Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Një pasqyrë për të parë vetveten
E enjte, 09.11.2023, 09:05 PM
Flas sinqerisht
Para
disa vjetësh, po rrija e bëja bisedë me një burrë të mirënjohur të Shqipërisë e
Kosovës, këngëtarin Dervish Shaqa. Në mes tjerash, Dervishi, që fiste ngaalë
por me shum mend, më tha:
Një
pasqyrë e vogël xhepi ban 1 lek. Nuk ka gjë ma të lirë për njeriun. Është e
vogël e banë lirë, por është shumë e madhe e duhet të paguhet shumë shtrenjt.
Nuk ka gja ma mirë se sa të shohësh vetveten. Mjer ai që nuk e sheh e nuk e
njeh vehten e tij!
Sa
shpesh m’u ka kujtua këto muajt e fundit kjo thënie e Bacës Devish. Sepse,
erdhi ajo ditë që na duket të gjithëve se jemi bërë të mençur. Jemi bërë të gjithë politianë, filozofë, juristë, gazetarë, diplomatë;
shkurt jemi bërë ‘’ekspertë’’ të gjithçkaje e të gjithkujt. Ashtu qoftë, se do
të ishte gë e madhe. Veçse, populli na kujton: ‘Ti aga e unë aga/, po
gomarin kush na e mba’?
Për
hir të së vërtetës, duhet thënë, po jetojmë kohë llafesh të pafund. E kam
dashur dhe ushtruar shumë vite veprimtarinë politike-shoqërore, veçse të flas
sinqerisht, tani sikur më ka dalë krej prej qejfit. Pse do thoni? Sepse është
bërë edhe politika më keq se tifosllëku i sëmurë në sport, e për disa – edhe
pazar i turpshëm.
Më
kujtohet edhe një fjalë e të famshmit Loro Biriçi, fjalë që ma ka thënë disa
herë. - Zanati im asht i vështirë se, hiqen sikur e dijnë të gjithë, që nga
atje lart (nënkupto: Qeveria), deri tek ai i cili më lustron këpucët çdo
ditë...Po, po! Edhe lustraxhia përditë më thotë: Profesor, heqë filanin, e fute
filanin në kombëtare...!
(....)
Polemikë, pa hierarki
partiake
Ooo,
ti, që të kemi zgjedhur për drejtues e jo për sundues!
Të
pyes: a je ne vete: A sheh me sy? Gjeje bre, një pasqyrë për të parë vetveten.
Më vjen zor, por dua të ta kujtoj atë
thënien e vjetër: ‘Shtëpia digjet, e...’. Demokratizohu he burrë (a grua
qofsh) se pasha besën, po të ishte gjë e keqe, nuk të themi. Ktheje një herë
nga vetja demokracinë. Jeto bre një herë si populli se veç do të fitosh; mos i
quaj humbje vilën, makinat, rrogën ‘për merita të veçanta’, postin, etj.etj, se
nuk janë të tuat.Populli t’i ka dhënë.
OOO
i privilegjuar! Po flas, e po mendoj veç për ty. Se, e di mirë, asgjë nga ato
që do të lësh ti, nuk do t’i marr unë. Jam fatlum që nuk u persekutova, por
edhe që as kam patur as më ka ofruar kush pushtet e privilegje. Se, ndoshta,
edhe unë do të isha ‘prishur’. Nuk mund të them, se në ato pozita, do të
isha më i mirë se ti...!
Është trimëri jo e vogë l të fitosh mbi të tjerët, por është trimëri shumë më e madhe të fitosh mbi vetveten. (21 shkurt 1991). *
(Nga libri i Zeqir
Lushajt: DYQANI I MENDJES – Publicistikë,
shkëputëm këto dy dromca, në shej kujtimi, në dyvjetorin e shkurarjes në
amshim të autorit, i cili ndrroi jetë më 10 nëntor 2021. Ndjesë e dritë
pastë!).
Adil FETAHU
___________
Lexoni edhe: