Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Përshëndetja magjike e babë Martin Kapllajt
E merkure, 20.11.2019, 09:20 PM
PERSHENDETJA MAGJIKE E BABE MARTIN KAPLLAJT..
Nga Zeqir Lushaj
Babë, Martin Kapllaj
Kjo buqete me lule te fresketa qe
Sabrieja ka sjellë nga baçja e vet ne Malin e Shengjinit eshte nje dhurate
kuptimplote qe sidomos babe Martinin tash 82 vjeçarë e gezon shumë.
-------------------
Kete
foto te babe Martin Kapllaj-t, e kam realizuar une (Z. L.), me daten 9 Maj te
sivjetshem, ne naten e festes se Shenkollit te Veres ne familjen Kapllaj te
Dedajve te Mbi-Shkodres por tash sa vjet me banim ne Ishull Lezhe. Te ftuar
edhe ne kete feste ne familjen Kapllaj bashkshortja ime Sabrieja tha se babe Martinit
do i coj nje tufe lule nga bacja jone...
Na
priten ne oborrin e bukur te viles qe ne ate nate feste shendriste edhe me
shume. U pershendetem e perqafuam me te gjithe sa ishin ne at verande por me
shume u ndalem me te zotin e shtespise, burrin e mire e te dashur Martin
Kapllaj. I uruam festen, i dhuruam buqeten me lule dhe une fiksova kete foto te
cilen doktoreshe Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj) nusja e Arbenit, djalit te madh
te Martinit e botoi ne ZemraShqiptare me
titull: SONTE SHENKOLLI I VERES DHE
RAMAZANI FESTOJNE BASHKE.
...!
Qe
nga ajo dite e festes se Shenkollit, sot hyme ne at oborr dhe u ulem pikrisht
aty ku rrinte zakonisht babe Martini...! Por sot, nuk na priti Martin Kapllaj.
Sot na priten koke-ulur e ne pikllim djemte Arbeni e Aleksi, vajzat e tij, nipa
e mbesa, shoke e miq te shumte prej kahmosit qe i kishte mbledh lajmi i ndarjes
nga jeta te ketij burri te nderuar si dhe bashkshortja fisnike bije e Selces
legjendare nane Prenda.
Eeeh
sot! Sot nuk ishte feste, sot ishte mort.
-Zoti ju lashte
shendosh! I paste me jete gjithe sa ka lane mbrapa! Per te mira mbas-sodit...,-ishin fjalet
vizitoreve te shumte qe hynin e dilnin sot ne at prak.
Mbasi
kryem nderimet si ne te tilla raste u kthyem ne shtepi bashk me mikun e dashur
nga Micigeni i USA, Lul Zef Gjerkaj qe rastesisht u ndodh sot ne Lezhe per te
pire nje kafe per qefe tek une dhe sa e mori vesh lajmin me tha: - Me prit Zeqir se erdha per 10 minuta e po
shkojme bashke. Kapllajt jane edhe miqt
e mi dhe te familjes time...
...!
Po
shfletoja ZemrenShqiptare dhe iu riktheva shkrimeve per kete familje, per kete
njeri. Me mbeten syte tek kjo foto. Pse do te thoni ju. Se si mu duk babe Martini ne kete foto me
buqeten e luleve mbeshtetur te zemra e me doren qe na pershendet aq sinqerisht,
si nje engjell...
Ndoshta,
te perfshire nga hareja e festes, nuk e
lexuam mire at pershendetje, dicka si hyjnore!!
Ndoshta
at nate te Shenkollit te Veres ai na tha: -Faleminderit!
Kaloni gezuar. Ky eshte Shenkolli i fundit per mua...
-Pac
bekimin e Perendise o babe Martini. Nen kujdesin e Zotit kalofsh ne jeten e
pasosur te pertej-varrit!
Qysh
sonte, 20 Nentor 2019, Dedajt e Shkoders dhe Ishull Lexha e kan nje burr te
mire me pak!
Dr
Domenika, Sabrie Lushaj, Babe Martini, Hyke Rexha nga Mitrovica e Prenda Kapllaj.
-Ekskluzivisht
per ZemraShqiptare ne Londer, Lezhe, 20 Nentor 2019-