E merkure, 16.10.2024, 05:51 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Pak njerëz të njohin sa unë

E merkure, 24.04.2013, 09:06 PM


PAK NJERËZ TË NJOHIN SA UNË

 

-Poetit e publiçistit , Kolec Traboini-

 

Nga Zeqir Lushaj

 

Shkrimtari Kolec Traboini

 

Të kujtoj si sot i dashur Kolec,

(Si sot, mbas rreth 45 vjetë),

Ishim shokë banke në maturë,

Në Shkodrën që aq bukur flet.

 

Si e shihnim jetën at’herë,

(Disa lëndë Ti, si kishe problem),

Më thoshe: -Të gjitha janë kot,

Vetëm letërsia…, ajo e vlen!

 

Pak çuditesha me Ty,

(Dhe Ti, ndoshta me Mue),

Ama, s’bashku u maturuam,

Gazetarë bashkë kemi punue.

 

Koha na ndau, o Kolec Djali,

(Të ndjek në Internet, o Trim),

Takohemi bashkë nëpër libra,

Na degdisi i shkreti mergim.

…!

Me lëndojnë kritikat ndaj teje,

(Dikujt edhe pikpytjet i kan hije),

Kolec: -Pak njerëz të njohin sa Unë,

E pra, kudo, jo pak dashamirë kie .

…!

Në Tiranë do shihemi si pensionistë,

Qendro Kolec trimi, qendro o djalë,

Në të dhjetë fotot e këtij Cikli,

Ti, Unë dhe Kalaja…,-jemi gjallë!

 

…!

Të kujtoj si sot i dashur Kolec,

(Si sot, mbas rreth 45 vjetë),

Ishim shokë banke në maturë,

Në Shkodrën që aq bukur flet.

./.

 

-Nga  USA, 2012-

 

Shenim:

Vjersha është shkeputur nga Cikli (i pabotuar ende) me titull E MADHE ËSHTË SHKODRA, kushtuar 10 personaliteteve  shkodrane si dhe disa miqeve shkodranë të autorit neper vite.

Sot e nxora nga Cikli  -në perberje të një libri të ri-, dhe po e botoj edhe në pergjigje të kësaj video interesante që Koleci ma nisi dje thjeshte per qejf si i thonë fjalës, per mua si mik, por une vendosa ta ndajë këtë kenaqesi me lexuesitë e nderuar të ZSh-se, ku edhe vet Koleci është nder bashkpunëtorët më të vjeter.

Ju uroj shikim të kendëshëm të videos “Traboini” si dhe lexim të kendeshem të poezisë sime portret per shokun e klases  së shkolles së mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” Shkoder, Kolecin-

-----------------------------



(Vota: 29 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora