E merkure, 09.10.2024, 01:22 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Varret katolike

E diele, 29.03.2020, 02:34 PM


VARRET KATOLIKE

- Fletë ditari, Shkodër, 1978-

Nga Zeqir Lushaj

…!

Sa të mençëm katolikët!

Varrin, e bëjnë si shtëpi.

Me derë…, dritare…, rafte…,

Aty të presin pa asnjë bezdi !

Guxova, u futa në një varr familjar,

Mu duk se vdekjen e njifja më parë.

-Nuk qenka e tmerrshme, sa thonë,

Duket se flejnë…, bashkëbisedojnë!

Guxoni, dhe bëni aty një vizitë,

Bota e vdekjes do t`ju hapi sytë !!

…!

Mes dy Jetëve = një andërr,

Asaj,  zgjuar…, dhe, asaj Tjetrës,

Varret katolike = Një Urë,

Mënyrë e vazhdimit të jetës.                  *

./.

*Për herë të parë në jetë, në vitin 1978 në Shkodër (te Ura e Thive), me mikun tim

nga Shijaku, Selman Lala, kemi vizituar varret katolike ,dhe, jemi befasuar..

-POEZIA ESHTE NXJERR NGA LIBRI NE FORMESIM E SIPER ME TITULL `´Te vrasesh nje poet´`-



(Vota: 14 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora