Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Jehonën e Hasit e ndjen krejt atdheu
E shtune, 04.05.2019, 04:57 PM
JEHONEN E HASIT E NDJEN KREJT AT'DHEU
-Heeej,
ju kujtoj qe ne fillim se jane Gjonajt e Hasit te Prizrenit, jane Gjanajt qe
njohin aq mire hapat e fjalet e te madhit Pjeter Bogdani. Jane Gjonajt fqinje
me Zymin e të mirenjohurit Shqefen Gjeçovi , jane Gjonajt ku profesori i shquar
Anton Çeta pikrisht nga ky shesh mes malesh nisi ortekun e madhe te Pajtimit te
Gjaqeve...,Gjonajt ku edhe sot i pati kaq hije ardhja dhe fjala e ngrohte
pershendetese edhe presidentit te
Republikes se Kosoves zotit Hashim Thaçi...-
Nga
Zeqir Lushaj
Jam
i sigurtë qe edhe vet organizatoret e
respektuar te Festivalit tashmë mbarëkombetar "Hasi Jehon", ne
fillimet e kesaj veprimtarie te madhe
kulturore para plot 30 vjetesh nuk e kane
perfytyruar jo vetem jetegjatesine ne tre dekada por sidomos lartesite
qe do arrinte kjo tradite e re në zanafillen e saj dhe se vertetë kjo jehonë do
të perhapej kaq furishem sa ti bej karshillet edhe majes se Pashtrikut e
vargmaleve te bjeshkeve te Sharrit. Jehonen e Hasit, sot e ndjen nga afer krejt
At'Dheu.
Nuk
ka asnje tepri ne kete vleresim timin te nderuar lexues, perkundrazi fjale edhe
me te zgjedhura duhet te gjeja ne kete dite jubilare. Titullin me te larte do
ia jepja ketij fshati historik qe vertetë ka bere e ben histori kulturore
gjitheshqiptare. Gjonaj e Hasit te Prizrenit jane vertetë Nderi i Kombit.
Heeej,
ju kujtoj qe ne fillim se jane Gjonajt e Hasit te Prizrenit, jane Gjanajt qe
njohin aq mire hapat e fjalet e te madhit Pjeter Bogdani. Jane Gjonajt fqinje
me Zymin e të mirenjohurit Shqefen Gjeçovi , jane Gjonajt ku profesori i shquar
Anton Çeta pikrisht nga ky shesh mes malesh nisi ortekun e madhe te Pajtimit te
Gjaqeve...,Gjonajt ku edhe sot i pati kaq hije ardhja dhe fjala e ngrohte
pershendetese edhe presidentit te
Republikes se Kosoves zotit Hashim Thaçi...
Heeej, jane Gjonajt e breg-Drinit te Bardhe qe ashtu
si freskine e bjeshkeve te Rugoves ku buron, ketu merr me vete edhe Jehonen
Hasjane dhe me turravrap perqafohet me Drinin e Zi ne kembe te Gjallices se
Lumes e sebashku serbas-serbes marrin rrugen e pakthyeshme drejt Shqiperise
Bregdetare. E, me te Dy Drinat e bashkuar shqiptarë edhe vet Adriatiku ndjehet
me i fortë, më krenarë... Thuaj "jo" po deshe!
Mire
thote nje shprehje e vjeter e popullit "a e ke me të pame apo me te ndigjueme?" Po me vjen ne kujtese
kjo fjale e urte sepse edhe vet une qe kisha degjuar kaq shume per Gjonat e
Hasit të Prizrenit, ketu vija per here te parë. Dhe u befasova per mirë aq sa
edhe nuk po gjeje fjalë te shprehem siç meritohet. Ky nuk eshte thjeshte
mendimi im ku ka vend edhe pak nostalgji e renduar edhe nga rreth dy dekada
jete kurbeti matan oqeanit. Jo jo, kete vleresim kane thuajse te gjithe ata qe
perjetojne kete ngjarje te madhe kulturore e thene pa ndrojtje ne nivelin e
Festivaleve Foklorike te Gjirokastres.
Nuk
eshte qellimi im ne kete shkrim te bej historine as nga ana kronike as
statistikore me te cilat merren specialistet qe ketu jane te shumtë por po jap
thjeshte ndonje konstatim më teper vizual por shume prezentues sidomos per
pjesmarresit per here te parë.
U
nis si fshat kjo veprimtari e shpejt perfshiu gjithe Hasin e Kosoves. Hasi
Jehoi dhe mori me vete krejt Prizrenin e rrethinat. Prizreni emermadh thithi si
me magnet krejt Kosoven. Kosova me "Hasi jehon", hapi krahet per kete
veprimtari ne tere trollin arberor dhe me shumë pjesmarres edhe nga shtete te
tjera...
Me
mijera ishin edhe sot ne hapjen e ketij
festivali. Nga te gjitha trevat, nga fshatrat e qytetet, nga shume rrethe edhe
te Shqiperisë.
Kjo
tradite e "Hasi jehon", perkon edhe jo rastesisht, me pranveren dhe
festen e Shengjergjit duke rikthyer ne atdhe edhe kaq shume mergimtarë te cilet
jo pak edhe kontribuojne financiarisht ne mbarvajtjeen e festivalit.
Te
bjen ne sy dhe eshte shume frymezuese se te pakten mbi 80 perqind e
pjesmarresve jane te rinj e te reja si pjesmarres ne grupet artistike por edhe
thjeshte si shikues, si spektatorë.
Me
qindra makina me targa nga me te ndryshmet mbushin dy anet e rrugeve te fshatit
qe sot e meriton emrin qytet. Organizimi mund te them se i perkryer. Pa nje
incident, pa nje keq kuptim, pa nje zenkë, pa nje lule te shkelur e le më të
keputer. Kjo pjesmarrje e gjere ky rregull i ndergjegjshem do te nderonte çdo festival jo veç kombetar por edhe
europian.
Brravo
Gjonajt e Hasit. Vertete gjithçka frymezuese, gjithçka ne vendin e vet. Zoti ju
nderoftë, ju frymezofte e ju çofte edhe lart e me lart.
Siç
kemi komunikuar shpesh me lexuesit tanë, edhe ne kete rast, me shume ne kursim
edhe te kohes se tyre, po e japim tabllone e festialit nepermes fotografive qe
perzgjodhem per kete qellim. (Sqarojme se festivali eshte tre ditor dhe
konkurojne mbi 20 grupe artistike nga Kosova, Shqiperia, Maqedonia e Veriut,
Mali i Zi e diaspora...).
Fshati
Gjonaj i Hasit, ne shpind te Pashtrikut e ne ball te Prizrenit
Festivali
ka filluar shume perpara ores zyrtare ne oborrin e shkolles. (Si ekipet sportive
qe dalin ne nxemje...)
Nje hapje madheshtore e festivalit mbarekombetar "Hasi Jehon"
Rini
- rini - rini... Vertete frymezuese.Keshtu kultura kombetare naltohet nder
breza.
Kostumet
tona popullore - marramendese ne kuptimin e vertetë të kesaj fjale
Dy
instrumentistet virtyoz: Fatmir Makolli
e Behar Neli
Lodraxhinjte,
shpirti i çdo trupe folklorike...
Ngarkese te madhe mbajne ne keto veprimtari prezentuesit ose konferencieret qe ne "kalemxhinjte" shpesh i harrojme fare! Hyrë Tejeci e Safet Kabashi.
Presidenti i Republikes se Kosoves Hashim Thaçi thrret per nje foto tre rapsodet e shquar Hysen Dida, Rrustem Çela e Rexhep Kovaçi. (Rapsodi Rrustem Çela u nderua nga juria me dekoraten "rapsodi me i dalluar")
Jo
veç kenge valle por edhe tradita hasjane e gatimit paraqiti interes si pjese e
kultures popullore te treves.
Edhe
Prizreni ne kembe te vargmaleve te
Sharit qe ende rendojne nga bora sikur behet pjese e dekorit dhe shperndane me
tej jehonen e Hasit...
Per
kete shoqri kulturore, edhe me kaq sa lexuat ne kete shkrim e patë ne kete
foto, besoj se edhe ju te nderuar lexues jeni dakort qe vleresimet
duhet te jenë sa me te larta e
inkurajuese. Dhe jane te merituara plotesisht.
E
lash ne fund foton e Gjeçovit afer kishes qindra vjeçare te Zymit te Hasit,
fqinjet e pare te Gjonajve, edhe si bazament per foto-reportazhin. Edhe kjo
foto me duket sikur flet: -Vazhdoni. Ketu eshte nje nga themelet me te lashta e
me te denja te kultures kombetare shqiptare. Ketu eshte djepi i doktorrit te
pare te shkencave filologjike shqiptare te para 330 vjetesh, kolosit Pjeter
Bogdani...
-Per
ZemraShqiptare nga Gjonajt e Hasit te Prizrenit, 3 Maj 2019-