Kulturë
Timo Mërkuri: Kur miqësia bëhet muzë
E hene, 28.10.2024, 07:53 PM
KUR MIQËSIA BËHET MUZË
Intimiteti
artistik në poezinë “Tavani yt ka ngjyrën e të gjelbërtës” e Luan Ramës
Nga
Timo Mërkuri
Poezia
“Tavani yt ka ngjyrën e të gjelbërtës” nga Luan Rama shpalos momentet e
introspeksionit dhe të trishtimit të aktores Yllka Mujo, ku tavani, të cili ajo
i ngul vazhdimisht shikimin, e ulur në divan apo shtrirë në krevat, shfaqet si simbol i zbrazëtisë dhe i kujtimeve të
humbura. Duke marrë shkas nga një pusullë dërguar nga aktorja, e cila i shpreh
një ndjesi vetmie dhe boshësi, poeti Rama e mbush këtë hapësirë me përzierje
ëndrrash, kujtimesh dhe pasionesh, duke krijuar një ndjesi ngrohtësie e meditative. Poezia përçohet si një këngë e
qetë me kitarë, ku tonaliteti intim dhe imazhet e ndjera sjellin ndjesi
ngushëllimi e meditimi, duke e kthyer këtë moment personal në reflektim të
thellë mbi artin dhe ndjenjat njerëzore.
I-Kjo
poezi qysh në leximin e parë ndjehet që është krijuar mbi një bazë realiste,
ndaj duke dashur të kuptoj funksionimin e saj drejt modernitetit simbolik ju
drejtova direkt poetit për tu dhënë dritësimin real disa vargjeve të
mjegulluara nga simbolizmi modernist dhe autori më shpjegoi burimin e disa prej tyre, shpjegim që po e
ndaj me lexuesin, me mendimin se do i shërbejë për ta ndjerë (jo kuptuar) më
mirë poezinë, duke më thënë se: Yllka Mujo shkon shpesh në Paris, të cilin si
frankofone e do dhe e vlerëson si atdheun e dytë, madje merr një trasfuzion
rinor në gjithë qënien e saj. Me Luan Ramën ajo është njohur qysh në rini, kur
shihnin filmat që shfaqeshin në oborin e Kinostudios në Tiranë dhe janë lidhur me miqësi artistësh e adhurim
reciprok. Sa herë që Yllka shkon në Paris, sigurisht që kërkon dhe e takon
Ramën dhe pikërisht këtu zë fill dhe poezia: para 5 vitesh (2019) Yllka shkoi
në Paris dhe si zakonisht, kërkoi të takonte poetin, por mqse nuk e gjeti, i la
një pusullë ku shfaqte një gjendje të trishtuar shpirtërore. Ndjenja miqësore
dhe dëshira për ta ndihmuar miken e tij i dha shtysë talentit poetik të Ramës për
këtë poezi, ndaj më shpjegoi mua (dhe lexuesit) se: a.tavanin e ka parë si një lloj refleksi të jetës së njeriut, sikur
ai sheh udhëtimin jetësor, vitet,
gjurmët, gëzimet dhe vuajtjet. b.i
gjelbërt, sepse kur Yllka mbriti në Paris ishte veshur me një fustan të
gjelbërt dhe dukej sikur mbante lumturinë.c.Përmendja
e “Princit të Vogël” lidhet me faktin se në atë kohë Yllka punonte për vënien e
tij në skenë, ç.përmenden gjethet e
Prevert pasi, ndërsa ngjiteshin në shkallët në Mortmarte, ajo këndonte
frengjisht këngën me vargjet e Prevert “Gjethet e rëna”, një këngë e trishtë
për jetën që shkon, d.Përmendet
“palimpsesti i dehur” pasi jeta e saj ka qenë një shumësi rolesh të ndryshme,
një dehje artristike. e.
vargu”ekrani ku janë ngjizur sytë e tu” se në ekran janë fiksuar filmat që ka
lozur, ku aktorja ka njizur veten përjetësisht, pasi filmi nuk ka vdekje, dhe f. “flladi që të ngre fustanin” është
real, sepse atë ditë me fustanin e gjelbër, ndërsa ecnin në një urë, era që
vinte i lëvizte fustanin dhe ajo mundohej ta mbronte, duke krijuar një situatë
gjimnazistesh që qeshin pa shkas.
Kjo
mbështetje në realitet e poezisë nuk i ul vlerat, përkundrazi, i jep thellësi
dhe fuqi të veçantë, duke nxjerrë në pah ngjitjen e saj artistike drejt një
moderniteti simbolist dhe një universaliteti që përfshin përvojat njerëzore
përtej kohës dhe vendit. Poezia fiton kështu një dimension të ri, ku elementet
reale jo vetëm që nuk kufizojnë asgjë, por shndërrohen në simbole që i japin
një rëndësi të përjetshme, duke theksuar ndjeshmërinë e saj ndaj sfidave dhe
bukurive të jetës njerëzore. Me këtë qasje, poezia arrin një harmonizim mes së
veçantës dhe së përgjithshmes, duke u bërë zëri i përjetshëm i eksperiencave të
përbashkëta njerëzore dhe duke tejkaluar kufijtë individualë për të arritur në
një rezonancë të thellë shpirtërore dhe artistike. E vetmja gjë që bën ky
shtrat real i poezisë është se forcon lidhjen emocionale me lexuesin dhe rit
audiencën e saj.
II-
Në këtë poezi, Luan Rama përdor shprehjen “mikja ime” e cila shfaq një lidhje
të veçantë shpirtërore dhe miqësore mes poetit dhe aktores, duke theksuar një
afërsi të sinqertë. Kjo frazë jo vetëm që nxjerr në pah respektin dhe
përkujdesjen e poetit për gjëndjen dhe ndjenjat e aktores, por gjithashtu
ndihmon të zbutet trishtimi që ajo përjeton, duke i dhënë një mbështetje
emocionale. Poeti e mbush këtë hapësirë të braktisur tavani me vizionin e tij
poetik, për t’i dhënë atij një ngjyrim tjetër nga ai i zbrazëtisë së trishtë.
Në vargun: “tavani yt më ngjan me një horizont të pafund mikja ime”, ai e
shndron trishtimin e saj në një horizont, zbrazëtinë në simbol të pafundësisë,
ku, në vend të vetmisë, gjendet një shumësi
shpresash dhe përjetësish. Në këtë mënyrë, poeti jo vetëm që shfaq
dhembshurinë e tij, por gjithashtu përpiqet të krijojë një univers ku dhimbja e
saj mund të shfaqet në një dritë më të butë. Ndaj vargjet që vijojnë janë plot
jetë, shptresë e besim, që tingëllon bukur te vargu i fundit:”në këtë fllad që
të ngre fustanin/dhe e çon tutje shpirtin tënd në lëndina të tjera,/tavani yt
ka ende ngjyrën e të gjelbërtës” ku sidomos vargu i fundit "tavani yt ka
ende ngjyrën e gjelbërt," tingëllon muzikalisht si një kadencë e butë dhe
e qetë, që përmbyll poezinë me tonalitet reflektiv. Ngjyra e gjelbërt këtu
përçohet si notë e ngrohtë e mbushur me jetë dhe shpresë, si tingulli i fundit
i një akordi në kitarë, që lë hapësirë për mendim dhe rikujtim. Ky varg krijon
efektin tingëllues të qetësisë dhe të paprekshmërisë, duke e lënë të hapur
simbolin e gjelbërtës si një lidhje midis poetit dhe subjektit të poezisë, një
lidhje që ende vibron dhe nuk është zbehur. Fraza “mikja ime,” i jep një
ndriçim të butë gjithë poezisë; përtej një dëgjuesi, poeti bëhet bashkudhëtar i
ndjeshëm dhe mbështetës, duke krijuar një univers ngushëllues që prek përtej
fjalëve dhe mbetet i gjallë brenda ndjeshmërisë së vargjeve.
