E marte, 23.04.2024, 08:02 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Lamtumirë Amerikë

E marte, 27.02.2018, 10:07 PM


Zeqir Lushaj

 

LAMTUMIRË AMERIKË

-Amanet,  vëllazen t’mergimit,

Ta këndojmë bashk kangën e kthimit…-

 

-Te Ura e Xh. Washingtonit, NJ-NY, USA. (Zeqir e Sabrie Lushaj, Maj 2014).

Foto: Ejona Vatoci - Nelaj).

 

(-Per shumë e shumë vite...ka me i dishrue shqiptaret si Ju, ajo Urë dhe ajo Tokë...O Zeqir Lushaj !...

Pershndetje Mik i Nderuem!  Fritz Radovani, Australi)

 

Lamtumirë Tokë e Premtuar,

(Siç t’paç thanë: -Mirë se të gjeta!)

Krenarisht i shterngojmë duart:

-Lamtumirë per sa t’jetë jeta!

…!

Tash po nisna per At’Dhe,

(Jetë rrencake…- Eja-Ik!),

Po nuk mrrina (!) bani order,

Një tufë lule në Atllantik.

…!

-Nga NJ, USA, fund-maji, 2014-

-------------

DY SHTETËSIA = DYZIM

 

-Ose: - SHYTA KËRKON BRINAT-

 

-  Fletë ditari, në “ditëlindjen” time të dytë, në Newark, NJ, USA-

 

Sot, aaa…  jam çitizen,

(Garip me pasaportë),   *

Sot, jam + (plus),

+(plus), një amerikan,

Amerikan…, Fiks.

 

Me gojë e shkrim u betova,

Për Kushtetutën e U.S.

Pa kalkulime algjebrike,

Pa ndonjë…“X” (iks).

 

Puna ma deshti këtë punë,

Për mirë firmosa, -miku im,

Betimin, duhet që të mbaj,

Çdo shkelje, jo-veç fajsim.

…!

Tjetërkushi, më duket vetja,

(Jetim, adaptuar tek të tjerët!),

“Shkoi shyta, me nxjerr brinat,

Por thonë se: -i la edhe veshët” .   **

 

Dy shtetësia = dyzim,

Kur nuk vlejta Unë i tëri,

Po gjysma ime, vallë,

Vallë kujt në punë i hyn?

./.

*Shprehje kuksiane. (Një djalë që mbahej “garip”, për koinçidencë   e kishte edhe  emrin Garip. Ndaj i thirrshin: -Garip me pasaportë).

**Shprehje e vjetër, për ata që, duke kërkuar më shumë, shpesh, e hupin edhe atë që e kan.

./.


----------------------------

=Ky botim modest ne kujtim te 20 vjetorit te zbritjes per here te pare ne token e premtuar te Perendise, ne USA)

 

"Kur ta ktheva Tropoje shpinden,

E lash bore e gjeta dimen..."

             -------------------

-Shengjin, 27 Shkurt 2018-



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora