Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Atdheu i zogjëve shtegtarë
E enjte, 04.07.2019, 09:13 PM
-Te Ura e Xh. Washingtonit, NJ-NY, USA. (Zeqir e Sabrie Lushaj, Maj 2014).
Foto: Ejona Vatoci - Nelaj).
4 Korriku, Dita e Indipendencës së Amerikës
ATDHEU
I ZOGJËVE SHTEGTARË
Nga
Zeqir Lushaj
1. - AMERIKË = EMIGRANTË -
Zoti, gjithkujt ja ban çaren,
Ashtu si miliardave, edhe ne,
Zogjtë shtegtarë të Globit,
Sot, Amerikën kanë At’dhe’.
…!
Përplasjet e
emigrantëve,
Krijuan, male e
kanjonë,
Jo termetet as
vullkanet,
Siç, gjeografët
e thonë.
Misisipi…, deri
në Misuri,
Për mua, më
shumë se lumë,
…Një kolonë
shumë e gjatë,
Mizëri e
paprerë-refugjatë.
Katarakti i
Niagarës.
Me shkumën e bardhë,
E zhurmën që përcjell,
Lot emigrantësh sjell.
Atllantiku e Paqësori,
Gjigandët, në dy anë,
Sa dijnë, për emigrantët,
Shumë, kanë për të thane.
…!
Gradaçelat
gjigande,
Në Las Vegas e
Nju Jork,
Që diellit, i bajnë sfidë,
Gjak, fukarenjësh i ka ngritë.
Autostradat e
hekurudhat,
Airoportet,
minierat, metrotë,
Përveç mundit e
djersës,
Kanë në themele
mijëra kokë.
Mall i pane
emigrantësh,
Djersë e patharë dhe lot,
Urime e mallkime, poliglote,
Gatuan, Amerikën që kemi sot.
Koka dhëmb, këmbët na dridhen,
Emigrantëve, nga të katër anët,
Kur deklarohen
triliona boxhe,
Kaq shume, he
dreqi e hangërt!
Sot e mot, ky vend i nevojtarit,
I duarve me kallo, ooor mik ,
Mendove ndryshe? Ke gabuar:
-Merr biletën
kthyese…, Dhe,ik.
…!
Zoti, gjithkujt ja ban çaren,
Ashtu si miliardave, edhe ne,
Zogjtë shtegtarë të Globit,
Sot, Amerikën kanë At’dhe’.
./.
USA, pranverë, 2011
2. DUKE PARË HARTËN
Në hartë,
Nju Xhersi në Amerikë,
Njësoj, si Shqipëria ime, në Europë.
Sikur i ka prerë gërshërë e
rrobaqepsit,
Si dy kafshata buke,
Të ndara nga një copë.
Kur Unë,
U ndava në dyshë,
Që të mos i mbetet qefi asnjanit,
Shpirti zu vend
buzë Adriatikut,
Dhe trupi u
degdis,
Në breg të
Oqeanit.
Gjindem në të
dyja,
(Njëkohësisht
askund!),
Shmallem pak me
hartën,
…Dhe asgjë më
shumë.
./.
3. NATËN MBI NJU-JORK
Natën, mbi Nju
Jork,
Nga dritarja e
avjonit,
Shikon, vërtetë
një mrekulli.
Një pafundësi
dritash,
Dhe ngjyra,
Në pafundësi.
Mbështetur tek
xhami,
Si në ëndërr,
Me vetveten flet:
– Të gjitha i ka,
Ky, Nju Jorku,
Përveç emrit:
– Kryeqytet.
./.
4. MË PYETI NJË VAJZË
Në parkun, tek stolat, buzë pishinës,
Ku, Unë,
shpeshherë ulem e rri,
Një ditë, më
pyeti, për një adresë,
Një bjonde
simpatike, mbi një xhip të ri.
Do të më falësh,
o vajzë bukuroshe,
Për pyetjen
tuaj, nuk ju ndihmoj dot,
Jetoj në anën
tjetër të kësaj bote,
Jo këtu, ku po
më shihni sot.
Qeshi me gjithë shpirt ajo vajzë e
re,
Shkeli gazin e
m’u afrua ma ngat,
-Sa bukur të
jetosh në dy kontinente,
…Qenke burrë i mirë: – Paç fat!
Nga dera e
makinës, ku ish zgjatur,
Dalëngadalë, e
rriti shpejtësinë,
Tek kthesa e
rrugës, në fund të parkut,
Me përshëndeti, me dorën mbi gabinë …
./.
5. ÇAST MËRZIE
Përveç ajrit që lëviz,
E them se, ndoshta:
– Vjen prej atdheut tim!
Këtu,
Gjithçka tjetër,
Është e huaj.
Dhe për mua,
Nuk ka asnjë
kuptim!