III-Vlen
të shpjegojmë se baza reale e poezisë jo vetëm që e lejon, por e pasuron
universalite-tin poetik. Duke u nisur nga elemente konkrete dhe përvoja të
përbashkëta, poezia arrin të prekë ndjenja dhe kuptime që rezonojnë në një
nivel të përjetshëm dhe të përgjithshëm. Kemi parë shpesh se elementet e jetës
së përditshme, kur trajtohen artistikisht, bëhen simbole të përvojave
universale, duke i ofruar lexuesve të gjejnë vetveten dhe të lidhen emo-cionalisht
përtej kufijve të kohës e kulturës. Kështu, realiteti vepron si themel, nga i
cili poezia ngrihet drejt një dimensioni të lartë shpirtëror dhe estetik, duke
krijuar një hapësirë ku individi dhe universali bashkëveprojnë në mënyrë të
thellë dhe kuptimplote.
Universaliteti
në poezinë e Luan Ramës shprehet në disa aspekte kryesore, që përfshijnë ndërlidhjen
mes përvojave personale dhe emocioneve universale,dhe përdorimin e simbole-ve
që i tejkalojnë kufijtë kulturorë. Më poshtë shfaqim disa pika që ilustrojnë
këtë universali-tet, së bashku me pasazhe nga poezinë për të mbështetur
përfundimet:
1.
Vargjet që shfaqin dhimbjen e Yllka Mujos dhe përpjekjen e poetit për ta
ngushëlluar atë shprehin një ndjenjë që është e njohur nga të gjithë.
Pavarësisht nga konteksti specifik shqiptar, ndjenja e humbjes dhe dëshira për
ngushëllim janë universale. Kështu, te vargjet: “në tavanin tënd shoh tani yjet
e mëngjesit” poetit i jepet mundësia të shndërrojë një detaj të zakonshëm në
një simbol shprese dhe qetësimi, duke e bërë këtë përvojë të njohur për çdo
lexues.
2.Rama
përdor imazhe që nxisin reflektim e nostalgji, siç është tavani që simbolizon
kujtimet dhe ëndrrat. Këto imazhe janë të njohura për secilin që është përballur
me dhimbjen dhe trishtimin e dikujt të dashur, duke u shndërruar ato në simbole
që shfaqin një përvojë të përbashkët njerëzore.Te vargjet: “një det me dallgët
e tua, / vetë shkumbëzimin e gjakut.” poeti e lidh trishtimin e aktores me
natyrën dhe elementet e saj, duke krijuar një peizazh emocional që prek
thellësisht.
3.
Lidhja mes poetit dhe aktores është reflektim i miqësisë dhe solidaritetit, temë universal kjo, që tejkalon çdo kulturë
apo traditë. Kjo tregon se ndjenjat e afërsisë dhe mbështetjes është e
përbashkët për çdo individ, pavarësisht nga përvoja e tij personale. Psh termi:
“mikja ime” shpreh një lidhje miqësore të ngushtë, duke theksuar natyrën miqësore
e mbështetëse të marrëdhënies së tyre, që përçon një mesazh universal për
vlerën e miqësisë.
4.
Rama ndërthur dhimbjen e Yllka Mujos në poezinë e tij, duke treguar se si arti
mund të shndërrojë në art dhe përballojë vuajtjen. Ky koncept është i njohur në
shumë kultura, duke e bërë këtë proces një element universal. Këtu, veprimi i
poetit për të transformuar dhimbjen në art është një akt që mund të njihet dhe
vlerësohet nga çdo lexues, duke e lidhur atë me përvojat e tyre personale.
IV-Poezia
“Tavani yt ka ngjyrën e të gjelbërtës” e Ramës shfaq karakteristikat e rrymës
moderniste të simbolizmit, ku elementet e brendshme e shpirtërore shprehen
përmes simbo-lesh kuptimplotë. Modernizmi shfaqet përmes trajtimit introspektiv
të realitetit shpirtëror të aktores, ku figura e tavanit shërben si ekran për
projeksionin e emocioneve dhe përjetimeve të saj. Rama, përmes një gjuhe të
figurshme, krijon një botë simbolesh që i tejkalon përmasat fizike të tavanit
dhe e shndërron atë në metaforë komplekse për botën e saj të brendshme.
