Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Lamtumirë Amerikë!
E shtune, 13.11.2021, 04:00 PM
BEFASI PER REDAKTORIN LUSHAJ
- Zotri Lushaj, në pershendetjen e tij të shkurter tha: -Edhe nje liber po ta shkruaj per ju e di se me mbeten shume gjera pa thene. E di se kerkund ne bote nuk jetoj me lehte e me mire se ketu ku jam tash 17 vjet, pra në Cliffside Park te NJ, dhe mes juash vellezer e motra por duke u kthye ne At’Dhe, jo vetem se realizoj nje enderr por mbaj edhe nje premtim. Une dhe Sabrieja nuk vendosem te kthehemi, por kemi qene te vendosur dhe kemi punuar per nje dite të tillë …-
Ekskluzive nga Besmir Vatoci
Që të jemi të sinqertë me lexuesit e shumte te ZemraShqiptare, ne banoret emigrantë shqiptarë të Cliffside Park, ne Bergen Contry, te NJ, USA, ne keto dite te percjelljes per ne At’Dhe te redaktorit te ZSh, dhe mikut tonë Zeqir Lushaj, ia arritem qe ta befasojme atë.
Gjithe meraku i Gezimit e Hamitit (Ymaj), nipave te Zeqirit, ishte qe ky te mos marre gje vesh per kete surprise. Dhe iu arrit plotesisht qellimit;
I ftuar nga Gezim Ymaj,-hajde dajë se sot do bejme ca foto nga Bregu perballl Manhatanit të Nju Jorkut, Ai, (Zeqiri pra) shkoi ‘Si sjapi te kasapi”, dhe veç kur u pa veten ne nje mjedis te rezervuar dhe intim, kur rreth 50 shqiptarë nga me te nderuarit e kesaj zone u ngiten në këmbë dhe e priten me duartrokitje. Redaktori “ra në çark”,…redaktorit , ndoshta per here të parë “i mbeti fjala në grykë”.
…Dhe nuk kishte faj. Edhe per nje arsye tjeter se gjithe ata shoke e miq sidomos gjate ketij muaji e kishin ftuar ne dreka e darka si ne restorante ashtu edhe ne familje . Që nga Bardh Likdisha, Agron Ndreu, Gëzim Onuzi, Naim Bici, Petrit Sokoli, Ismet Nela,Mihal Jano, Gamend Pervizi…, bile edhe miq amerikan si Hulio Soto Angurel e nusja kolumbiane Lucy Mejia etj etj.
Urime, kujtime, pergezime, mall dhe emocione shoqruan kete mbasdite te veçantë per komunitetin tone relativisht te ri , por nga me te konsoliduarit dhe me seriozet ne shtetin e NJ.
Besim Hereni e Man Lushaj evokojne kujtime jo vetem te ketyre viteve te gurbetit por edhe me tej per punen e vepren e Zeqirit si gazetar e poet.
…!
Zotri Lushaj, ne pershendetjen e tij te shkurter tha: -Edhe nje liber po ta shkruaj per ju e di se me mbeten shume gjera pa thene. E di se kerkund ne bote nuk jetoj me lehte e me mire se ketu ku jam tash 17 vjet, pra në Cliffside Park te NJ, dhe mes juash vellezer e motra por duke u kthye ne At’Dhe, jo vetem se realizoj nje enderr por mbaj edhe nje premtim. Une dhe Sabrieja nuk vendosem te kthehemi, por kemi qene te vendosur dhe kemi punuar per nje dite të till…
Buken e pare në kete lagje e kam hanger te Agim e Lume Kertoçi. Njeriu qe kemi punuar me gjete me të ne keto kohe eshte manaxherja shembullore, nusja e Man Lushes, Merita. Dasmen e pare ne kete vend e kam perjetue me çiftin Vendimi e zonja Shijaku. Njeriu qe kam ecuar me shume ne shetitjet e kohes se lirë eshte Naim Bici. Ai qe “i kam rene në qafë” me teper e ka emrin Ismet Nela, ndersa ai qe eci me shume mbas meje dhe nuk mu nda asnjehere quhet Petrit Sokoli ndaj jo rastesisht Hamitit i ka vendosur te dy edhe si me të larget por edhe si me të veçantë, pikrisht ketu ne tavolinen me mua.
Kuptohet qe grate jane edhe me sendimentale ndaj Sabrieja i takon e perqafon te gjitha me radhe, bile shpesh edhe duke fshire lotet, Shqipe Kertocin, Lumen, Riten, Shkurten e Minen, Luçin dhe Inen, Sabin e Mirelen, Monen e Shyhretin poqëpo e deri te Fiqirete Brasha e cila ka pak muaj ketu ne komunitetin tone… Edhe binjakët 5 mujor te Hamitit e Sabit, Hana dhe Henry sikur e kuptojne qe sonte ju eshte prishur pak qetesia dhe nderruar regjimi i perditshem.
Urimi perbashket i te gjitheve paperjashtim eshte një: -rrugë të mbarë per ne At’Dhe. Do na mungoni shume por ju pergezojme per kthimin ne djepin tone Shqiperi. –E paçi kemben e mbare edhe per shume e shume te tjere qe do ju vijne pas drejte vendlindjes!
…!
Ideatori dhe skenatristi tashme profesional Hamit Ymaj dhe drejtuesi ekzekutiv vellai i tij Gëzimi, me te drejte moren shumë pergezime per kete veprimtari shume te gjetur dhe intime.
Një natë e paharruar per të gjithë e sidomos per Zeqirin e Sabrien të cilet këto ditë po nisen perfundimisht per në At’Dhe.
…!
Si ketu e nje vit me pare, te dashur lexues, kam botuar nga Shqiperia kur ishim me pushime atje fotoreportazhin me titull MIREARDHESH ZOTI LUSHAJ.
Sot e shohim qe u be realitet dhe urojme me gjithe zemer:
-Rruga e mbare per ne Shqiperi, Zeqir & Sabrie Lushaj!
____________________
Rruga e mbarë per në At’Dhe
-Gazetari e poeti Zeqir Lushaj po kthehet per në Shqipëri –
Nga Pal Neçaj, NY, USA
Me shkrimet e tij tash rreth njëzetvjet,
Poeti Zeqir Lushaj tanimë flok'bardhë,
Na ushqeu me dashuri ndaj Atdheut,
Me shpirt e zemër i themi: Rruga e Mbarë!
Të lutem "Terhiqi këmbët zvarë"!
Në prag të kthimit,mesazhe t'arta,
Ku ngrihet lart'miqësia në mergim,
Të rëndësishme thirrjet e qarta,
Pas dallandyshes n'Atdhe,
Kthimi t'mos ketë kurrë shterrim.
Me shembullin e tij miku Zeqir,
Bajrak ndër shqiptartë e Amerikës,
krijues i madh, punoi pa pushim,
Ylli plot drite, pas 17 viteve,
Si dallandysha, po i kthehet vendlindjes.
Ne miqtë e shokë po ta kemi zili,
Shum' emigranta dëshrojnë të ndjekun,
Lum si ti që po ktheni në Shqipëri,
Dhe "Zemrat tona" merrënaj me veti.
Falmeshendet vendlindjes tonë krenare,
Nga të moshuarve deri femive në djepa,
Të lutem, lule të freskëta mbi varre,
Vendosu shokve e miqve, të ndar' nga jeta.
Perqafonaj Alpet tona madhështore,
Që vendlindjes dashur i rrinë kurorë,
Puthe Volbonen me afshin e djalerisë,
Dehu me aromën e luleve të Malësisë.
Në bjeshën tënde n'Dikçuer të Grisë,
Bëni apelin emrave te "Lisi i Shkruar"
Të japin pergjigje zogjët me bilbilin
Të përjetëshëm i ke bërë n'librin tuaj,
Si regjistër natyror i "Akademisë”.
Një porosi tani n'të ndamit,
Dëshirë kam edhepse e dini vet,
Çomja një tufë lule
Tek varri Sadik Selmanit,
Prej një miku që ka hup e tret.
Besoj
këto gjëra
(Mir' i dinë mallet e mergimtarit),
Flet zemra ime që ka me të shoqërua,
E permalluar per njerezit,
Zogjët,fluturat dhe për lisat e malit.
./.
Nga Nju Jorku, Maj 2014-
__________________
- Kushtim me rastin e rikthimit të Tij nga Amerika për tek rrënjët e trollit e të kombit-
Nga: Ramiz Lushaj
…!
Shtylla e Grisë e lumnon qiellin e kaltër
Kulla e Kishës këmbon plot me mallë.
Valbona ngre dolli nji gotë ujë të pastër:
-Mir’se erdhe, Zeqir Lushaj, djal’ i rrallë!
…!
-Nga Tirana, Maj 2014-
_________________
LAMTUMIRË AMERIKË
-Amanet, vëllazen t’mergimit,
Ta këndojmë bashk kangën e kthimit…-
Nga Zeqir Lushaj
-Te Ura e Xh. Washingtonit. (Zeqir e Sabrie Lushaj, Maj 2014).
Lamtumirë Tokë e Premtuar,
(Siç t’paç thanë: -Mirë se të gjeta!)
Krenarisht i shterngojmë duart:
-Lamtumirë per sa t’jetë jeta!*
…!
Tash po nisna per At’Dhe,
(Jetë rrencake…- Eja-Ik!),
Një tufë lule në Atllantik.
…!
----------------
* Këtë rrjesht e kam huazuar nga Gj. Fishta
-