Përjetësi » Lushaj
Cikël poetik nga Zeqir Lushaj
E marte, 26.11.2013, 08:59 PM
ZEQIR LUSHAJ
HOXHA…, PËR XHAMINË
Kështu, çdo armik e ka më të lehtë
…!
Pse ankohemi për Enver Hoxhën,
Që kishës e xhamisë ju vuni drunë?
Janë besimtarët-zyrtarë të Tiranës,
Shkatrrimtarë të shpirtit më shumë!
Si hyka Njeriu i Zotit,në këto pazare,
(-Uaaa! Edhe vet Dreqi po ban çudi),
Hoxha = palë e politikës ngatrrestare,
-A i doni votat?...Ndërtoni një xhami
…!
Europa plakë (i lutemi për “martesë”),
Rrin kundruall, nuk flet por shënon,
Buzëqeshën edhe punën faqe-zezë,
Kur vjen hesapi penin nuk e lëshon!
Habitet Perëndimi (krejt Kristian),
Me Hoxhën që kerkon bashk-jetesë,
“Ky që shet shpirtin për mur me tulla,
Do përdhosi vlerat tona…, për Besë!”
Deri kur kështu, të dashur vëllezër,
(Dhe për dështimet, fajsojmë Botën!),
AND-ja jonë, përjashtoka përparimin,
-Na bani xhaminë,- t’ju japim votën!
Tash sa shekuj, feja ndarë nga shteti,
(Në Albani, qe ndarë edhe nga Jeta!),
Oooh, sa i qetë: -Do të vdes laik!
Rroftë enigma! Zhgënjen e vërteta!
Në Tiranë…., pranverë 2013
-
MYSAFIRI
-Nën hijen e Blinit…, baba më ka pas thanë-
Foto e origjinalit të tabelës së mikpritjes mbi deren e odës së burrave të Sadik Selmanit, Gri-Tropojë
…!
Pamvarësisht se ku?
(Një natë),
Mysafiri kur shkon.
E ka një saç mbi krye,
Një saç,
Që përvëlon!
…!
-Hajde byrë!
…
Zoti i shtëpisë të pret.
Fjala…,
Buzëqeshja…,
At’ saç ia hjek!
- NJ,
PATAT E BARDHA
-Fletë ditari, Hudson Country, Nj, USA, e diel 29 shtator 2013-
-…nuk i çojnë kërkujt pluhur, as bëjnë kurrë aksident...-
…!
Në shetitjet e së dielës,
Brigjeve të liqenit
Në
Shoh patat e bardha
“Avjonët” shekullor të natyrës
Që vijnë aq hijshëm rreth e qark.
Me një krrokamë kolektive,
Nxjerrin gomat
Hapin flatrat
Ulin shpejtësinë
E rreshqasin
në pisten ujore
me një perfekte disiplinë.
Sot këtu e neser atje,
Gjithkund mbi liqen(t)
Nuk i çojnë kërkujt pluhur
As bëjnë kurrë aksident.
E mua
që kam aq frikë nga avjonët
kur nisem: -“Si sjapi te kasapi”
(Të mos ju vijë çudi),
Ato ma normalizojnë
(edhe tensionin),
më sjellin frymëzim e qetësi.
…!
I them vetes se heren tjeter,
Kur në breg të Adriatikut
(ndoshta!) kam per t’ardhë,
nuk marr më
në aerportin “Kenedi”
…Kontinental as Alitalia…
…!
Mos më prisni në Rinas
o të dashur!
Më prisni…
Tek Kodrat e Liqenit
…do vij me një Patë të Bardhë!
-
E shkruar para 35 vjetesh
RRATHËT E SHEKËS
- Muhabet rreth vatrës malësore -
Pllakat Bolshevik….
-Ç’ka asht Diktatura e Proletaritarit?
E pyeti një here Sadik Selmani i Grisë,
Një nënpunës (goxha) të shkolluar,
(Ndoshta–ndoshta…bash djalin e tij).
Rrapa–ç’rrapa, –ish përgjigj-ja,
Me formula gazetash,
Por hiç,
Nuk ja mbushi mendjen atij.
…!
– Boll, –boll, –se nuk e din.
Me ta kallxue unë,
Me dy fjalë,
A e pranon Ti, biri im?
…!
–…Lene ç’ka thotë literatura…,
Huuu…, huuu…,
në dyell të qafës!!
– Kjo asht Diktatura!
…Eeee…,
-ka njëherë duhet,
(E drodhi birameli),
Edhe këtë punë,
-tha e di,
–
…!
–
Prishet hesapi,
Nuk ka gja në terezi!
./.
-Gri, Tropojë, 1978-
------------
-Per
ZemraShqiptare, nga NJ,
SHTIGJET…
-Kujtime bjeshkëtare-
Mengjes në Alpet tona…
…!
Në Shtek të Dashit,
Nëpër zhare e imshta,
Mblidhja drethëza e boronica.
Në Shtek të Çetave,
Sa herë mbi rrasë u ula,
I thirra Prend Isufit në Mulaj. *
Në Shtek të Tellës,
Mbeshtetur m’njantë anë,
Kur i avytsha numëroja gjanë.
Në Shtek të Oborrit,
Kur mshelja stanin,
Lidhsha Samurrin lëshojsha Curranin. *
Kur këndonin çikat,
Shtigjeve të bjeshkës,
I rrudhsha pushkallës-samakreshtës. *
…!
Shtigje-shtigje-shtigje…,
Të gjitha hapur në shpirtin tim,
I qiti mbas shpindës shteku mërgim.
./.
*Prend Isufi, ose, Qorri i Mulajve, një burrë i njohur në Nikaj-Mërtur. Mbi Mulaj, është bjeshka ime.
*Samurri e Currani, emra të qenëve .
*Pushkalla e samakreshta, armë që i prodhonim vet, në rini për të shprazur kapsolla çiftje.