./.
(Manhatan, prill 1998)
6. MË FRYMËZON FAN NOLI
Tek lodhem në
tejskaj,
Dhe mallkoj veten,
Shpesh herë,
Unë i gjori,
…Dikush,
Më flet rreptë:
…!
– Qëndro he burrë!
Për dy dollarë në ditë,
Ka punue edhe
Fan Noli…!
…!
…E marr me mend,
Viganin e
Kolonjës,
Në punët e
rëndomta të Amerikës,
Dhe…,
(në atë pak kohë të lirë),
Nëpër kisha,
Duke ngritur,
(Në Shqip),
Ndonjë Meshë,
Më shumë
Për Kombin,
Se për punët e
Fesë!!
./.
7. FALJE EMIGRANTËVE TË VJETËR
-Një falje, shumë-shumë të sinqertë-
Si një publiçist, që nga monizmi,
(Edhe Unë , si koha, me të tjerët),
Ju lypi ndjesë, emigrantëve të
vjetër,
Një falje, shumë-shumë të sinqertë.
…!
I kemi stigmatizuar, jo rrallë,
(Figurë fyese, nga moti në mot),
-Ju ka mbet ora, që kur kan ikur,
I shoh të pafajshëm, për At’Zot.
Dje, nuk e
kuptoja mirë këtë gjë,
Sot po! Vet e
kam mbi shpindë,
Edhe orës time, zvicerane “Rado”,
Veç “arratisja”
ja prishi terezinë. *
…!
Ora, punon tik-tak, bash si zemra,
(Ngjasimi, na lejon për krahasim),
Që të dyja, kur ndahen nga atdheu,
Dalin nga vetja, bahem gjytyrim.
Kur e merr
rrugën e mërgimit,
(Si tek zemra,
si tek dora),
…Kujto, shprehjen popullore:
-Heeeu ! -T’u paska vra ora.
Nuk është “jo”,
punë politike,
Nuk është “jo”,
punë partishë,
Vet shpirti është përgjymuar,
“Arratisja”, e
ka ndarë në dyshë.
…!
Si një publiçist, që nga monizmi,
(Edhe Unë, si koha, me të tjerët),
Ju lypi ndjesë, emigrantëve të
vjetër,
Një falje, shumë-shumë të sinqertë.
./.
*Autori i
ketij Cikli, në vitin 1998, ka marrë rrugën e mergimit për në USA.
8. ZANATI I DYTË
-
…R. Rregan –
…!
E dija se ,
Politika është,
Zanati i Dytë i Botës.
Por, nuk e dija,
Që ndryshon kaq
pak,
Nga i Pari.
…!
Kjo thënie,
Në gojën e një
burri ,
Të mençëm të
Amerikës,
Çdo ditë,
Merr shkëlqim (orjentues),
…Si Fari.
./.
9.
MENDOJ PËR XHORXH UASHINGTONIN
…!
Mendoj shpesh,
Për Xhorxh Uashingtonin.
Në kohën e Tij,
Amerikanët,
Lidheshin me
zinxhirë.
E pra, këtë të
vërtetë,
Kërkush si këta,
Nuk e din më
mirë.
…!
E kan si
Perëndi,
(E pranojnë të
vërtetën),
Duke nderuar
Udhëheqësin,
Nderojnë
vetveten.
…!
Kush i lëpihet e
serviloset,
Kaq shumë kësaj
ane,
Le të mësoj nga
kjo vlerë,
Vlerë, safii…, amerikane.
./.
10. BOTA - NJËSOJ
Ja, kjo qenka
edhe Amerika,
Male, fusha, pallate, qiell dhe
tokë…,
Njerëz dhe makina të çdo kalibri,
Njësoj, si kudo tjetër nëpër botë.
Një grup të kamurish i japin emër
shtetit,
(Ka njerëz të pasur, që nuk e dijnë
sa kanë)
Mes ankthit të drogës, alkoholit,
duhanit…,
Ka miliona të varfër, në kufirin
fatal.
Ka njerëz me kulturë,globin
zhbirilojnë,
Ka injorantë ,që të mërzisin jetën,
Të gjithë llogoriten të lirë, në këtë
botë,
Sa është e vështirë të njohësh të
vërtetën.
Për shumë gjëra
ky vend, quhet, -ma i miri,
Edhe Zot
shtëpie, mund të bahet musafiri,
Edhe të paudhit,
i duket se e gjen vendin,
Vota e
pederastëve e rrëzon Presidentin!
…!
Prandaj, mos u
lodhni shumë, o njerëz,
(Atë, që ndjej
në zemër ju këshilloj),
“Një okë e pesë,
një okë pa pesë”,
Bota, kudo qenka
njësoj.
./.
- NJ,USA, 4 Korrik, 2012-