftë
kujtimi i tij.
Foto:
Familja Dida me shokë e me miq. Krumë, 1990. Tahir Dida, i pari në
këmbë-djathtas.
Foto: Naim Haradinaj, mik shtepie në Didaj.
Dalë
në foto me dy vëllezërit e nderuar e të paharruar Sylë e Tahir Dida.
Foto:
Djali i Kollovozit të Topojanit Ismet Nela, me Tahir Didën.
NË KUJTIM TË TAHIR DIDËS
- Një kafe mikpritëse (bujare- shqiptare), është
një gjë e vogël por, njëkohësisht, një kafe është edhe një gjë e madhe –
(Marrë mga libri “Dyqani i mendjes”, faqe 105)
Titulli në original: -A DO TË SHKOJË BACA TAHIR
NË ITALI?
Nga Zeqir Lushaj
Menjëherë, lexuesi do të pyesi: -kush është ky Tahir Dida? Pse do të
shkojë ai në Itali?
Ja, lexoni më poshtë atë që ka ndodhë jo më shumë se para 5-6 muajsh,
dhe, që u bë sebep për këtë shkrim në gazetë e në libër, gjithnjë e parë në
syrin e miqësisë në mes njerëzve, në syrin e miqësisë në mes popujve.
…Tahir Dida, të dashur lexues, është një 76-77 vjeçarë nga Kruma e
rrethit të Hasit. Eshtë një malësor tipik, i lidhur me punën një jetë të tërë,
një burrë i ndershëm dhe bujar, një familje e mirë dhe e nderuar. Ish i
persekutuar, por që, nuk e perdore fort atë titull. Tahir Dida, të cilin unë,
autori i këtij shkrimi e kam mik, gjatë gjithë jetës së tij, i lidhur vetëm me
punë, me arën e tij, me bagëtitë e tij, me komshinjtë e miqtë e tij, dhe jo më
larg.
Njeri i dashur e modest por, s’ka pse të mos pranojme, njeri i padalur
shumë, i pashetitur.
Tahiri e ka shtëpinë ngjitur me qytetin e Krumës. Ka shtëpi fshati por
bën jetë qyteti. Në tokat e Tahirit, ka vite që ka hedhur shtat një miniere
bakri, por edhe një ndërmarrje pularie.
- Baca Tahir, - ky miku, është nga Italia.
Tahiri zihet pak si ngushtë kur merr vesh që ky ishte italian, por
menjëherë
- Si je o Italian? A je mire? Si po kalon?
Bëjnë aty pak muhabet (kuptohet me përkthyes) dhe grupi i punës do të
largoheshin. Rruga i çonte afër shtëpisë së Tahirit.
- A po vini o burra, për një kafe? - ju thotë Tahir Dida.
Përkthyesi, ia thotë këtë kërkesë italianit. Ai, të cilit i
- Po, do ta pijmë një kafe tek ky njeri i mirë.
Hyjnë tek Tahir Dida. I pret siç dijnë të presin mirë e thjeshtë
malësorët. Italiani i thotë Tahirit:
- Ju nuk duhet të pini kafe turke por ekspres, sepse turkja, sidomos kur
e pin shumë si puna juaj, është e dëmshme.
Tahiri, si njeri i drejtë e i ndershëm i thotë se “vërtet unë pi shumë
kafe dhe ajo mund të jetë e damshme por kështu jam mësuar një jetë të tërë.
Mandej, ne këtu nuk kemi ekspres?
Italianit, në mes shumë gjërash të tjera, i bëri përshtypje se duart e
Tahir Didës ishin të çara, të çara nga puna e pandalur prej disa dekadash. Ia
merrte duart në dorën e tij dhe, ju thoshte atyre që e shoqëronin: “Ja, duart e
Tahirit tregojnë se Tahiri është një njeri shumë punëtor!” Italiani u prek
shumë nga kjo pritje e thjeshtë e bujare e Tahir Didës. I tha Tahirit se “unë
do të vijë mbas kaq ditësh përsëri nga Italia. Do të vi të të takoj dhe do të
sjellë një ekspres për kafe”.
Asnjë nga të pranishmit nuk e mori edhe aq seriozisht këtë bisedë.
Por ditët kaluan. Erdhi dita, e thënë nga italiani. Dhe fiks në ditën që
kish thënë, italiani arrinë jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Krumë. Dhe këtë
herë, bashkë me gruan e tij. Dhe vizitën e parë e bën pikërisht tek Tahir Dida.
Siç i kishte thënë, ai solli dhe aparatin e ekspresit të kafesë. Ashtu si burri
nga Italia, mbas Tahirit, u simpatizua dhe gruaja e tij. Dhe vetëm me një
motivim: Tahir Dida është njeri punëtor.
Ata, burë dhe grua i dhanë fjalën se :-Po të keshë deshirë, do të të
marrim një muaj për vizitë në Itali...!
…Këto ndodhira janë të para pak ditësh. Ndaj, dhe në titull të shkrimit,
e shtruam pyetjen: -”A do të shkojë Tahir Dida në Itali?”
Por, Tahir Dida, sot rreth të 80-ave, as i bjen në mend të shkojë, jo në
Itali, por as deri në Ujz të Gjakovës, tek njerëzit e gruas të tij, të Manes.
Nuk don t’i largohet Krumës që e don aq shumë.
Por, edhe mund të shkojë, pa asnjë shqetsim. Mund të shkojë, si mik e të
kthehet si mik. Nese shkon, atje e çon puna e tij e ndershme, mbi gjashtë
dekada, atje e çon një kafe e ndershme, një kafe bujare, një kafe mikpritëse, …
kafe mikpritëse, shumë e sinqertë, …kafe shqiptare.
Ja pra e drejta e Zotit. Ja, pra se si, aq natyrshëm, krijohen urat e
miqësisë në mes njerëzve, shëmbull i fqinjësisë e bashkëekzistencës, i
dinjitetit e dashurisë njerëzor, për të cilat kemi aq nevojë.
Është shembulli i dinjitetit, që nderon mikun, por dhe i (dinjitetit të
mikut talian), mikut që, aq shumë e nderon punën, dhe njeriun e punës, në
rastin tonë, të një njeriu- model, si Tahir Dida!
./.
Foto:
Tahir Dida në diten e dasmës së mbeses së tij dr Alketa Dides
Foto: Vellai i madh i Tahirit, i ndjeri Sylë Dida i
Hasit (Foto e vitit 1947)
Foto:
Bilbilat e Hasit, Hysen Dida (djathtas) e Rrustem Çela
./.
(Pergatiti per botim në ZSh-, Z. Lushaj)