E hene, 07.10.2024, 08:32 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Tiranësit e dashur, Elsa e Mehmet Myftiu

E shtune, 25.01.2020, 05:04 PM


Ne kujtim te mikut tim, shkrimtarit Mehmet Muftiu qe u nda nga jeta para pak kohesh

Nga Zeqir Lushaj

-Ribotim, nga Cikli  `´Dhuratat e miqëve, na gëzojnë (XII)

TIRANËSIT E DASHUR, ELSA E MEHMET MYFTIU

(Në vijim të ballinës…, dy përralla nga libri)

-----------------------------------

---------------------------------------------------------------

Mbas  prezentimit modest, të librit të këndëshëm të Elsës, me përralla per fëmij, unë do të ju tregoj një të vertetë, (të vertetë per të rritur), sidomos per ata të rritur që e duan dhe e respektojnë të vertetën.

Shkrimtari disident tironas, bashkshorti i Elsës, Miku im i dashur Mehmet Myftiu

-------------------------------------------------------

Me shkrimtarin disident Mehmet Myftiu, autor i romanit “Shkrimtari” e shumë e shumë librave të tjera, jam njohur në valën e shëndrrimeve demokratike të viteve ’90. Që nga takimet e para e deri me sot, me at’ Njeri, gjeta një mirëkuptim absolut, mirëkuptim shoqror, politik, publiçistik dhe artistik. Së bashku me Mehmetin dhe shkrimtarin Agim Cerga, arritëm të nxjerrim (falas), 13 numëra të Gazetës ‘Paqa”, botim i Levizjes Shqiptare per Mirëkuptim dhe Paqe.

Më vonë, per figurën shembullore të Mehmet Myftiut do të shkruaj më shumë, por sot, këtu po ju sjell vetëm një bisedë, që Ai, e persëriste, gati gjithëherë që rrimin sëbashku në ato kohë të vështira e delikate:

-More Zeqir! More Jahu!

-Po si spjegohet që Ti, ish komunist, që ke punue gjithë ato vite në aparatin  Qendror të organizatave të Masave, Unë, ish disident, i persekutuar e dreqosur, (dhe,-shtonte duke qeshur, Agimi neutral), kemi arritur të kemi një mirëkuptim kaq të sinqertë, një miqësi të tillë me njëri tjetrin?...Dhe shtonte:-Po këta të parët e vendit, pse po zihen e grihen kaq ashpër, o burrë?

…!

Aaah, more Mehmet Myftiu: -Me burra e inteteklual si Ju e Agim Cerga, sa e lehtë është të gjendet mirëkuptimi…Sepse, asgjë nuk na ndanë dhe gjithçka na bashkon.

…Sa herë shkoj në Tiranë me leje nga Amerika dhe ndodhë të kthehem pa e takuar Mehmet Myftiun, një diçka jo të vogël, e ndjej mangut në shpirtin tim.

--------------------------------------------

(Per ZemraShqiptare, nga NJ, USA, Janar, 2012)



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora