E premte, 19.04.2024, 12:50 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Çka do na tregojë Ali Ibishi?

E hene, 17.04.2017, 10:19 AM


Ali Ibishi i T'planit

ÇKA DO TE NA TREGOJE ALI IBISHI I T’PLANIT TE KRASNIQES?

(Ose … ishin burgosur kengetaret por kurr nuk u burgos kanga...)

-Po hedh shtat nje liber interesant i nje figure interesante me nje veprimtari „armiqsore“ dhe patriotike rreth 8 dekada. Me fjalet e arta te Ali Ibishit per formesimin e librit me kujtime po punon zotri Avni Toska, mik e dashamirë familjar i kengetarit te shquar te T’planit te Krasniqes. Krejt rastesisht e zbulova „kete sekret“ dhe une si njeri qe nuk i mbaje sekretet po ja hjek dueqit, po ja shploj duvakun..., vetem me nje rrefejze te cilen e ka rregjistruar besnikrisht Avniu por që rastesisht e degjova edhe vet une para pak ditesh nga goja e Ali Ibishit. Qe‘ pra, lufta e klasave ka pasë 100 te zeza por ama ka patur jo pak komuniste e kuadro deri drejtues kryesor rrethi qe jane perpjekur ta zbusin e kanalizojne me njerzillek!

Nga Zeqir Lushaj

...!

Ishte viti 1966, muaj Korrik. Rrethin e Tropojes e drejtonte  si sekretar i pare i komitetit te partise Ali Kruja.  Kryetar komiteti ishte Mehmet Ramë Dollapi, ndersa dega e puneve te brendeshme dejtohej nga Idriz Shehi. Ishte perfunduar rruga e makines qe lidh T’planin me Mollë Kuqen. Ky ndertim lidhi fshatin tone me rruge makine me zonat e tjera te rrethit. Ne at’ kohe punimet i projektoj dhe i ndoqi ne zbatim Sokol Meta e Shaban Nimani. Ne inagurimin e kesaj vepre merrnin pjese krejt udhheqja e rrethit te Tropojes, pra Ali Kruja, Mehmet Rama, Idriz Shehi si dhe kuadrot kryesore te ushtrisë.

Festa u ba ne qender te fshatit ne shtepine e kultures ku u shtrua edhe nje drekë. Ne kete takim solem u ftuam edhe une Ali Ibishi si dhe vellai im (i ndjeri) Daut Ibishi. Une dhe Dauti ne at‘ dreke i kenduan 5-6 kange te Malesise se Gjakoves. Sekretarit te pare te partise Ali Krujes i bane shume pershtypje edhe kanget dhe melodite karakteristike me te cilat i kenduem ato shoqruar me dy çifteliat tona tradicionale. Ai iu drejtue kryetarit te koperatives te aso kohe Zeqir Mehmeti duke i thane se ‚keta dy kengetar vellezer a e kendojne kangen asqerçe siç i thoni ju tropojanet, pra kangen e kushtrimit?

-Po shoku sekretar ju pergjigj kryetari dhe ne filluam menjehere asqerçen qe mund te thom se at‘ dite e  kenduam me nje temperament shume te veçantë. Ali Krujes i bani kaq pershtypje kjo kange dhe ky interpretim sa e nxori revolen e qelloi 7 here ne hava per ti bere jehone kanges asqerçe te Tropojes.

Ne at‘ dreke ndodhej edhe nje instruktor i komiteti te partise se rrethit te Tropojes Kasem Shpati. Ali Kruja iu drejtue Kasemit;

-Pse nuk i kam ndigjue keta te dy kengetarë as ne radio Kukesi e as ne radio Tirana? Bile nuk i kam degjue as ne takimet kulturore te rrethit!

Ne bisede e siper, Shaban Nimani i tha qe keta dy kengetarë-vellezer, Ali e Daut Ibishi kane qene te denuar dhe kane ba disa vjet burg politik…!

-Para sa kohesh, -pyeti prap Ali Kruja?

-Para 10 vjetesh , -ishte pergjigjja.

Mbas nje heshtje te shkurter sekretari i pare Ali Kruja iu drejtue publikisht kryetarit te deges se puneve te brendeshme Idriz Shehit duke i thanë:

-Shoku Idriz Shehu, -ti si kryetar i deges së PB te rrethit a kie ndonje te metë a defekt politik ne biografin tande?

