E premte, 29.03.2024, 03:02 PM (GMT)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Nuset e Zemrës...

E merkure, 08.03.2017, 08:00 PM


Një urim miqësor për 8 Marsin

NUSET E ZEMRËS…

-Ose,  lutje: -në vesh të Perendisë!-

Ekskluzivisht për ZSh-në nga redaktori ynë: Zeqir Lushaj

-Na erdhi edhe ky 8 Mars, i pari 8 Mars i shekullit të Dytë të shtetit shqiptar. Është festë e bukur, festa e nënave, motrave, e grave dhe e vajzave, e shoqeve dhe kolegeve tona.

Të gjithave, pa përjashtim të gjithave: –Gëzuar 8 Marsin!

 

Gëzuar 8 marsin

E pra, që ta dini, per mua kjo ditë është edhe diçka më shumë: -8 Marsi është ditëlindja ime. Zoti më fali në Ditën e Grave, ndoshta edhe që të kujtohem e të shkruaj edhe më shumë për to… Ua kam borxh edhe se ato, duke festuar Ditën e tyre, e bëjnë fatlume edhe ditëlindjen time… Faleminderit, e Zoti i nderoftë!-

Hyrje:

Per shumë të tjera lypi falje,

sot per festen, zgjodha tetë,

me ju nuse, nuse të Zemrës…,

me shtat ball e çajmë çdo det!

 

…!

Le të pëlcasi xheloz-ziu…,

(pse nuk lindi me 8 mars)

lista-nuse, me mirënjohje,

…pret  të tjera, pa maras!

…!

-------

 

1.

Në Redaksi, si ujët e pakët,

kem’ Sabilen që i’çan flakët,

kaçurrele, çetinë bjeshke,

historiane… dhe poete.

--------

 

2.

Nuse Drita, si drita e diellit,

lule-blini buzë Shkumbinit,

aromë trumze prej Ballenje,

fjalën=mjalt presim prej teje.

--------

 

3.

Kjo është Lida = VOAL-Ch,

numër 1 në fushën e saj,

meteor-jam e perjetshme,

nga ZSh-ja s’mund ta ndaj!

------

 

4.

Mirditore… bash si zana,

shoqja e viteve të Rinisë,

shkruan libra që nga USA,

ja rritë lavdet Shqipërisë.

--------

 

5.

Vjen Kozeta e Ali Pashajt,

(gjithandej i ndihet nami),

nga Nju Jorku, si krajlicës,

ja ndjen zërin Mezhgorani!

--------

 

6.

Zo ku është një çikë e Gashit,

që i mëson fmijtë me miradi,

Kosovë-Nana ka një pyetje:

-sa 8 Marse në Gjermani?!

--------

7.

I shtoj radhët një sociologe,
Zushë-Entela e Kryeqytetit,
Analiste shumë e hollë,
Fjala e saj i ban vend vetit.

-------

 

8.

Një hello, zonjushës Vili,
Moj labëresha përfekte,
Vjen në fund si ëmbëlsirë,
çdo lexues e bën për vete.

…!

-------

 

Mbyllje:

 

Ku i çoi Zoti kaq bjondina,

bashkpunëtoret e ZSh-së?

gëzime paçi në shumë mot,

lutje: -në vesh të Perendisë!

-------

-Shumë miqësisht dhe konfidencialisht, nga redaktori i Kulturës së Revistës ZemraShqiptare, nga  vëllai, miku e kolegu juaj, plot respekt, Zeqir Lushaj-



(Vota: 107 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora