Përjetësi » Lushaj
Tahir Bezhani: Stuhi përmallimi
E premte, 10.12.2021, 09:05 PM
Tahir Bezhani:
Homazh në njëmujorin e ikjes nga mesi jonë i
poetit të mirënjohur tropojan, z. Zeqir Lushaj.
Fotoja
e mbramë me mikun tim, poetin Zeqir Lushaj, fillimtetor, 2021, Gjakovë
STUHI
PËRMALLIMI...
(Zeqir
Lushajt, poetit të Malësisë së Gjakovës)
Nga
Shëngjini në drejtim të Valbonës
Fryjnë
erëra të tërbuara
Valët
e detit kanë marrë dallgë
Ndrydhin
dhimbjen ofshamave
Një
lot shpirti rri i heshtur, porsi plagë
Qan
Valbona me dhimbje pa ndalë
Këngët
janë ngrirë në vaje përmallimi
Mall
ndjen shkëmbi, bari e mali
Për
poetin që i puthte në lule t‘ballit
Në
pejza te shpirti
I
mbante deri në Amerikë
Zemra
gjak i pikonte kur thurte vargje
E
atje lart te Shkallët e Grisë
Përgjithmonë
iu ngri shikimi
Te
Blini e shtroi shtratin
E
pushimit në përjetësi
Me
krenari babën e thirri:
Ku
je o Sadik Selmani i Grisë
Eja
së bashku kohërat t’i pleqërojmë
Këmbëkryq
ulur n’postajë të dhisë
Ashtu
siç na mësoi Leka i Malësisë
Tash
Stuhi
malli gulçon pa pushim
Atyre
shpateve të Grisë...
Dhjetor, 2021