Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Diploma e dashurisë
E premte, 04.09.2015, 10:16 PM
DIPLOMA E DASHURISE.....
-Ekskluzivisht per revisten ZemraShqiptare-
Nga Zeqir Lushaj
Dhenderri Fatjon Gjini eshte nga Kashnjeti i Mirdites e prej dy dekadash jeton ne Balldre.
Nusja Nikoleta Bici nga Malsia e Madhe por rritur ne Lezhe. Moshatare, shoke klase e banke, te diplomuar para pak ditesh me rezultate te larta ne fakultetin e Infermerise.
Dashuria
mes tyre celi si lulet ne fillimpranvere e dje u kurorezua me martese ne nje
dasem model ndaj edhe po e titulloj fotoreportazhin DIPLOMA
Ne kete feste familjare (por edhe shoqerore), u ndjeva shume i vleresuar kur miqte mirditor qe kur eshte ndare Dita e Dasmes me kane caktuar Krushk i Pare.
Edhe si obligim edhe si urim per ciftin e ri dhe krejt familjet Gjini e Bici po ju percjellim ne 10 foto vetem disa caste nga kjo dasem shembullore, plot 5-ditore.
Besojuni fotove por edhe subjektivizmit te interpretimit tim neper keto caste emocionale qe pak a shume i ka perjetuar edhe lexuesi yne neper festa e gezime te tilla, ne Atdhe por edhe me permallshem kur eshte larg Tij.
5 dite perpara ka filluar dasma ne shtepine e kashnjetorit Pashko Gjini ku dasmoret ndjehen sikur jane ne oborrin e keshtjelles se Rozafes.Jo me kot, qe kur ia kam pa shtepine Pashkos une i therras me dashuri e respekt: -O BEU I BALLDRENIT.
Pashku ne dasmen e djalit eshte i kudondodhur...por herepashere shkon e perqafon nanen e tij te dashur.
...20 pjestare te familjes nisen per ti uruar miqte ne Lezhe ne naten e dasmes se vajzes tyre te dashur.
..."a ja bane hallall nanes..."?
E ne keto momente eshte e justifuar edhe ndonje pike lot..!
Kisha Kotolike e Lezhes nje objekt shume madheshtor...ku ne emer t Zotit bekohet edhe kjo martese.
...Megjithese institucion shpirteror edhe ketu u bashka te firmosesh "Diplomen e dashurise".
...e dime qe kemi marre nje nuse te bukur... por i duhen pak caste te largoje " seriozitetin" solemn...!
...Edhe Krushku i Pare me shoqen e ti,
Don nje kujtim me ciftin e ri...
...Dhenderri Fatjoni kryen mes harese e urimeve ritin tradicional "Shamia e Beqarit".
...dhe tani cifti i ri hap shishen e Shampanjos ndersa ne mulitorten do e kemi nga nje racion te gjithe...
"...rriten djem e rriten vajza,
Ma shume gezime,
Ma shume dasma...."
-Per ZSh-ne, nga Lezha e Gjergj Kastriotit, fund-Gushti e fillim-Shtatori 2015-