E merkure, 09.10.2024, 10:30 AM (GMT+1)

Përjetësi » Lushaj

Zeqir Lushaj: Fjala mbi tel…

E merkure, 09.11.2022, 08:58 PM


Cikël me tekste këngësh nga libri “Fjala mbi tel…” i  autorit Zeqir Lushaj, botuar në “Kristalina KH”, Tiranë 2009.

N’GOJE FISHEKUN E DON ALLTIJA

– Heroit të Popullit, Isa Boletini –

Teksti: Zeqir Lushaj

Kendojnë: Dida-Çela-Kovaçi

Ty Kosovë, t’njeh historia,

Djemtë e Tu, me dy alltija,

Me t’ruejt nderin edhe prakun,

T’kan falë jetën edhe gjakun,

Mitrovica asht djepi i trimit,

Heroit t’popullit, Isë Boletinit.

Ka dhanë prova, ku jep burri,

Kur u ngrit në Vlorë Flamuri,

Me 300 djem Kosovarë,

Garda e parë, me kapuçë t’bardhë,

Për me i dal, Ai zot vatanit,

Shkoi përkrah Ismal Qemalit.

I pat thanë Ministri n’Londër:

– Isa Beg, – të çarmatosëm!

– Jo, ministër, jo qebesa,

S’çarmatosna sa t’jetë jeta

Për me ruejt nderin e lokës,

Dy allti, ja kam ngjeshë shokës.

Me allti në pllambë të dorës,

Ndiej dy fjalë prej tan’ Kosovës:

– Kurr s’kem lypë ç’ka s’na takon,

Trolli i t’parëve kot s’na shkon,

As se shesim, as kujt s’ja lamë,

Për pa u djegë, pa u shkri të tanë.

Me shtatë mashkuj t’gjakut Tij,

E vranë Isën n’pabesi,

Me dy djem, dy nipa t’vet,

I lanë t’vramë 28-të.

Gjaku i’Isës, kombit i thërret,

Ju çon brezave amanet,

– Der’ sa t’jetë e gjallë tradhtia,

N’gojë fishekun e don alltija!!

NANË TEREZA, NANA E GLOBIT!

Teksti: Zeqir Lushaj

Këndojnë: Dida-Çela-Kovaçi

Nanë Tereza, Nana e Globit,

Dora e saj si dora e Zotit.

Zemrën t’bardhë si bjeshkët tona,

Shpirtin t’madh, sa Fushë-Kosova.

Mbushë besim e krenari,

Pshtoj nga vdekja mijëra fëmijë.

Ju dha jetë e dritë në faqe,

Çmimin “Nobel” mban për paqe.

Nanë Tereza s’asht n’Kalkutë,

Shpirti i Saj kudo asht futë,

Asht me t’smurtë nëpër spitale,

Me t’pa strehët në rrugë të madhe.

Gonxhja Jonë, simbol i jetës,

Shpija e zemrës, për t’vobekët,

Jeta e Saj, nuk don komente,

I thonë: – Nanë! Pesë kontinente!

AH, SERBI, MOJ SHTRIGE E VJETER

Teksti: Zeqir Lushaj

Kendon: Bajrush Doda

Aaah, Serbi, moj shtrigë e vjetër,

Mbi Kosovën, ç’ka do t’bash tjetër?

Lidhë me pranga i thue; “Mos luej”,

N’shpinë e vet, i thue “je i huej”!,

Brez mbas brezi, babë e djalë,

Janë fajtorë, se janë shqiptarë.

Kur Kosovën e mbulon gjaku,

Festë të madhe ka Beogradi,

Bajonetat numrojnë votat,

Beogradi cakrojnë gotat,

Kushtetutën e Sllobodanit,

Miratojnë zinxhirtë e tankut.

Nuk harruen Krajlit me i’thanë:

– Ec përpara deri n’Tiranë,

Sllobodan te plaçin sytë,

Sa mbrapsht kalit i ke hype:

-Mos e shih Tiranën andërr,

Je i ri t’qet buza tamël.

Me ja prek qiellin Shqiprisë,

Rrufe t’madhe i lshon Sërbisë,

Ktu, t’gradojmë barut e hekur,

Gjeneral i ushtrisë vdekur.

