E enjte, 28.03.2024, 09:21 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Marjana... e At Zef Pllumit

E premte, 11.09.2015, 08:21 PM


MARJANA… E AT’ ZEF PLLUMIT

-Nga Shengjini, ekskluzivisht per revisten ZemraShqiptare-

-Unë, bashkqytetar i Marjanes dhe sot prezantues i saj, nuk mund ta di qe tani, megjithë deshiren time per profeci,  se çfarë do të behet Marjana neser. Atë, koha do e tregoje. Por, une di diçka qe po ua transmetoj dhe ju te nderuar lexues te revistes ZemraShqiptare se Marjana që sot është Poete, Shkrimtare, Muzikante, (Pjaniste e Kitariste) dhe Kengëtare. Nuk eshte e lehte ti arrish te gjitha keto por ju them me bindje se vajza bukuroshe e Shengjinit eshte plotsisht ne kete rruge dhe kam shume besim se do tia dale me sukses.

Jam i sigurtë se nje dite jo te larget ata qe e njohin sot atë thjeshte si një nxensese shkollare mbas sukseseve te saja do ti  thonë njeri - tjetrit:  -Ajo more Ajo, Ajo Marjana e At’ Zef Pllumit…!-

Nga Zeqir Lushaj

Edhe poetë shkrimtarë e artistë të dëgjuar, shqiptarë apo edhe të huaj, kur flasin per jeten e tyre krijuese nuk harrojne te potencojne se, kur emri i tyre eshte dukur se pari ne faqet e shtypit. Dhe, me te drejte e thone kete me nje krenari e nostalgji të dukshme.

E kjo Marjana jone e sotme, eshte qe tani krenare se qe ne klasen e 8-te jo veç se ka shkruar neper blloqe e fletoret e saj por ka botuar edhe një liber, liber me poezi dhe tregime i cili titullohet NJE NATE BUZE DETIT. Besoj se jemi te nje mendimi se per moshen e saj  te re edhe kaq nuk eshte pak.

Ju prezentoj pra Marjana Gjergjin, vajzen me origjine nga Shkreli i Shkodres por lindur e po rritet ketu buze Adriatikut,  ne flladin e valeve te detit, me kripen e jodin e reres kristale te Shengjinit, nen aromen e  pishave te malit te Rrencit. Duket se edhe kjo mikroklime e qytetit te vogel bregujor te Shengjinit ndikon ne frymezimin e rinise  e vecanerisht te vajzave te kesaj perle shqiptare. Mos harroni te dashur lexues e kolegë se para pak kohesh nga ketu ju kemi prezentuar edhe poetet e reja Jola Margjeka e me te voglen Adriana Gjinin. Sot Marjana eshte e treta (e verteta) poete shengjinase qe don ta lidhi karjeren e saj krijuese qe ne hapet e para me revisten tone te nderuar Zemrashqiptare. Ne, jo veç e mirepresim por edhe e falenderojme. Dhe Marjana nuk e fsheh por e thote shume sinqerisht se:

-Jam emocionuar kur kam lexuar prezentimin e shoqeve te mija ne kete revistë ndaj dua te behem pjese e saj edhe une.

Kete duan dhe presin me padurim edhe motrat me te vogla, vellai i vetem e sidomos Vera Gjergji, nena e Marjanes e cila po investon shume per plotesimin e kushteve ne edukimin e zhvillimin e metejshem letrar e artistik te vajzes se saj me te madhe.

-Unë, Redaktori i Pergjithshem i ZSh-së, bashkqytetar i Marjanes dhe sot prezantues i saj, nuk mund ta di që tani, megjithë deshiren time per profeci, se çfarë do të behet Marjana neser. Atë, koha do e tregoje. Por, une di diçka qe po ua transmetoj dhe ju te nderuar lexues te revistes, se Marjana që sot është Poete, Shkrimtare, Muzikante, (Pjaniste e Kitariste) dhe Kengëtare. Nuk eshte e lehte ti arrish te gjitha keto por ju them me bindje se vajza bukuroshe e Shengjinit eshte plotsisht ne kete rruge dhe kam shume besim se do tia dale me sukses.

Jam i sigurtë se nje dite jo te larget ata qe e njohin sot atë thjeshte si një nxensese shkollare mbas sukseseve te saja do ti  thonë njeri - tjetrit:  -Ajo more Ajo, Ajo Marjana e At’ Zef Pllumit…!-

...Keto dite Marjana fillon bashke me shoket e shoqet vitin e ri mesimor në klasen e 9-të në shkollen 9-vjeçare At‘ Zef Pllumi. E perveç kesaj pune te perditshme, Ajo nje dite ne jave, tash 4 vjet ndjek edhe mesimet private per muzike ne qytettin e Shkodres.

Bashke me urimin per nje vit te ri shkollor sa me te suksesshem ne i urojme Marjanes realizim deshirash edhe ne fushen e krijimtarise se saj te larmishme kulturore e artistike.

...E me mire se une Marjanen, Marjana prezenton veten e saj para lexuesve te nderuar ndaj po ua paraqesim ate me nje Cikel poezish te koheve te fundit dhe disa foto modeste nga nje fotograf modest siç jam une.

--------------------------------------------

 

RRITJA E NJE SHPRESE TE BUKUR

 

CIKEL POETIK

Nga:  MARJANA GJERGJI

Shengjin, Albani

Marjana Gjergji krijuese, kengetare dhe kitariste


VITI I RI

 

Dritat ngjyra ngjyra vendin

E kane zbukuruar dhe

Nga te gjitha anet boten

E kane gjalleruar.

 

Zbukurohen pemet

„ç’menden“ djemtë

Fishekzjarret qe kersasin

Luften dinë si ta therrasin.

 

Fillon bora te bjerë nga qielli

Terbohen vajzat nga gezimi.

 

Sa shpejt kaloi nje vit saqë

As nje njetri nuk mermeritë

Kaluan ditet e  bukura me shume

Gezime dhe netet e keqija

...me hidherime!


 

BURIMI IM

 

Ti je nje engjell

Qe me mbron

Nje freski qe ti mua

Shpirtin ma freskon.

 

Ditet me ty sa shpejt

I kaloj saqe as vetë

S’arrij dot qe ti numeroj.

 

Ti je nje det me plot

Enderrime qe jeten ma

Ktheve ne gezime.

 

Me mijera lule po t’mi

Dhuroje keto s‘janë

Asgje pasi jeten ti mua

Ma zbukurove.

 

Yjet ne mbremje kur

I numeroj nje më

Mungon ti je pranë

Meje qe jeten ne çast

Ma plotëson.

 


VIOLINA

 

Koha prek trishtimin

E ndonjehere lotet gezimin.

 

Zemer e ngurtesuar e jete e

Shkallmuar bora e ngrirë

Neper shtepi stinore e dielli

Prej maleve krahinore.

 

Sa te thella jane kujtimet

Nganjehere qe me ngjajne me

Me shtegtimin e mjellmave ne pranverë.

 

Fundin e tingujve kur e degjoj

E boten e veteme une e imagjinoj.

 

Kur nen strehen e ballkonit

Isha ulur e vetmuar dhe per ty

Po mendoja kur paprituer pjesen

Me te bukur ne violine e degjova

Dhe kohen e shkuar me ty e kujtova.

Poetja e re Marjana me dy motrat e saj me te vogla, Marinelen dhe Liljanen

e vellain e tyre te vetem, Marvjolin


8 MARSIN PA TY

 

Kur ne mes te shiut po

Ecja e vetmuarqe ne cdo vend

Bota me ishte erresuar.

 

Kur mendoj per Ty moj nenë

Kjo zemer veç c’me coptohet

E jeta sin je rruge vazhdon

E shkurtohet.

 

Kur mendoj mementet qe ti

Me le e mireupafshim jo ti

Moj nenë mua asnjehere s‘më the.

 

Minutat kalojne por ditet pa ty

S’me shijojne e gezimet ne hidherime

Shpesh here me kalojnë.

 

Por sot do festoj njke feste qe gjithmonë

Pa ty moj nene prane e pres.

 

Gezuar 8 Marsin nga zemra te uroj

Edhe sot e vetmuar vetem per

Ty moj nenë po mendoj.

 

 

PRITJA E NJE SHPRESE TE  BUKUR

 

Sa fort perplasen dallget ne breg kur

Ka stuhi aq shume thyhen zemrat

Kur s’ka lumturi.

 

Çastet e bukura sa lehte te mallengjejne

Kur nga xhami nga larg i shikon

E nga zemra shume afer i perjeton.

 

Kur nis dora te pikturojë nis lapi

Nga zemra te te sherojë e atë

Ndjesi te bukur shume lehte ta pasqyrojë.

 

Ndjonjehere kur hapet dera shumë

Lehte vrapon e rrugen qe ke mbrapa

Fillon e harron por gjithmonë në

Kerkim te asaj ndjesie te bukur

Qe te rrethen, vazhdon.

Kopertina e librit te parë të Marjana Gjergjit

-Per ZemraShqiptare, nga Shengjini-Shqiperi, 11 Shtator 2015-



(Vota: 52 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora