Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Njeriu… dhe Njerëzorja
E premte, 24.12.2021, 08:58 PM
Me miqtë e mi amerikanë
NJERIU…dhe NJERËZORJA
-Ekskluzivisht për ZSh-në, nga redaktori ynë në Nj, USA- Zeqir Lushaj
Parathënie për lexuesin e ZSh-së
-Sonte
është 24 dhjetori, nata e shenjtë e
Krishtlindjeve dhe sot java, nata e Vitit të Ri. Qofshin të bekuara këto ditë
të shenjëta që ne i quajmë permbledhtazi: Festat e fundvitit. Në këtë natë te
Madhe do përcjell per ju të dashur e të rrespektuar lexues të ZemraShqiptare,
disa skica-portrete me personazhe krejt amerikanë. –A e dini pse e bëra këtë
punë?
Sepse,
shpesh edhe ne gazetarët jemi të padrejtë. Ja, per shembull, vet unë autori i
këtij shkrimi, në fillim të vitit që po na vjen mbushi plot 15 vjet në Amerikë.
Edhe me punë tash 15 vite, që nga shtatori i 1998 e deri sot, edhe vet edhe
gruaja ime Sabrieja, jemi në të njëjten store (dyqan) të kompanisë së njohur
A%P. Me këta njerëz të mirë, shpesh edhe të mrekullueshem, punojmë e jetojmë,
ndajmë të mirën e keqen si i thonë fjalës. Sigurisht që me punen dhe djersen
tonë, por ama në fund të fundit në asnjë mënyrë nuk duhet të harrojme se “hajmë
bukën e Amerikës”. Andaj edhe i kemi jo pak borxhe asaj. Dashuria e malli per
atdheun, shpesh na bën të harrojmë se ku jemi, e se ku i kemi kokën e këmbët .
E
pra, ato i kemi këtu, por shpirtin gjithnjë atje, në ato bjeshkë e deri në buzë
deteve Adriatik e Jon ku na fali Zoti. Ky shkrim pra, është edhe si njëfarë
borxhi moral për keta njerëz që na duan dhe i duam, na respektojnë e i
respektojmë, paçka se, jo e gjithë bota mund të jetë -Shqipëri e jo të gjithë
njerëzit e kësaj bote - shqiptarë!
Veçse
mbi ketë tokë të Zotit, Njeriu …dhe Njerëzorja, duhet të jenë Një-
-------------------
1. Telefonata e parë…
…Kish ditë që e
shihja të punonte në repartin e mishit… Dukej korrekt e shumë i sjellshem, por mua,
se si me dukej ai burr, shumë i vjetër. Mbas disa ditesh, tek po bisedoja me
zotri Xhanin (John), ose “Presidentin” e Unionit, (është manaxher i
departamentit të mishit por edhe perfaqesues i Unionit në storen tonë A&P
nr 618 Nj), me këtë që shihni në foton lart, e pyeta se: -pse e ke marrë në
punë këtë burr të vjeter e jo ndonjë djal të ri? Ai, buzeqeshi dhe nuk më dha
ndonjë përgjigje edhe per faktin se ishim në levizje e sipër…
Një ditë tjetër, më
ndaloi në koridore te magazinës dhe me tha se do të më jepte një kafe.
Morem kafet dhe ai,
mu drejtua:
-Ziggy, (kështu e
shqiptojnë amerikanët emrin tim), -Më ke pyetur një ditë per këtë punëtorin që
ka ardhur këto kohët e fundit tek mishi….E di si është puna miku im? Pyetja
jote është e drejtë, por unë per këtë njeri kam obligim tërë jetën.
-Per ç’farë,- e
pyeta unë disi me nxitim?
Ai vazhdoi: -Unë
jam rritur në këtë kompani të madhe e të vjeter të Amerikës, ama, kurr nuk mund
ta harroj se në moshen time 18 vjeçare, maturant në gjimnaz, ky njeri më ka
telefonuar per herë të parë per të ardhur e per të filluar punë në A&P,
punë, ku vazhdoj edhe sot mbas kaq dekadash…!
-Keni simpatin
time, zoti “president”, - i thash dhe vertetë më emocionoi.
E, këtu janë dy
nderimi bashkë:
-Nderimi per at’ që
të telefonoi per herë të parë, është i pandashëm me nderimin per vet punën, që
ju amerikanët e keni organike.
---------------
2. Nusja nga Columbia: Lucy Mejia
E respektoja dhe më
respektonte. Kisha pak afinitet me të, si emigrant por edhe se ajo kish vite që
punonte këtu, në këtë store dhe kish jo vetem njohuri por edhe autoritet. Me
kish thënë që është martuar dhe ka një
djal e një vajzë.
…Ndodhi që, mbas
disa vitesh në punë të përbashkët, po e shihja gjithnjë e më shumë me një djal
i cili, edhe ai kish ardhur me punë në A&P. Afiniteti mes tyre po behej
perditë e më i dukshem. Bile , në dhomën e pritjes, ku punëtoret pijnë kafen
ose hanë shpejt e shpejt ndonjë gjë, i shihja ulur jo veç në një tavolinë, por edhe “tuj u shty” me
njëri-tjetrin. Kjo “lojë”, me sa duket, i ra në sy edhe vet Rucit, se ndoshta
po len ndonjë pershtypje jo të mirë. Një ditë, ajo mu drejtue shumë miqësisht:
-Kur të mbaroj
pushimi, të lutem ndalu një minutë mbrapa se kam diçka me ty.
Ashtu u bë dhe unë
u ula përball saj.
-Shiko Zeqir,-
nderhyri ajo disi e skuqur, vertetë e emocionuar. –Unë të kam thënë se jam e
martuar por nuk të kam thënë tjetren se, me burrin që kam patur ka disa kohë që
jemi ndarë. Ashtu erdhen punet dhe s’më mbeti rrugë tjeter.Ti e sheh dhe e
kupton se unë sot jam perfshirë në një
mardhenie të re, me Carlos Mejia. E duam njeri-tjetrin dhe mendojmë seriozisht
të jetojmë bashkë…
-E ndjeva si detyrë
të ta them që ti, të mos mendosh keq per mua, per mua që më don si motren
tënde, o miku im.
Të ju them të
vërteten, të nderuar lexues, jo se nuk e njoh ndoshta mirë boten femrore, por,
këtu edhe unë u gjeta diçka si “ngusht”! …E urova per lidhjen e re e i thash se
kurr unë nuk kam menduar keq për Ju, mikja ime Ruci.
E, me veten time u
perpoqa që ta bluaj edhe me thellë këtë koinfindencë të një nusje nga Kolumbia!
Pse ajo të ndjehet si ngusht përpara meje? Pse ajo të më deklarohet, ndoshta
edhe perpara se njerëzve të vet per do “incidente dashurore” të cilat sot, jo
në Ameriken e lirë por gati në gjithë boten nuk janë më “ilegale”?
…E pra, per mua, si
në rastin konkret, ky nuk mund të quhet ndryshe veçse; - nderi i një femre.
Me kujtohet ky
detaj që e shkrova sot, perditë kur kryqzohem me Rucin në rrugicat e
supermarketit si dhe sa herë e takoj të
shoqin Karlosin,(ai tani është në një punë tjetër), i cili kurr nuk kalon pa më
përshëndetur miqsisht. Kan një djal në moshen 6 vjeçare dhe me sa duket kalojnë
të lumtur.
----------------------
3. Kolonel Hulio
…Ky, është një nga
miqt e mi të ngusht në jetën amerikane. E shihni si duket, si Robin Hut!! E kam
koleg tash 7-8 vjet. Eshte vertetë fantastik. Shtetas amerikan me qendrim
politik nga Kuba e Kastros. Unë e therras Kolonel Hulio! Bile, tani, si me
shaka keshtu e thërret gjithë storia, dyqani ku punojmë. (Fjala “dyqan” në
shqip të jep iden e një gjëje të vogël, por ky dyqani ynë këtu është më I madh
se pallati i kulutrës në Tiranë dhe ka mbi 100 punetorë dhe një parking sa
sheshi “Skenderbej”).
Bota e mikut tim
Hulio, është ushtria, armet, agjenturat si dhe shtypi. Gazmor, shumë pedant në
paraqitje e komunikim, i mbajtur me kujdes sa nuk jep mbi 60 vjeç, kur para pak
ditësh hyri për të 70-ën. Ka qenë në luftë në Angola me forcat ndërkombëtare
rreth 5 vjet. Edhe në Rusi ka sherbyer në ushtri jo pak vite. Jo veç e pranon
perfshirjen në veprimtari agjenturore në Kubë, SHBA e Rusi, por e ka edhe si
krenari. Kastron e akuzon rëndë. Siç thotë Hulio, ai është agjenti nr 1 i vet
amerikaneve per të bërë e për të patur ishullin të vetin.
…Ka qenë mik i
ngusht i Nenës Tereza. E ka takuar tre herë. Ka foto e dhurata prej saj. Por ,
-aaah, bën Hulio! –Më mbeten fotot atje, në Kubë kur u arratisa. Vetem rrobat e
trupit, s’mund të merrja gjë tjeter. Aaah!
Pasjoni i tij i
pashkoqur është gazetaria. Per këtë me flet perdite dhe me tregon punimet. Ia
kam dhënë 6 lbrat e mi si dhuratë, dhe me thotë shpesh se kjo është një ndër
dhurata më të çmuara që ka.
-Eshtë dhuratë e
mirë dhe nga një mik shumë i mirë, -më bën qefin mua kolonel Hulio!
Dhe vertetë e kam
mik shumë të mirë at’ njeri… At’ ditë që ndoshta nuk e takoj, e ndjej se më
mungon diçka. Më mban gjallë edhe në situata krejt të luhatshme të humorit të
cilat i kalon pak a shumë çdo njeri e sidomos në kurbet ato janë edhe më te
dukshme.
…Heeej! –Pershëndetje
kolonel Hulio! –Gëzuar këto Krishtlindje si dhe vitin e ri 2013.
--------------------
4. SHOKU IM, BECI
Në këto 4
skica-portret të vogla, e ka vendin e tij edhe ky djal i ri. Ky është shoku im
Beci. E unë, nuk po shkruaj se Beci është shoku im, por per një diçka tjeter.
Këto krishtlindje do të jenë të paharruara per Becin si nxenës i vitit të tretë
në gjimnazin e Cliffside Park. Diten e mërkurë, pra, pasnesër, një ditë
mbas-kristmas, Beci per herë të parë fillon punen përkrah dajos, në
supermarket. Krahas shkollës ai ka zgjedhur që edhe të punoj ngapak që tani e
tutje, siç thotë si me shaka ai “të mos ju kërkoj më para prindërve”!
Beci është një djal
shumë i mirë, shumë inteligjent dhe i sjellshem, është një amerikan shembullor.
Tani që Beci po fillon punë, me sjell në kujtesë javën e parë të gushtit të
vitit 1999, kur në moshen dy-vjeçare e mora per herë të parë përdore dhe u
futëm në aeroportin e Rinasit, per të marrë rrugën e kurbetit per në dheun e
largët por të andërrave të mëdha, per në Amerikë.
-Punë të mbarë i
dashur Besfort (Beci) Ymaj dhe rruga të qoftë e hapur per lartësi e vepra të
reja në jetën tende, që në një farë mënyre, po e hedh sot hapin e parë …
Puna i çel të
gjitha shtigjet e jetës. Keshtu qofte edhe per shokun (neser e tutje edhe
kolegun) tim Beci!
-------------------------
(Ekskluzivisht
për ZSh-në, nga NJ USA, nata e Krishtlindjeve, 2012)