Oooi, Serbi, po t’flet shqiptari:

– Ki kujdes,larg duart nga zjarri!!

VEÇ BASHKIMI, ASHT’ FORCA E KOMBIT

Teksti: Zeqir Lushaj

Kan shkrue shekujt në gurët e trollit,

Veç bashkimi asht forca e kombit.

Kështu tha n’Lezhë Shpata e Skënderit,

E tha n’Kosovë Lidhja e Prizrenit.

E tha Vlora e Korça plakë,

E tha Drenica, n’tym e flakë ,

Prej Çamrisë, n’Alpet me borë,

Bashkim thonë, vllaznit dëshmorë!

Fundi i shekullit të 20-të,

Na jep zemër,na ngjallë shpresë,

Gjithë shqiptarët, me një qëllim,

Kem’ të drejtë t’kërkojmë bashkim.

E dom kufinin ku e lan’ t’parët,

T’hyjmë n’Europë, të barbartë!

Si ka hije Europës Bashkueme,

Albania e përgjysmueme.

Mbi Ballkan vuejtjet do t’sosin.

Veç kur popujt t’vetvendosin.

Nuk dom luftë,dom vetëm paqë,

E kem bashkimin – aspiratë.

FLAKE E KUQE, ASHT’ DHEZE GJAKOVA

– Kushtuar aksionit të parë me armë, të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Aksionit të Gjakovës –

Teksti: Zeqir Lushaj

Kendojnë: Ibrahim Muça e Islam Mustafa

Porta e Lartë, me n’krye Sulltanin,

Mehmet Pashës, ja dhan’ fermanin,

Grada e pare, sa t’mujsh me çue,

Veç shqiptarët , Ti, me na i’shtrue!

Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova,

Për dritarje zgjatet kova,

– Aman bre, trima shqiptarë,

Një kovë uji me e ndrrrue me ar.

Col Delia i Geghysenit,

Pushkë e parë e Lidhjes Prizerenit,

Mbi krahë t’shokve, mbi havli,

Për dritarje ,mrenda ka hi,

Tuj vikat, tuj këndue,si n’dasëm,

N’i vend t’keq e ka gjetë Pashën,

Ballëpërballë,marshallit t’mbretit,

Col Delia i Geghysenit,

Tash sa vjet more osmanli,

Vorre krajlash jena ngi,

Plavë–Gucia , janë shqiptare,

Nuk i lshojmë për pa dalë fare.

Mos ban nder me tokë të huej

Ç’ka u pat gjetë tri herë në Krujë?

Mos harro, pse u banë shumë vjet,

Skënderbeu asht gjallë apet.

Kush t‘na ngucin, kush t’na prekin,

Kush mbas krahve,n’besë t’na presin,

Amanet, t’parët na e kan lanë:

Zjëm me e djegë, barut me i dhanë.

VELLEZERIT “GERVALLA”

Teksti: Zeqir Lushaj

Këndon: Sadik Krasniqi

N’qiell t’Kosovës, mbush me kushtrim,

Shkojne tri shqipe fluturim,

Roje i bajnë natën dhe ditën,

N’shpirt të popullit nuk mund t’vriten,

Jan ba Nja, me diell e hanë,

Tuj dhanë dritë Kosovës-Nanë!

Si furtunë, me gjoks përpara,

Shqipe e parë, Isuf Gërvalla,

Si vetima qe t’nxjerr syte,

Vllau Bardhoshi, shqipe e dytë,

Si rrufe, që kall dhe shkrepa,

Shqipe e tretë asht Kadri Zeka .

Tash sa breza në luftë Kosova,

Ma shume gjak se shi ndër votra,

Kurr gazepi nuk ju nda,

Gjaku-uji, (jo!) nuk ju ba’,

Kur ndokush tha se: – Harroj!,

Brezi i Ri, veten tregoi.

Faqezeza, UDB-e,

Na i vret djalt, na i len mbi dhe’,

Tri javë, t’vdekun, n’Gjermani,

Nuk lejojnë me i pru në shpi,

Tre flamuj ju rrijnë te koka,

N’vend të Nanës po i qan Bota!