-Po shoku sekretar, pasha besen e burrave i kam edhe une dy-tri kleçka politike...!

-Po ti shoku Mehmet Rama, - ju drejtue kryetarit te komitetit?

-Po, edhe une kam kleçka biografike shoku Ali, qe‘ pergjegjja e prere edhe e Mahmetit.

...!

Ndigjoni ketu, -tha Ali Kruja: - Edhe une si sekretar i pare i komitetit te partise se rrerthit kam bile shume kleçka e probleme ne biografi...

Aty, Ali Kruja dha porosi qe keta te dy kengetarë duhet te inçizohen ne radio e keto kenge te bukura ti ndigjoje i gjithe populli.

Dhe at’here fjala e drejtuesve kish peshe te madhe. Menjehere na derguen ne shtepi te kultures ne rreth ku na inçizuan 5 kange ne studio nen drejtimin e Bashkim Gjyriqit e Haki Zllamit. Nje nder ato kange ishte kanga e kater deshmoreve t’planas qe ishin vrare ne Arveje ne lufte me bandat e kohes ne vitin 1945. Kanget u kenduen disa here ne radio Kukesi ne vitin 1966 por..., (!!) nuk u ndigjuen ma!

Me gjithe porosite edhe per inçime te tjera, me kalimin e kohes erdhi duke u ashpersue lufta e klasave dhe krahas shume gjana te tjera u vra edhe kanga e vellezerve Ibishi të t’planit. Edhe ma vone kenduam thuajse ne te gjitha dasmat e malesise derisa lufta e klasave u acarue aq shume…

Bile, edhe ne periudhen e burgut politik gjate dhjete vjeteve kemi kendue shume vellezerit Ibishi. Sidomos te shtunave e te dielave kishim shpesh program te veçnte bashke me programet e ansamblit shtetror te Tiranes...

Ne burg, -vazhdon tregimin Ali Ibishi, e bana vet çifteline me paguren e ujit prej alumini si dhe mandolinen me mjete rrethanore.

Gjate dhjete vjeteve te burgut, kanget tona ndigjoheshin me shume dashuri e ambelsi nga te burgosurit politik, nga personali i sherbimit , nga oficeret si dhe personalitete qe vinin aty. Pra, si me thane, ishin burgosur kengetaret por kurr nuk u burgos kanga...

...!

Por nder kujtimet ma te bukura te kanges, mbesin vitet e para te çlirimit kur me kanget tona, pra te vellezerve Ali e Daut Ibishi u organizuan ekspedita ne tere rrethin e Tropojes per te perhapur kanget bukura malesore. Ne disa nga keto ekspedita, aso-kohe, jemi shoqruar nga kuadro kryesor te kohes si Sadik Bekteshi, Beqir Ndou etj etj. nga qendra e rrethi.

...!

Ali Ibishi flet. Dhe kallxon drejte, pa leqe, pa ilustrime as mashtrime, pa mllefe as pasione te shfrenuara... Alia flet e te tjeret shkruajne... Keshtu pra -Po hedh shtat nje liber interesant i nje figure interesante me nje veprimtari „armiqsore“ dhe patriotike rreth 8 dekada. Me fjalet e arta te Ali Ibishit per formesimin e librit me kujtime po punon zotri Avni Toska, mik e dashamirë familjar i kengetarit te shquar te T’planit te Krasniqes. Krejt rastesisht e zbulova „kete sekret“ dhe une si njeri qe nuk i mbajë sekretet po ja hjek dueqit, po ja shploj duvakun..., vetem me nje rrefejze te cilen e ka rregjistruar besnikrisht Avniu por që rastesisht e degjova edhe vet une para pak ditesh nga goja e Ali Ibishit, ne Tiranë.

Qe‘ pra, lufta e klasave ka pasë 100 te zeza por ama ka patur jo pak komuniste e kuadro deri drejtues kryesor rrethi qe jane perpjekur ta zbusin e kanalizojne at‘ me njerzillek!

Ali Ibishi me psikologun Arif Hoti, "Ambasodor i Paqes"



(Vota: 64 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora