Përjetësi » Lushaj
Mehmet Musa: Letër ngushëllimi për Zeqir Lushaj
E premte, 12.11.2021, 10:00 AM
Letër ngushëllimi për Zeqir Lushaj
Portalit;
Zemra Shqiptare
Lajmi
për ndarjen nga kjo jetë e Zeqir Sadikut më tronditi thellë, prandaj ju redaksi
e e Zemrës Shqiptare, ju dashamirët, e shokët e Tij nga të gjitha krahinat e Shqipërisë nga Malësia e Gjakovës,
nga Isniqi, Gllogjani, Istogu, Gjilani, Presheva e Shkupi, si dhe ju familjarë,
e fis e farefis i Zeqir Lushaj pranoni
ngushëllime të sinqerta që burojnë nga thellësia e shpirtit tim për ndarjen nga
kjo jetë e të birit të Sadik Selmanit!
Ai
nderroi jetë fizikisht por vepra, virtyti e burrëria prej një shqiptari malsor
të madh do të jetojnë nder shekuj!
Do
i pershkruaj vetëm dy strofa të vjershës se mr. Sadete Hakia kushtuar Sabrije
Lushaj me rastin e vdekjës së asaj bije malësije;
Është djal i Krasniqes
Biri i Sadik Selmanit
Çdo here pushka e tyre
Ndihmë i dha vatanit
Edhe penda e tyre
Ka shpuar si shegjetë
Që perë dhjetmijë vite
Testament ka mbetë!
Lavdi
jetës dhe veprës së këti malësori kurrizçelik!
Rroftë
per mote kujtimi për Zeqir Lushaj!
Mehmet Musa
Mergim me ,11 nëntor
2021