Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Hipoteka e shekujve
E diele, 02.06.2013, 08:05 AM
Ekskluzive per ZSh-në
HIPOTEKA E SHEKUJVE
“N’KRAH
TË SHQIPES NGA TROPOJA…
TY KOSOVË NJË KANGË TA ÇOVA…”
-Një shkrim + Cikël poetik me 10 vjersha me subjekt nga gjuha jonë e bukur Shqipe, zhvillimi, njësimi dhe standartizimi i të cilës, krahas ruajtjes se dialekteve e nëndialekteve të shumta, është një detyrë atdhetare e gjithkohëshme e jona por edhe e brezave që vijnë në truallin shqiptar, gjithkah i thonë bukës-bukë e ujit uji-
Nga Zeqir Lushaj
Shenim per
lexuesit:
- Pse po e botoj këtë shkrim kështu (editorial + Cikël me vjersha?)
1. Shkak per botimin e ketij shkrimi + Cikël poetik me 10 vjersha me subjekt nga gjuha jonë e bukur Shqipe u bë edhe një studim i Bankës Botrore i publikuar para disa ditësh në Tiranë i cili, sa më poshtë vijon:
…Një raport i Bankës Botërore tregon nivelin alarmant të situatës së arsimimit të adoleshentëve shqiptarë. Sipas këtij raporti, rreth 57% e gjimnazistëve në vend nuk kuptojnë asgjë nga ato që lexojnë në tekstet shkollore, raporton “Shqip”.
Duke iu referuar raportit të BB-së, rezulton se 57% e 15-vjeçarëve nuk kanë aftësinë për të kuptuar leximin, jo më për të zbatuar në praktikë njohuritë e marra gjatë viteve të shkollës së mesme, që konsiderohet me ligj si arsimi bazë.
Sipas studimit, kjo shifër tronditëse raporton se të rinjtë shqiptarë janë analfabetë funksionalë me plot kuptimin e fjalës.
Nxënësit shqiptarë, në testime të standardizuara ndërkombëtare, arrijnë nivel të ulët të rezultateve për sa u takon aftësive dhe njohurive, kryesisht në matematikë, por edhe në shkencat e tjera.
2. Më ka mbetur në
mendje një shkrim i Lis Bukuroces, para disa kohësh me titull “Ç’na duhet 7
Marsi”? Aty ideja ishte dhenë shumë shkoqur:
-7 Marsi është dita e mësuesit, dita e shkollës, e ne, ç’na duhet kjo
ditë kur shkollen e ka marrë lumi!! Pati ngjalluar shumë komente, por Lisi jo veç per mua por edhe per shumë e
shumë të tjerë kishte
3. Vjershat e mia
me subjekt Gjuhen Shqipe janë të botuara nepër librat e mi, por unë sot, i
mblodha e i lidha Cikel tematik, edhe per te thene se me kete shqetesim, të
gjuhes pra, jetojme çdo dite. Gjuha jonë e bukur Shqipe, zhvillimi,
njësimi dhe standartizimi i të sajë, krahas ruajtjes se dialekteve e
nendialekteve të shumta, është një detyrë atdhetare e gjithkohëshme e jona por
edhe e brezave që vijnë në truallin shqiptar, gjithkah i thonë bukës-bukë e
ujit uji-
At’here, si thoni
ju të dashur lexues: - ç’të bejmë? Të zihemi me njeri-tjetrin per një presje,
per një “ë’ pazëne, etj etj., kur brezi ynë i ri, në mes të Tiranës,
Këtë gjendje
mjerimi të shkolles shqipe, a ka ndonje burrë nëne (n’daç thuej nane) që ta
zgjidhi? E pra, Universitetet me të cilat krenohet Qeveria e që kanë mbirë si
kerpurdhat, janë veç një ironi e fatit tonë të shëmtuar kulturor, fatit tonë të
shperdoruar në këto kohë tranzicioni!!
E, në vend të një editoriali apo edhe të ndonjë replike (gjithnje dashamirese), me këtë temë, si disa nga koleget e bashkpunetoret tane te nderuar, unë po ju vi me këtë botim edhe poetik. Dhe, mos harroni se, ky Cikel, nuk u shkrua sot, por bukur shumë kohë më perpara…Pra, nuk behet fjale per ndonje pergjigje momentale, por per një vijimësi të problemit.
4. Sqarim per
nën-titullin e shkrim-ciklit:
N’krah të shqipes
nga Tropoja,/
Ty Kosovë një kangë
ta çova…,
-Janë vargje të një
kënge të Çikës së Dragobisë, Artistes së Meritur Fatime Sokoli. Komenti i
ketyre vargjeve është ndoshta një liber shumë i madh, ndoshta një roman. Por
sot nuk kam kohë as objekt të merrem me at punë, por e huazova vargun-titull në
nderim të këngëtares që aq shumë dha per kulturen shqiptare, pra edhe per
gjuhen shqipe. E ku më mirë se në këngë jeton në pavdekësi vet Gjuha? Kerkund
tjeter.
Kenget do thoja se
janë Hipoteka me mirë dhe me e sigurtë e jona neper shekuj edhe per gjuhen
shqipe. Bile, mund të themi se, ma sëshumti mbi ato është ruajtur, shkruar e
ndertuar edhe vet Gjuha Jonë e bukur. Gjuha, per të cilen i madhi Fishta, mes
tjerash shkruan:
Porsi
kanga e zogut t'verës,
qi vallzon n'blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â' gjuha e jonë shqyptare
…!
------------------
-Mirënjohje
per të gjitha dialektet tona, mirëkuptim per njësimin dhe standartin që me
siguri do e arrijnë siç duhet ata që jo vetem dijnë më shumë se neve, por edhe
paguhen per at’ punë.
Ne,
të gjithë jemi shqiptarë dhe të gjithë flasim e do të flasim shqip! -
GJUHA, SI LUMI
(nuk ka të keqe se
jepet mendim),
dialektet ecin në
krahët e shqipes,
që të mos rrëzohet
në fluturim.
Leksikologëve su
prishet ndonjë punë,
pse në disa libra
shkruhet Gegënisht,
larmia në dialekte
pasuri për gjuhën,
e gjithsekushi
shprehet më lirisht.
Gegë e Toskë janë
vëllezër binjakë,
të një barku, me
babë e nanë,
lumi do të thahej,
do të mbetej zall,
pa përrenjtë që
vijnë nga çdo anë.
./.
-Nga libri “Vdekja e
varreve”-
--------------------
DREJTË-SHKRIMI
…!
Vetëm një presje,
(pa vend),
“X”-it, ia
hapi varrin.
…!
Vetëm një presje,
(me vend),
“Y”-it, ja këputi
litarin.
…!
Ja, pra!
randësia e një presje,
(me vend a pa
vend),
I pari,
është (dhe mbetet).
Drejtë-shkrimi.
Drejtshkrimi i
Gjuhës,
për ata,
që kanë mend.
./.
-Nga libri në dorëshkrim “Si n’kurbet bre vëlla”-
- ----------
SIKLET!!
-Me
vehten time po flas-
Megjithëse
larguar,
prej
kaq vitesh nga Atdheu,
nuk
ndjej ndonjë nevojë,
per
teste sondazhe as votim.
Shoh
shkrimet e shkollarëve,
nëpër
Imella, në Internet,
dhe “e kuptoj mirë”,
R(d)eformën
në Arsim!
* * *
Si
pedagogjikas i vjetër,
(I
kohës së Monizmit),
si redaktor
shtypi,
…bukur
shumë vjet!
(Nga
kjo – far
R(D)eforme…)
jo
vetëm nervozohem,
por,
(të më besoni),
ndiej
shumë siklet ! !
./.
-SHBA,
Tetor 2008 -Nga libri “Pengjet”-
-----------------
FJALA E MINATORËVE
-
Fletë ditari –
Ju,
flisni shkurt,
flisni ngadalë,
pa shumë figura
e gramatikë.
Amaaa!
Fjala juaj,
shemb malet tek
tuneli:
– Sonte do të
mbarojë!
dhe Pikë!
--------
Fierzë, 1975
-Nga libri “Hija e vendlindjes”-
----------------
LISI I SHKRUAR
- Një
“monument kulture” i fshatit tim –
Në bjeshkën time,
në Dikçuer të Grisë,
“Lisi i shkruar”,
-kështu quhet një ah,
300 dele mrizojnë
nën hijen e tij,
Poshtë degëve
shekullore hapur krahmëkrah!
Çdo verë,
brezpasbrezi nën flladin e ahut,
U shplodhën
sëbashku barinjtë e fshatit tim,
Prej aty dëgjonin
zilet e këmborët,
Blegrimat e
qingjave tretur në blerim.
Dëshmitar mbeti ahu
në tallazet e jetës,
Griçorët rriteshin
nën hijen e tij,
Kur nuk
Lëvozhga e ahut ish
Akademi!
Me briskun e
çobanit mbi shpindë të ahut,
Shumë emra të rinj
u shkruan çdo vit,
Me emrat mbi
shpindë-regjistër për brezat,
Ahu i motshëm edhe
më lart u ngjit.
./.
-Tiranë, 1977-
-Nga libri me të njejtin titull: “Lisi
i shkruar”-
---------------------
ME SHOSHË
-Prap, për Gjuhën (e njësuar) Shqipe-
…!
Vëllezërit,
bereqetin e ndajnë,
me shoshë. *
…!
Ç’ka do të thotë
shosha?
Poezia në Gegë,
në Toskë, proza.
…!
S’ka të humbur,
as të fituar,
në një magje kemi
gatuar.
./.
*shoshë=krozhën=kosharisë=kanaçe=kanister=karricë
etj =sinonime
-Nga libri në dorëshkrim “Piedestali”-
-------------------
I BESOJ LETRËS SË SHKRUAR
-Ose
-LLOMJA ME GAZ, DHE KOMPJUTERI-
-
Retrospektivë –
Kur
erdhën dritat në Tropojë,
Me ka
pas thanë një “disident”,
At’herë,
në 69-ën…, Qyshkur!
– Këta
tela vijnë prej larg, o bir!
Që të
mos mbetemi në terr,
Mos ma
largo llomën me vajgur!
…!
E
kritikova! Pse, besim nuk
Koha, i
dha të drejtë
(xhandarrit
të Zogut),
…–
Ashtu ish!
…!
Sot,
kur me kompjuter të mirë punoj,
Ndodhë
që, shkrimi më bahet dillejt!
Krejt
papritur nuk e di nga shkoj!?
E dua,
dhe nuk e përbuzi kompjuterin,
(Me
shumë i besoj, letrës së shkruar),
Si
llomës me gaz, që e ban dillejt terrin!
-----
-Nga
libri “Pengjet”-
…NJERKA
-
Thjeshtë, një propozim -
Sot, kam për Ju një
propozim,
Në Fjalorin e
Shqipes,
Të bëjmë një
ndryshim.
Të lutem, i nderuar
lexues,
Ngadalë dhe sa më i
qetë,
Ngulu (edhe) në
mes-rrjeshta.
…!
Jo ma:
-Gjuha e Huaj.
Ta bajmë:
-Gjuha-Njerka!
./.
- Nga libri në dorëshkrim “Si n’kurbet
bre vëlla”-
----------------
EDHE AMERIKËS I
MUNGON DIÇKA!
Erdhën,
këtu anglezët,
tash qindra vjet.
Lan gjuhën e tyre,
dhe shkuan,
në shtëpi të vet.
Sot,
Kolonia e
dikurshme,
Supërfuqi e vetme e
botës.
Edhe Amerikës,
i mungon diçka…!
aaah (!)
– Gjuhë e
Nanëlokes!!
-------
-Nga
libri “Vdekja e varreve”-
-------------
ÇEKIÇI DHE
KOMPJUTERI
Në hyrje të vitit
2000,
kur u fol se,
–
Mendova,
dhe jo,
pa përmallim:
…Në gurtë e bardhë
të bjeshkës,
Atje,
në Shtyllë të
Grisë,
Atje,
nuk do të shlyhet,
emri im!!
./.
-Nga
libri “Vdekja e varreve”-
---------------------
SI MBYLLJE E
SHKRIMIT DHE E CIKLIT
-NJË MIQËSORE EDHE
PER KOLEGËT-VELLEZER, GEGË E TOSKË…)
…!
Diçka rreth viteve ’80. Në një aheng shoqror në
Tropojë. Disa kengetarë po kendonin duke e ngritur edhe më shume vleren edhe
qellimit pse ishim mbledhur. Aty ishte edhe një oficer nga Gjirokastra, një
djalë vertetë shumë i mirë dhe një mik i mirë. Ai kishte ndenjur plot raste me
këtë mjedis dhe ishte miqesuar edhe me kënget e Tropojës. Në mes të qefit, si i
thonë fjalës, ai u ngrit dhe beri një propozim;
-Ju lutem
kengetareve të na kendojne at këngën…: “U
zgjua Rrushja pikë mëngjesi…”
…!
E pra, fjala ishte
per kengen shumë të njohur në Veri, “U çue Rrushja në sabah…”.
Per të njejten
këngë bëhej fjalë, por miku (shumë i nderuar) që kishte mbi 10 vjet me sherbim
në Bajram Curri, e “perkthente” atë toskërisht…. Në standart, e njësuar
pra, ishte vetem fjala “Rrushja”…! Të
tjerat ndryshonin, ama, të gjitha ishin shqip dhe shprehnin të njejtën gjë…
…!
-Mirënjohje per të
gjitha dialektet tona, mirëkuptim per njësimin dhe standartin që me siguri do e
arrijnë siç duhet ata që jo vetem dijnë më shumë se neve, por edhe paguhen per
at’ punë.
Ne, të gjithë jemi
shqiptarë dhe të gjithë flasim e do të flasim shqip!
Kjo është e do jetë e perjetshme, e pandryshueshme, e sigurtë.
-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga NJ, USA, Qershor 2013-