E enjte, 10.10.2024, 11:53 PM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Selim Braha (Doçi), ishte burrë!

E hene, 18.02.2019, 12:51 PM


Selim Braha (Doçi), ishte burrë!

-Ose, Revolja mbi tavolinë-

Nga Zeqir Lushaj

Qeleshexhiu kosovar, e kishte shtëpinë në Pazar të Ri, në mes të Tiranës. Këtu e 20 vjet të shkuara, trokita, për herë të parë në derën e Hajdar Kastratit, aty, djathtas, në katin e dytë,

sipër tunelit të pallatit. Doja një qeleshe për babën, për t’ia dërguar në Tropojë. Hajdari, me mirësjellje, më futi në shtëpi, në dhomën e pritjes, më solli një karamele dhe, u ul afër meje,

duke filluar menjëherë bisedën:

– Të futa në shtëpi, brenda, o djalë, se kam respekt për tropojanët. Ju, tropojanët, jeni burra të mirë, jeni burra me besë!, – tha, me një bindje admiruese.

– Ka turlifarë tropojanësh, axha Hajdar, – e ndoqa unë bisedën, për t’u treguar edhe pak modest përpara atij komplimenti shumë joshës.

– A e njeh Selim Brah Doçin, – more djalë? – pyeti, tërë seriozitet, ai burrë thatanik, i gjatë dhe shumë energjik, tipik malësor.

– Po, – i thash, me buzë në gaz. – E njoh mirë, Selim Brahën.Baca Hajdar, mu afrua edhe më shumë. E mbështeti dorën e tij, mbi dorën time, me shikoi ngultazi në sy, dhe më tha:

– Kapuçin për babën, do ta zgjedhi prej ma të mirëve.Por, do të vonoj pak kohë, se due me të tregue diçka për Selim Brahën. Meqenëse punoke gazetar në “Zëri i Rinisë”, eeeh,kushedi, jetë i thonë kësaj, ndoshta edhe mund të duhet dikurë.Dhe, i përqëndruar maksimalisht, tërë pasion, filloi të më tregonte:

… Ishin vitet e para të çlirimit, pas luftës… Kohë të vështira.Fukarallëk i madh. Bandat, ishin akoma në kambë… Me një kalë, të ngarkuar me mallra të ndryshme, po vija për herë të parë në jetën time, nga Gjakova në qytetin e Bajram Currit.Isha nisur nga Gjakova, e, ato mallra, do t’i çoja në Lekbibajt e largët, edhe, të paktën 10 orë rrugë, nga Kolgecajt, siç quhej at’here. Hotel nuk kishte. Ç’farë hoteli në ato kohë, o bir!… Isha, jo i lodhur, por, i dërmuar. Njeri të gjallë nuk njifsha. Ku të mbytesha? Ç’ka me ba?…

Shoh, se afër meje, po kalon një burrë. Një burrë i gjatë,me një paraqitje tamam, fisnike. Nuk kisha rrugë tjetër, dhe ju drejtova atij burri, dhe e pyeta se, ku mund ta kaloja këtë natë, sonte? Ky burrë i vërtetë, e kishte kuptuar gjendjen time, pa folë unë, mirë hala. Pa një, pa dy, më tha:

– Këtë natë, do ta kalosh, në shtëpinë time, o mik!  Dhe,faaap, ma kapi kalin për freri!

U befasova, por, i bindur se kam të bajë me një njeri të vërtetë, i shkova fill mbrapa, pa e pyet asnjë fjalë tjetër. Mbas pak minuta rrugë, më futi në oborrin e shtëpisë. E shkarkuam

kalin, e rregulluam mallin, dhe, Selim Braha, më prini, drejtë e në dhomë të burrave. Më bani një pritje, shumë të mirë. Jo si njeri që u takuam në rrugë, por, sikur më kishte thirrë mik! U

kenaqëm me muhabet… Eeee, …

… Eeee, kur erdhi koha të flemë (se kjo, është kryesorja, e kësaj bisede) Selim Braha, më shtroi mirë e mirë, në dhomë të burrave, dhe më tha se: – Derën, e kie me çelës nga brenda,dhe, në daç, mbylle. Atëherë, me shumë lezet, pa thanë asnjë fjalë tjeter, hoqi revolën, që e kishte në brez, dhe, e vendosi në tavolinë, afër shtratit, ku do të flija unë! Aty e la! Tha: – “Natën e mirë”!  Dhe, doli…

Hajdar Kastratit, ju mbushën sytë me lotë. Me një za, që tashma i dridhej nga emocioni, shtoj:

– Selim Braha, ishte burrë!… Dhe, u ngrit tërë energji, i lumtur se, tregoi një mbresë,nga më të pashlyeshmet e jetës së tij. Dhe, sigurisht, këtë gjest burrërie të Selim Brahës, këtë befasim dinjitoz e fisnik, këtë “rroman” të Hajdar Kastratrit, unë, jam i pari që po e shkruaj në gazetë, por, nuk isha i pari që po e dëgjoja…

Kaluan, jo më shumë se dy minuta, dhe, Hajdar Kastrati,hyri përsëri në dhomën e pritjes, ku isha unë. Tashma, me kapuçin e bardhë të babait tim në dorë…!

Shengjin, 13 Shkurt 2019-



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora