Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Me Lutfi Shahun
E premte, 14.06.2013, 08:00 PM
NDERIM PER SPORTIN DHE SPORTISTËT
Ekskluzive nga Zeqir Lushaj
ME LUTFI SHAHUN
-I thash profesor Lutfiut që mes librash të tjerë që po pergatis per botim, kam edhe një me temë sportive me titull “Sportit i mbeta borxh”. Lutfiu më tha se “do e lexoj me shumë kënaqësi por po të them që sonte se titulli po më pëlqen shumë…”-
Profesori i Sportit dhe disa vite trajneri i ekipit të futbollit të “Korbait” të Dibres, zotria i nderuar Lutfi Shahu, kish ardhur në NJ, USA nga Republika Domenikane ku ai jeton tash 16 vjet, per te pare edhe disa biznese qe ka hapur ketu por edhe per tu interesuar rreth pergatitjeve per dasmen e vajzes se tij Inesa qe me daten 7 Korrik martohet me djaloshin afarist nga Kollovozi i Kukesit, mikun tim të respektuar Ismet Nela.
Eshtë
rasti ti falenderoj edhe nepermes ketij shkrimi se, jo vetem më telefonuan, por
erdhen te shtepia ime e më moren me makinë dhe dualem e kaluam disa orë
sebashku. Mes të tjerash, me profesor Lutin, kujtuam me mall edhe disa shokë të
atyre viteve por që fatkeqsisht (dhe shumë para kohe), disa prej tyre sot nuk
jetojnë më, si Taxhedin Shehun që do lexoni më poshtë, Haki Duken, Sabri
Abdiun, Ramazan Isakun etj. Të gjithe keta ish kuadro kane qene drejtues të
fizkultures e të sportit në rrethin e Dibres per shumë e shumë vite dhe në
menyre gati të “çuditshme” mund të themi, të katër kanë vdekur nga ataku
kardiak!!
…!
Në bisedë
e siper, në restorantin e Ismetit, i
thash profesor Lutfiut që mes librash të tjerë që po pergatis per botim,
kam edhe një me temë sportive me titull “Sportit i mbeta borxh”. Lutfiu më
tha se “do e lexoj me gjithë kenaqësi por
po të them që sonte se titulli po më pelqen shumë…”.
Ne do
takohemi edhe në dasmen e marteses së Ismetit me Inen mbas pak javesh, por si
memorie te kesaj nate bëmë edhe nje
foto-kujtim të cilen po e botoj bashkangjitur ketij portreti që vijon per mikun
tone te perbashket Taxhin e paharruar. Ndoshta, edhe kjo eshte nje, menyre
kujtese, një formë respekti e nderimi per atë dhe fmijte e tij, shoket e miqte
e shumte që e
…!
Me që shkrimi per Taxhin e nderuar është i dhjetorit të vitit 1976, pra i 37 vjeteve më parë, dhe botohet në ZemraShqiptare, kemi të drejte që miqësisht, të ju kujtojme lexuesve tanë të vemendeshem se themeluesi dhe drejtori i kesaj reviste, i respektuari Gëzim Marku, at’here ka qenë në muajtë e parë të jetës, ka qenë në djep.
------------------------------
Nga arkivi i gazetarit
TAXHI…, I DIBRËS
Nga Zeqir Lushaj
-Gazeta “Sporti Popullor”- (21 dhjetor 1976)
Mjeshtri i Sportit Taxhedin Shehu (Taxhi)
1.
Në shkurt
të vitit 1956, trajnerit e mjekut të ekpit kombëtar të alpinizmit, i la shumë
mbresa pasioni e talenti i pionierit Taxhedin Shehu, at’herë, nxënës në
shkollën 8-vjeçare të qytetit të Peshkopisë. Prandaj, ata pranuan që ai të
rreshtohej krahas alpinistëve me të mirë të vendit, në një ngjitje dimërore në
malin e Korabit…
2.
Me 26
nëntor të vitit 1976, tek axhencia e pasagjerve të Peshkopisë, mësuesi i
edukimit fizik në shkollën e mesme bujqësore, sportisti Taxhedin Shehu,
(Taxhi), me një grup alpinistësh, nxënës të kësaj shkolle, po prisnin për të
marrë biletat e për të shkuar atë ditë në Kukës. Për nderë të festive të
nentorit, ishte vendosur të realizohej një ngjitjhe e përbashkët në malin e
Gjallicës. Në këtë kohë, ra telefoni dhe njoftohej se rruga për Kukës është e
zënë nga bora e madhe, kështuqë, autobuzi i linjes të mos nisej !
-U kami
dhënë fjalën shokëve të Kukësit dhe sonte do të jemi atje dhe ngjitja duhet të
kryhet patjetër,-iu drejtua Taxhedini ekipit të tij. “Fjalën e dhënë, duhet ta
mbajmë”,-thanë njëzëri edhe alpinistët e rinj. Me Taxhin (kështu e thërret tërë
Peshkopia Taxhedinin), në krye u nisën me këmbë! Kaluan shumë qafa e male të
mbuluar me borë, dhe pas 9 orë ecje të sforcuar, u futën në qytetin e Kukësit…
Të dy
veprimtarit që përmendëm më lart i ndanë nga njëra tjetra një periudhë prej dy
dekadash, gjatë të cilave edhe në rrethin e Dibrës, fizkultura e sporti, ka
marrë nje zhvillim të kënaqshëm. Ndërsa, Ai,pionieri që ju lutej trajnerëve ta
marrin në Korab, tani është profesor dhe gëzon titullin Mjeshtër Sporti në
alpinizëm.
Të themi
se në qytetin e Peshkopisë, Taxhedinin e njohin
dhe e respektojnë të gjithë, kemi thënë pak. Aktiviteti shumë i gjërë
sportiv e ka bërë atë shumë të dashur e të respektuar për qindra sportistë e
masën e gjërë të sportdashësve dibranë. Për 15 vjet me radhë Taxhi, ka veshur
fanellën e ekpit të Dibrës në Futboll dhe ka luajtur, absolutisht, në të gjithë
ndeshjet. Vertetë që Taxhi e ushtroj për një kohë të gjatë futbollin, por kurrë
nuk hoqi dorë nga sportet dimrore, nga marshimet dhe ekskursionet, e në mënyrë
të veçantë nga sporti i bukur e i
gaximshëm i alpinizmit. Eshtë pjesmarrës në çdo ngjitje verore e dimrore që
kryhet në tërë atdheun. Vetëm, në majat më të larta të Alpeve, është ngjitur
mbi 10 herë. Të flet me imtësi për të gjitha majat dhe shtigjet e republikës,
në Jug e Veri. Edhe gjeograf të jesh, kur flet me Taxhin e ndjen veten pak
ngusht.
Jeta e
tij sportive është e mbushur me episode e çaste nga më të bukurat e më
interesantet. Se e tillë është edhe vet jeta në male. E ç’farë të kujtosh më
parë?
-Ishin
një herë, në Volbonë të Tropojës, -kujton Taxhi. -Në darkë, malsoret erdhën e
na morën nëpër shtëpitë e tyre. Ishte e kotë të kundërshtonim. “Eshtë turp, të
flini përjashta, -na thonin ata”. Shumë të rinjë të Valbonës u dashuruan mbas
kësaj veprimtarie dhe na u lutën t’i marrim me vete të nesërmen.
Disa nga
ata -i morëm dhe e kryen ngjitjen me shumë sukses. Ishin të fortë dhe e njihnin
shumë mirë terrenin. Unë mendoj se Tropoja,duhet të eci shumë më tepër me këtë
sport, -thotë Taxhi.
Portretin
e Taxhedinit e plotesojnë tregimet e alpinistëve me të rinj, të cilët kanë
besim se, kur në krye të kollonës, litarin e sigurimit kolektiv e mban Ai, e
ndjejnë veten mjaft të sigurt. Fakti që, të 12 alpinistët, pjestarë të ekpit
“Korabi” kanë qënë edhe nxënës në shkollën e Taxhit, është domethënës e të
entuziazmon.
-Shëndetin,
gjëndjen shumë të mirë fizike,-thotë Taxhedini, -ia kushtoj më së shumti
alpinizmit, ajrit të pastër të bjeshkëve.
Kudo që
ka punuar Taxhi, mbas mbarimit të studimeve në IKF “Vojo Kushi”, në Maqellarë e
Brezhdan dhe tani në shkollën e mesme “Nazmi Rushiti”, ai ,jo veç me fjalë, por
në radhë të parë me shembullin personal, ka qënë një propagandist i flakt i
kulturës fizike e sporteve në masat e rinisë. Sivjet, kjo shkollë e mesme, do
të përfaqsohet me një ekip të sajin në kompionatin kombëtar, perveç ekipit të
“Korabit”.
Kolegi i
tij i punës, Bashkim Lala, na tha:
-Ne,
mësuesit e edukimit fizik duhet të mësojmë shumë nga Taxhi. Veçanërisht nga
mënyra se si ai punon me njerzit për tua rritur pasionin për sportin, si dhe
nga regjimi shembullor që mban për veten e tij. Ai, kurrë nuk ka pirë duhan e
asnjë lloj pije alkolike.
Për Taxhedinin të flet kushdo me të cilin bisedon këtu në Peshkopi. Dhe të thonë me plot gojën: -Eshtë njeri shembullor. I dashuruar mbas maleve.
-Nga libri në dorëshkrim “Sportit
i mbeta borxh”-
-----------------
-Per ZemraShqiptare,
nga NJ,