Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Kam duruar fyerjen
E hene, 26.08.2013, 07:59 PM
KAM DURUAR FYERJEN
-Ose…, fjala, ma e randë se plumbi –
Nga Zeqir Lushaj
Më shani, si të
doni,
me Nanë e me Babë
me të parë e
me të mbram.
Ç’farë të ju vijë
për gojë
ma lëshoni
bashkë me pështymën
mbi fytyrë.
Ini të falur nga
Unë,
ini njerëz të lirë.
…!
…As nuk do të
skuqem,
as do të zverdhem,
hiç nga vendi
nuk do të luaj.
Mund të më pyesi:
Lexuesi im:
-Pse kështu more
burrë?
I përgjigjem:
-Kam mujt të duroj
fyerjen e fyerjeve,
Fjalën ma të randë,
(ma të randë se
plumbi),
pesha e Gurit në
qafë,
Kam gëlltitur
Symbyllurazi (!),
“E kam hangër me
bukë e djath”,
Preferencën (idiote):
-emigrim… kurbet…,
shumë ma tepër se
një gafë.
Zoti të më fali:
kam duruar …,
fjalën - sfidë:
-…I HUUUAJ,
Ndaj… ma,
(kurrë-ma)
nuk fyhem
as… nuk vuaj!
…!
./.
Nga libri në dorëshkrim “Si n’kurbet bre vëlla!”