E shtune, 05.10.2024, 02:12 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: T’ua ruajmë …at’ Fytyrë!

E enjte, 31.10.2013, 09:15 PM


T’UA RUAJMË… AT’ FYTYRË !

 

Nga: Zeqir Lushaj

Nga Omeri (i Legjendës)  ……………………………………tek…  Gjergji (Legjendar)

 

1.

Omeri i Mujit,

Në shkëmbinj të Alpeve,

U lind, u rrit,

 

Aty,

Edhe u ngurtësue,

Ndaj na shfaqet përditë!

 

2.

Edhe Gjergji,

Gjergji i Gjonit,

Në të njëtën fe’,

 

Lindi në kullë guri,

Luftoi në kështjella guri,

Dhe u bë = Promete!

 

3.

Ti, nuk beson?

Shih lart në fotografi,

Njësuar: -shkëmbi=Njeri!

 

4.

Nuk është fantazi poetike,

As  pjellë e sforcuar,

Per vlera patriotike.

 

Kreshnikët u prenë me baloza,

Kreshniku Gjon preu Sulltana,

Emrin Shqipe e ruajti Nana.

 

5.

E pra, tash qindra e mijëra vjet,

Legjenda dhe Legjendari:

-I dhan shkëmbit fytyrën e Vet!

 

6,

Nëse ne, pas-ardhësitë,

Ne, nip-stër-nipër,

Duam të jem’  Dikushi,

 

Nëse vërtetë ëndërrojmë,

Ëndrrojmë…Një Ditë të Mirë:

-T’ua ruajmë …At’ Fytyrë!

                   ./.



(Vota: 43 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora