Tahir Bezhani: Rrëfim për bacën Smajl...
Ishte ditë e diell me shi. Ditë pushimi. Nga lodhjet e përditshme, trupi i ishte ngjitur për shtratin e fjetjes. Bënte të ngrihej, nuk e dëgjonte trupi i shkapërderdhur . Edhe qepallat i dukeshin të renda kur lëviznin në ritmin e tyre. Në oborr dëgjonte ushtimën e shiut dhe erën që përplaste furishëm piklat e shiut në xhamat e dritares...


