Isuf Gërvallë!!

Isuf Gërvallë, kurr s’tu dridh dora,

Qemal Stafë, po t’thirrë Kosova,

Mic Sokola, kah trimënia,

Krahtë e Tu, Bardhi e Kadria,

Krejt shqiptarët, rreth shtatë milionë,

Gjaku i djemve n’kambë i çon.

Vllaznit Frashni, ju çojnë fjalë,

-Mos mërziti,-o Gërvallë!

100 vjet mbas luftash tona,

Me nderim na priti Lokja,

Krah për krah, midis Tiranës,

Eshtnat tonë, tu djepi i Nanës!

Ka me ardhë e bardha ditë,

Mbarë Kosova – Republikë,

Plot nderim me lule e kangë,

Ju ban vend në tokën nanë,

Jem shqiptarë,na tërheq praku,

Për Lirinë, qoftë hallall gjaku!

DJEM T’KOSOVËS-LAVDI PAÇI!

– Kushtuar legjendës kosovare, Adem Demaçi –

Teksti: Zeqir Lushaj

Këndon: Grupi folklorik Hajvalia

Djem t’Kosovës, – Lavdi paçi!

Balli i juej, Adem Demaçi.

Pse shkrimtari e tha t’vërtetën,

N’burgjet serbe e kaloj jetën.

N’burgje t’errta, 30-vjet,

Pa dritë të syve Baca mbet!

Tuj lyp t’drejta e barazi,

Jeta e trimit kaloi n’qeli,

Thrret Kosova,Adem,he burrë!

Emni Yt, asht ba flamur!

Jeta Jote i tregoi Botës.

Ka MANDELE , në mes t’Europës!

Mbushe Kosova krenari,

I ka Demaçat shpi për shpi,

Kurrë s’ka morte Dardania,

Do t’fitojë demokracia,

Ka me ardhë dita e mbarë,

Për bashkimin gjith-kombëtar !

KUR PO DEL ÇIKË ME SHETITË…

Teksti: Zeqir Lushaj

Këndon: Prek Vukaj

Kur po del çikë me shëtitë,

po merr rruga tjetër dritë.

Trupi yt, si lis zabeli,

ç’ka me ba, moj Unë i mjeri?

Hije t’ka fustan i hollë,

fytyra Jote – lulemollë!

Kaçurrela, flokte mbi supe,

kadal çikë, se mendt m’i hupe.

Ma kadal, moj lulja e bardhë,

kam shumë ditë, mrapa tuj t’ardhë!

Me t’i thanë dy fjalë përngat,

lum kush blen për Ty sahat.

Me t’i thanë dy fjalë ndërsy,

lum kush blen unazë për Ty.

Moj kojshia, e Lagjes Vjetër:

-t’marrsha Unë, (jo) kërkush tjetër!

PUSHKA E PENDA, BASHKE GJITHMONE

– Mësuesit patriot, Sali Morina –

Teksti: Zeqir Lushaj

Kendojnë: Brahim Muça - Islam Mustafa

Siç i ndrit malet rrufeja,

I ndriti zemrat ABC-ja.

Tuj luftue për ditë ma t’mira,

Jetën shkriu Sali Morina.

Gjuhës Shqipe, si kristali,

Mësuesi ynë gjithçka ja fali,

Janë shumë shkolla në Shqipëri,

Që e nderojnë emrin e Tij,

Prej Tiranës historike,

Mësuesi i parë i gjuhës shqipe,

Plot me mall po vjen në k’to anë,

Drejtor shkolle n’Gjakovën Nanë.

Shumë heronj e heroina,

Nxansa t’mësuesit Sali Morina.

Tuj përhap popullit dritën,

Nxanëse e pati Shotë Galicën,

Asim Vokshin e Hajdar Dushin,

I pat msue qysh me ngrit grushtin.

Tuj luftue, Ai për vatan,

Sekretar, i Bacës Bajram.

Për lirinë e Kombit tonë,

Pushka e Penda bashkë gjithmonë.

Emri i msuesit kurrë s’harrohet,

Brez mbas brezi, do t’kujtohet!!

JETE TE GJATE, FLAMUR E SHQIPE

Teksti: Zeqir Lushaj

Këndon: Grupi Dita e Arbërit

Në ballë të Arbrit ndritë përjetë,

Data e kuqe njëzetetetë (28),

E Nëntorit të histories,

Dita e madhe, e Pamvarësisë,

Shumë nderim, gjithmonë kësaj dite,

Jetë të gjatë, Flamur e Shqipe.

Ooo…Flamuri i Atdheut,

Prush, i zemrës së Skënderbeut.

Kur t’valvite, Ty flladi i malit,

Shohim dorën e Ismail Qemalit,

Vetimë, penda e Naimit,

Flakë, naganti i Boletinit.

Gjithë shqiptartë – zemërliri

Nëpër breza t’majtën n’gji,

Zemrat gjakun ta kanë dhanë,

Hallall Shqipes, gjithë tuj thane,

I lidh brezat, besa e burrit,

Na lidh puthja, n’palë t’Flamurit.

Ooo… Flamur, o nderi i prakut,

Çmimi yt, asht çmimi i gjakut,

Mbi lahutë e n’djep të fmijës,

Je, simbol i shqiptarisë,

Veç një gjak, na rrjedh ndër vena,

Gjaku i shqipes me dy krena.

SHTYLLA E KANGËS, ASHT’ DERVISH SHAQA

Teksti: Zeqir Lushaj

Kendojnë: Dida-Çela-Kovaçi

N’oda burrash me sharki n’dorë,

Dervish Shaqen kujtojmë gjithmonë,

Shkamb Kosove lind për kangë,

Kombit tonë shumë i ka dhanë.

Kur ja ngucën Kosovë – Nanën,

Kur kan dashtë me ja vra kangën,

Lamtumirë, vllazën e thmi,

Asht kthye zemra asht ba sharki.

Hajde t’këndojmë si ka këndue Baca,

Shtylla e kangës asht Dervish Shaqa,

60 vjet shakrinë se lëshoi,

Zemra digju e goja i këndoi.

Hije i pat, në dorë sharkia,

Në çdo perde, historia.

O kreshniku kosovar,

Shembull je për çdo këngëtar,

Si n’Shqipëri edhe n’Kosovë,

Baca këndon në zemrën tonë,

Do t’ia ruejmë kangën gjithmonë.

DJEPI N’HAS, VORRI N’PRISHTINË

  Pjetër Bogdani, një vigan i kombit shqiptar 

Teksti: Zeqir Lushaj

Kendojnë: Dida, Çela, Kovaçi

Një vigan t’kombit shqiptar,

Mburret Kuksi që e ka djalë,

Burrit t’madh, kurr si hup zani,

Mësuesit tonë, Pjeter Bogdani,

300 vjet ja ruejnë lavdinë,

Djepi n’Has, e vorri n’Prishtinë.

Si shkrimtar i shqipes s’vjetër,

Mendimtar, me shpatë e letër,

Filozofi e historiani,

Nder të madh kombit i bani,

Vepra e Tij me rreze drite,

Gur themeli i gjuhës shqipe.

Këtij kreshniku, t’ bjeshkëve tona,

Doktoratën, ja njofti Rroma,

Gjithçka shkriu, Ai, për gjuhë dhe tokë,

Mendimtar, me famë n’Europë,

Ja dha koha, çmimin trimit,

Skënderbe, i fushës mendimit.

Tu rritet ndera e tu rritet nami,

Paç lavdi, o Pjetër Bogdani,

Vepra jote, plot kulturë,

Nëpër shekuj vjen flamur,

Kush për kombin, jetën e shkri,

Do t’i këndojnë, brezat lavdi.

NJË KANGË – KUJTIM

– Kushtuar Artistes së Merituar, çikës së Dragobisë, Fatime Sokoli –

Teksti: Zeqir Lushaj

Kendojnë: Ibrahim Muça e Agim Osmani

Moj Tropojë , moj kështjellë e lashtë,

Djemt e çikat shumë t’kan dashtë,

Kush me pushkë, a çifteli,

Tan’ kan ba diçka për Ty.

Shumë i këndoi lavdi këtij trolli,

Çika jonë, Fatime Sokoli.

Kush na i ngriti zemrat peshë,

Kush e çoi zanin në bjeshkë,

Kush i këndojë punës e trimërisë,

Sikur Çika e Dragobisë?

Kangët e zemrës gjatë gjithë kohës,

Shqiprisë – Nanë, edhe Kosovës.

Kur kndon Ti motra Fatime,

Bjeshkët e nalta bien n’mendime,

Shotë Galica e lue kapuçin,

Thrret Asimin e Hajdar Dushin,

Mic Sokoli e thërret Malësinë,

Bacë Bajrami e ngjesh alltinë.

Vitet shkojnë e malli shtohet,

Vepra Jote kurr s’harrohet.

Zani yt, vetëm do t’rritet,

Jetë asht vepra jo veç vitet,

Shkove e re, por, plot nderim,

Po ta kndojmë një kangë – kujtim.

ÇIKË HASJANE…

Teksti: Zeqir Lushaj

Kendojnë: Perparim Brati, Hamit Kastrati

Si fllad bjeshke në çetina,

çikë hasjane je ma e mira.

Kush po t’sheh çudi po ban,

për sytë ty bash si filxhan.

Po e man veten si bostan,

je e mirë, nuk kie ç’ka ban.

Floktë e tua janë açik,

si gojfili në Pashtrik.

Fytyra jote si hana plot,

po t’i thom çikë dy fjalë sot.

M’doket nata 100 sahat,

me dalë n’punë e me t’pas ngat!

Ne’ foltë kush ndoj fjalë për Ty,

çikë pashë besën dert mos ki…

Rueju pak moj dallëndyshë,

syni i keq asht dro me t’prishë!!

I NDRITI ZEMRAT ABC-ja

– Mësuesit patriot, Sali Morina –

Teksti: Zeqir Lushaj

Kendojnë: Ibrahim Muça e Islam Mustafa

Siç i ndrit malet rrufeja,

I ndriti zemrat ABC-ja.

Tuj luftue për dite ma t’mira,

Jetën shkriu Sali Morina.

Gjuhës Shqipe, si kristali,

Mësuesi ynë gjithçka ja fali,

Janë shumë shkolla në Shqipëri,

Që e nderojnë emrin e Tij,

Prej Tiranës historike,

Mësuesi i parë i gjuhës shqipe,

Plot me mall po vjen në k’to anë,

Drejtor shkolle n’Gjakovën Nanë.

Shume heroj e heroina,

Nxansa t’msuesit Sali Morina.

Tuj përhap popullit dritën,

Nxanëse e pati Shotë Galicën,

Asim Vokshin e Hajdar Dushin,

I pat msue qysh me ngrit grushtin.

Tuj luftue, Ai për vatan,

Sekretar, i Bacës Bajram.

Për lirinë e Kombit tonë,

Pushka e Penda bashkë gjithmonë.

Emri i msuesit kurrë s’harrohet,

N’gjenerata do t’kujtohet!!

PËRJETËSISHT, DORËN N’FLAMUR

– Ditës së Pavarësisë Kombëtare, 28 Nëntorit –

Teksti:  Zeqir Lushaj

Kendojnë: P. Brati e H. Kastrati

Ismail Qemali i urti burrë,

Përjetsisht dorën n’flamur,

Atë Nëntor që ish i Dyti,

Kastriotin e përtriti.

Plaku i Vlorës me mjekër t’bardhë,

– Prej Kosovës kush na ka ardhë?

300 pushkë, përnjëherë janë thur,

Gardh ju banë shqipes n’flamur.

Asht në Vlorë e gjithë Shqipëria,

Asht Prizreni e asht Çamëria,

Krujë, Gjakovë, me troje t’lashta,

Këtu janë Shkodra e Gjirokastra.

O Flamuri, kuq e zi!

Lum asht derdh gjaku për Ty,

Je i shtrenjtë ashtu si jeta,

Shqipja ecë me krahtë e veta.

Me dy krena e kena Shqipen,

Syrin çel natën dhe ditën,

Për Flamur e për at’dhe,

N’qiell të saj thyen çdo rrufe!



(Vota: 20 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora