Përjetësi » Lushaj
Edhe me shpenzime të vogla mund të bëhet nderë e madhe
E hene, 15.11.2021, 09:00 PM
EDHE ME SHPENZIME TË VOGLA MUND TË BËHET NDERË E MADHE
-Por, vetëm të nderuarit dijnë të nderojnë –
Në “Gazeta e Alpeve” të datës 1-16 nëntor 2021, ishte një shkrim me
titull: “Një abonim në ‘Gazeta e Alpeve- dhuratë për mësuesin e kolegun e
tij”. Shkrimi përcillet edhe me një fotografi të dy miqëve e dy kolegëve
veteranë të arsimit shqiptar: Zeqir Lushaj dhe Xheladin Gjonaj, ish-mësues të
Shkollës Fillore në Geghysen të Tropojës.
Dhe shkrimi vazhdon:
“Para do kohësh, gazetari e mësuesi veteran Zeqir Lushaj nga Shëngjini i
Lezhës, e kreu një akt krejt të veçantë me rastin e Festës së 7 Marsit 2021; e
bani një abonim – dhuratë për dy vite radhazi për mësuesin e tij Xhealdin
Gjonaj në Geghyesen të Tropojës.
Mësuesi veteran Xheladin Gjonaj është lexues e bashkëpunëtor i mirë i
‘Gazeta e Alpeve’ qyshse me daljen e saj në dritën e botimit para 4 vitesh. Ai,
prej Geghyeni deri në qytetin Bajram Curr
i bënte disa orë rrugë për të marrë gazetën ose i porosiste miqtë e tij t’ia dërgonin
në Geghyen. Nxënësi e kolegu i tij e kishte marrë vesh këtë pasion e sakrificë
të Xheladin Gjonajt, ndaj një ditë bani me dije në Redaksinë e ’Gazeta e Apeve’
se do ta bante një abonim dyvjeçar në këtë gazetë, që t’i shkonte me ‘Postën
Shqiptare’ në adresën e caktuar.
E shfletuam arkivin e ‘Gazeta e Alpeve’ dhe aty gjetëm një foto-reportazh
të Zeqir Lushajt për Shkollën e Geghysenit në 70-vjetorin e saj, me titull: “Oborri
i shkollës = si borri i shtëpisë”, ku ndër të tjera, një nëntitull
ia kushtonte edhe mësuesit të tij Xhaledin Gjonaj, të cilin po e ribotojmë të
plotë:
“Mësuesi im i fillores, Xheladin Gjonaj mbahej i fortë
Ndër veteranët e arsimit në këto anë është edhe i nderuari mësuesi im i
shkollës fillore në Gri, Xheladin Gjonaj. Më kish telefonuar nja dy herë sivjet (edhe nga spitali) dhe më
kish thënë se nuk është mirë me shëndetin. Dhe u gëzova shumë kur e gjeta aty
në oborrin e shkollës, bashkë me të birin Gëzimin, të cilin, si për t’i kthyer
“borxhin” Xheladinit, unë e kam patur
tre vjet nxënës të shkëlqyer në shkolllën e Selimajve”.
Zeqir Lushaj është nga miqtë më të mirë të “Gazeta e Alpeve”, nga
bashkëpunëtorët më të shquar prej ditës
së parë të botimit të botimit të saj. Është e veçantë për t’u shënuar fakti se
Zeqir Lushaj është ma i pari ndër të gjithë lexuesit që e ka blerë numrin e parë të “Gazeta e
Alpeve” dhe jo vetëm një ekzemplar, por 10 të tilla (sepse ua dhuronte të
tjerëve, a.f.). Ai e kishte porositë gazetën nga Shëngjini i Lezhës. E dinte
ditën e daljes së numrit të parë. Vetëm kur merr në telefon dhe erdhi nipi i
tij në Tiranë, teksa ne po vinim nga shtypshkonja “Klasik” me numrin e parë të
gazetës. E kem pas shkrue dhe atëherë (2018) edhe në gazetë këtë veçanti të
gazetës së tij.
Prap Zeqir Lushaj, kësaj vere, e kreu edhe një tjetër abonim dyvjeçar për
kolegun e tij, për mësuesin veteran, ish-koleg i tij, mikun e tij, poetin e
studjuesin Gjon Markokaj, të Mërturit në Fierzën e dritës.
- “Po ia baj një dhuratë të thjeshtë, një abonim në “Gazeta e Alpeve”
për Gjon Markokaj, këtë burrë të lartë, njeri i traditës shqiptare, me vlera
të çmuara tërësore e shoqërore”,
-telefonoi Zeqir Lushaj nga Shëngjini dhe porosia u krye.
Edhe para disa ditësh folëm në telefon me të nderuarin Gjon Markokaj në
Rajë të Tropojës dhe pohoi se i shkonte gazeta rregullisht në vendbanim e tij.
Ai ndjehej falënderues për gjestin e mikut e kolegut të tij, Zeqir Lushaj.{shtë
në traditën shqiptare të malësorëve alpine të Veriut të Shqipërisë, që kur e
takonte ndonjë mik nga fshati i një të afërmi apo miku të vet, t’i jepte nga
kutia e tij dy cigare dhuratë për ta kujtuar e nderuar atë. Ky akt – dhuratë
ishte një vlerësim e nderim i lartë i mikut për mikun).
Në këtë traditë ecën dhe Zeqir Lushaj, njeri i formatit të madh shoqëror,
kontributor me 12 libra në poezi, publicistikë e studime, një veprimtar
atdhetar e kulturor i përhershëm dhe i përjetshëm. Pastë jetë të gjatë me
shëndet të plotë e punë të çmuar për të mirën e Kombit të vet!
Një abonim – dhuratë në “Gazeta e Alpeve”, një shembull i mirë për të
gjithë, edhe për ata që janë më Mërgatëat shqiptare e duan të kujtojnë e
nderonë të afërmit e miqtë e vet, edhe për biznismenët që duan të kontribuojnë
me abonime për miqtë e për institucione të ndryshme të arsimit, kulturës,
shëndetësisë e shoqërisë civile”, -përfundon shkrimi në “Gazeta e Alpeve'', për
gjestin bujar të mësuesit, gazetarit,
poetit e publcisitit të njohur Zeqir Lushaj, tashmë i ndjerë që prej 10
nëntorit .
Gazeta
e Alpeve
(Për
“Zemra Shqiptare”: Adil Fetahu)