Përjetësi » Lushaj
Fritz Radovani: E kush beson se ike?!
E merkure, 08.12.2021, 10:40 PM
E KUSH BESON SE IKE ?!
Nga
Fritz RADOVANI
ASKUSH
! Po bahet një muej plot pa Ty, o Zeqir Lushaj! E pabesueshme!
Prania
Yte per të gjithë ne ishte e padiskutueshme. Ku nuk ishte Emni Yt?!
Ku
nuk ishte fjala e ambel e Ytja o Zeqir? Ku nuk ishte këshilla e Mikut tonë?
E
ku, mungonte mendimi dashamirës i Yti o Mik i shtrenjtë? Po ku nuk gjindeshin
vargjet Tua, aq joshëse e bujare o Fisnik, i Bjeshkve tona aq të bukra e
burrnore?
Të
kerkova, të dergova mesazh… Por, kot! Nuk kuptova asgja! Asnjë pergjegje!
Plot
një muej që nuk e kuptojmë as sot mungesen Tande o Zeqir Lushaj!
Perditë
të kam kujtue e më duket se Ti, m’ ke kuptue ma mirë o Mik i shtrenjt!
Asht
buzqeshja Yte që, nuk na lejon me harrue asgja të mirë të karakterit Tand!
Prej
buzve Tua të sheqerosuna veç fjalë t’ ambla rrjellën si Valbona! E ambelsia e
Vargjeve Tua bujare shperthei si dikur motit dashunia per Mikun e Madh t’
Kombit!
E
cilin nuk kujtove Ti o Zeqir Lushaj, n’ ato ditë të bukra të Nandorit të
Flamurit?!
Cili
nuk ishte i pranishem tek sofra Yte: Gjergji, Luigji apo Ati i Lahutës s’ Ate?!
O,
jo jo, nder mendimet Tua nuk gjej mangut Burra që me shpatë e penë Ata, kanë ba
Historinë e lavdishme t’ Atyne Bjeshkve t’ Nêmuna… Ku Ti, u leve, dhe u rrite.
E
kur në Shkoder u nise, kurr porosinë e Nanës Maleve nuk e harrove o Bir’ i
denjë!
Me
Té n’ krahnor udhtove e nder banka të shkolles e rroke fort per parzem.
I
rrethuem prej Kirit e Drinit, i këndove Bunës e Rozafës sonë, si t’ ishte Djali
Saj!
Shiroka t’ priti e të percolli si Mik i shtrenjt’ i
emi… O Burr’ i Grisë kreshnike!
E
as nepërmend nuk më shkonte se nuk do të shof ma buzqeshjen Tande...
E,
prap, një shpresë më mban! Zeqir Lushaj asht prap nder Zemrat Shqiptare!
E
buzqeshja Yte nen ato thinja, do t’ jetë sa t’ jetë jeta: E Paharrueshme per të
gjithë ne, e freskët, e kandëshme, joshëse, e dashtun, ashtu si ishte Ti, o
Zeqir Lushaj!
Melbourne,
7 Dhjetor 2021.