Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zeqir Lushaj: Duke kopjuar Bekenbauerin

| E hene, 23.07.2018, 06:32 PM |


Ne foto: Bekenbauer (majtas) keto  dite , mbas botrorit... 

DUKE KOPJUAR BEKENBAUERIN

 

Nga Zeqir Lushaj

 

…!

Futbollisti gjerman,

Franc Bekenbaueri i Madh,

Në një konferencë shtypi,

Pati bërë

një replikim  gjenial:

 

Kur i thanë gazetarët, se:

Të ka bërë milioner futbolli!

(Përgjigj-ja qe e prerë:)

-Më ktheni rininë Time,

Ua kthej milionat,

pa pikë zori…!

…!

Kopjoi Bekenbauerin e famshëm,

(Gjithkushi, i miri e i keqi,

ta dinë:)

-Do ta kapërdija edhe një herë ,

Skaj-Varfërinë komuniste…!

Veç,

të rijetoja Rininë…!

 

Kërkush,

nuk mund ta kthej ,

As një hap mbrapa jetën,

Ç’ka nuk bëhet,

kurrë për të gjallë,

Le të mbetet

(të paktën) në letër!

./.

-Nga libri "Sportit i mbeta borxh", i  autorit Zeqir Lushaj-

-Per ZemraShqiptare, Korrik 2018-