1.Psh,
në vargjet e para, “Ti më shkruaje për tavanin / dhe trishtimin që ndonjëherë
nderet / mbi sytë dhe trupin tënd,” tavani prezantohet si një hapësirë ku
nderet trishtimi, që në këtë kontekst përfaqëson zbrazëtinë dhe barrën e
emocioneve të pashprehura. Duke përdorur simbolikën e tavanit, Rama krijon qasje moderne ndaj gjendjes shpirtërore të
individit, duke shprehur ndjenjat nëpërmjet elementeve të jashtme që përthithin
atë që është përtej dukjes. Po të ndalemi te vargu i mësipërm ku trishtimi
paraqitet sikur “nderet” mbi sytë dhe trupin e aktores, ai (trishtimi) krijon
një ndjesi peshe që rëndon mbi të. Ky tavan që nderet krijon figurë simbolike
të peshës dhe zbrazëtisë që aktorja ndjen, pse e sheh (tavanin) si hapësirë të
bardhë dhe të palëvizshme, pa ngjyrë e pa jetë. Ndërkohë tavanit i jepet
cilësia e një pranie të ftohtë, të sheshtë dhe njëkohësisht përfaqëson një
kufizim të jashtëm që reflekton barrën e trishtimit të brendshëm të aktores. Në
këtë kuptim, tavanin e sheh si një “qiell” të zymtë që ndodhet mbi të, duke
krijuar imazhin e një strehe të largët, por
indiferente pse nuk përmban asnjë element ngushëllimi apo shprese. Ky
kontrast thellohet duke u personifikuar, ku tavani “nderet” mbi sytë dhe trupin
e saj, sikur kjo ndjenjë zbrazëtie të jetë e gjallë dhe të qëndrojë përmbi
aktoren në mënyrë të rënduar.
2.Mirëpo
duke parë me vëmëndje ndjen se simboli i tavanit nuk mbetet vetëm një imazh i
thjeshtë; ai shtrihet dhe përmbush një
funksion më të gjerë artistik. Tek vargjet “në tavanin tënd shoh tani yjet e
mëngjesit / me ‘Princin e Vogël’ të Exupery-së mbi krye,” tavani transformohet
në një univers të ngarkuar me kujtime e përjetime. Yjet dhe figura e “Princit
të Vogël” simbolizojnë aspiratat dhe ëndrrat e aktores, duke krijuar një
ndërthurje mes të mirënjohurës dhe të përjetshmes. Nëpërmjet këtij vargu, Rama sjell
përmasën simbolike të artit si një
ndihmë për të përballuar boshësinë, duke i dhënë tavani ngjyrën e fantazisë dhe
të brendësisë shpirtërore.
3.Një
tjetër symbol interesant gjendet në vargjet “aty janë gjurmët e ëndrrave që
mbetën ëndrra / bashkë me okrën e ‘gjetheve të rëna’ të Jacques Prevert.”
Përmendja e “gjetheve të rëna” të Prevert-it ngjall ndjesinë e humbjes së
shpresave, si rrënia e gjetheve. Rama përçon një perceptim modernist të
ekzistencës, ku ëndrrat dhe dëshirat shndërrohen në kujtime, të ngjashme me
gjurmët e mbetura në tavolinë, duke theksuar epërsinë e kujtimeve ndaj
realitetit të pamëshirshëm. Ajo që ka më tepër rëndësi është mënyra si i ka
vendosur fjalët në varg, të cilat japin përshtypjen se aktorja ndoshta këndon
pikërisht këtë tekst të Prevert.
4.Në
përfundim, vargu “tavani yt ka ende ngjyrën e të gjelbërtës…” ngjall një ndjesi
shprese, duke e kthyer hapësirën e braktisur të tavanit në një vend të
rikuperimit emocional. Ngjyra e gjelbër këtu
shfaqet si simbol i një rilindjeje të mundshme. Përmes këtij simboli të fundit,
Rama përmbyll poezinë me një notë të lehtë optimizmi,
duke i dhënë jo vetëm aktores Mujo por dhe lexuesit një ndjesi ngushëllimi dhe
çlirimi shpirtëror.
5.Duke
u thelluar në vargjet e poezisë së Ramës, hasim elemente të tjera që pasurojnë
këtë botë simbolesh, të krijuar në qasje me modernizmin simbolist. Vargjet “një
det me dallgët e tua/vetë shkumbëzimin e gjakut/dhe furtunat që buzët t’i kanë
rreshkur” i japin tavanit përmasën e një universi shpirtëror, ku deti dhe
dallgët pasqyrojnë luhatjen emocionale
të subjektit lirik. Shkumbëzimi i gjakut dhe rreshkjet e buzëve simbolizojnë
përjetimet e aktores, të cilat Rama i shndron në imazhe natyrore, duke
përfaqësuar intensitetin e ndjenjave dhe luhatjet e saj shpirtërore. Në këto
vargje, përdorimi i imazheve të huazuara nga natyra, përcjell qasjen moderniste
të simbolizmit, ku poetët kërkojnë të shprehin gjendje komplekse shpirtërore
përmes figurave të prekshme. “Deti” dhe “dallgët” janë simbolika që kuptohen si
shfaqje e thellësisë së ndjenjave dhe trazimit shpirtëror të aktores, simbolikë
kjo e përdorur në modernizmin simbolist për të shprehur përmasën universale të
emocioneve njerëzore. Ndaj themi se: nuk është sipërfaqsore kjo poezi e Ramës, është
tepër mjeshtërore.
6.Në
qoftë se do lexojmë vargun “aty janë disa jetë të jetuara/një palimpsest i
dehur,”do ndjejmë se poeti shfaq jetën e aktores si shtresim i shumëfishtë
përvojash, rolesh, një ‘palimpsest’ që shpreh karakterin shumë - dimensional të përjetimeve të saj. Sigurisht fjala “palimpsest”
është simbolike për atë që është e mbivendosur dhe e përsëritur, ku përvoja e
aktores Mujo ndërthuret me atë të shumë roleve në skenë dhe kinematografi, të
cilat kanë lënë gjurmë në jetën e saj. Ky varg pasqyron filozofinë moderniste
të simbolizmit, që sheh shpirtin e njeriut si një tekst të përhershëm dhe të
përpunueshëm, ku shtresat e ndjenjave dhe përjetimeve krijojnë një identitet
kompleks dhe të pafund. Ndërkohë ne na shfaq njohjen e madhe te poetit me jetën
artistike të aktores, pasojë e një miqësie shumëvjeçare.
7.Në
vargun “skena të fjalës së shenjtë / apo një ekran ku janë ngjizur sytë e tu /
për mos tu shqitur kurrë” Rama vendos skenën si simbol të lidhjes së përherëshme
të aktores me artin e saj. Këtu, “skena” është simboli i krijimtarisë dhe
përkushtimit të saj, një hapësirë ku ajo projekton veten dhe shpirtin. Kjo
skenë simbolizon një altar të përjetshëm të ndjenjave të saj, dhe “sytë e
ngjizur” shprehin përkushtimin e pakthyeshëm dhe të përhershëm ndaj artit, si të
një shenjtori ndaj kryqit. Në këtë mënyrë, poezia e Ramës sjell konceptin
modernist të përvojës së aktores, të një bote ku shpirtërorja ngjitet në art
për të ruajtur përjetësinë e ndjenjave. Këto vargje zgjerojnë botën simbolike të poezisë duke e
përforcuar introspektiven dhe elementet simbolike të ndjenjave të aktorëve që
jetojnë me shpirtin e artit, duke shfaqur gjithashtu qasjen e modernizmit
simbolist, që synon të çlirojë emocionet e thella përmes një gjuhe të pasur dhe
figurash universale.
V-Në
poezi shpesh herë vargjet pasqyrojnë qasjen moderniste simboliste përmes
figurave dhe simboleve të fuqishme. Psh:
1.
Vargu:“në tavanin tënd shoh tani yjet e mëngjesit / me ‘Princin e Vogël’ të
Exupery-së mbi krye” këtu evokon një simbolikë të ëndrrave dhe pafajësisë, duke
sjellë “Princin e Vogël” si simbol të botës shpirtërore të aktores. Ky referim
e çon interpretimin në një univers ku kujtimet dhe përjetimet janë në harmoni
me dëshirën e brendshme të pafajësinë dhe ëndrrat e fëmijërisë. Simbolika
moderniste në këto vargje përdor personazhin e njohur për të sjellë një ndjenjë
nostalgjie dhe kërkimi të kuptimit më të thellë të jetës.
2.Vargu
“bashkë me okrën e ‘gjetheve të rëna’ të Jacques Prevert” i referohet
karakterit melankolik të poezisë së Prevert, dhe shfaq një imazh që simbolizon
kalimin e kohës dhe humbjen e dëshirave dhe endrrave të rinisë. "Gjethet e
rëna" simbolizojnë fundin e një stine dhe humbjen e kujtimeve, tematikë që përshtatet me filozofinë e
simbolizmit, ku theksohet përkohshmëria
e jetës dhe ndjenjave.
3.Te
vargu “tavani yt më ngjan me një horizont të pafund mikja ime”sugjerohet
pafundësia e përvojave dhe kujtimeve që tavanit i japin përmasë kozmike.
Modernizmi simbolist shpesh fokusohet te ideja e pafundësisë dhe kërkimi për
kuptime të thella në botën e brendshme të individit. Këtu, tavanit i është
dhënë dimensioni i një "horizonti të pafund," duke e ngritur atë në
nivelin e një peizazhi simbolik që përmban dhe pasqyron të gjitha përvojat e
personazhit.
VI-Në
këtë poezi, metaforat, personifikimet dhe imazhet ndërthuren për të krijuar një
botë simbolike që flet më shumë për ndjenjat dhe përjetimet sesa për realitetin
konkret. Në këtë kontekst, elementët figurativë shërbejnë për të shprehur
thellësinë e introspeksionit (vëzhgi-mi dhe analizimi i mendimeve, ndjenjave
dhe përjetimeve të brendëshme) të
personazhit dhe për të dhënë dimensione të reja ndjesive të tij, duke mbajtur
një qasje të spikatur të simbolizmit modernist. Kështu, shfaqim disa figura dhe
tregojmë se si ndërthuren ato për të krijuar botën simbolike të poezisë. Psh:
1.
Metafora i japin kuptime të shumanshme dhe shpesh abstrakte përjetimeve të
shfaqura në poezi.Në vargjet: “në tavanin tënd shoh tani yjet e mëngjesit /me
‘Princin e Vogël’ të Exupery -së mbi krye”,metafora e “yjeve të mëngjesit” krijon
një kontrast midis tavanit, që në fillim paraqitet si simbol i trishtimit, dhe shpresës
të fshehur brenda tij. Yjet dhe “Princi i Vogël” përfaqësojnë fëmijërinë e
pafajësinë, duke shtuar një nuancë idealizmi dhe romantizmi që lidhet me
simbolizmin modernist.
2.Personifikimet
në poezi synojnë t'i japin objektit të pajetë një frymë shpirtërore dhe emoci- onale
që e afron atë me botën e brendshme të personazhit.Psh, në vargjet: “dhe unë
përpi-qem të shoh atje / tërë një qiell me rrugët e tua, / një det me dallgët e
tua” tavani shfaqet si reflektim i përjetimeve të brendshme të personazhit,
duke marrë cilësitë e një qielli mbushur me "rrugët e tua" dhe të një
"deti me dallgët e tua." Këtu, personifikimi e shndërron tavanin në
pasqyrë emocionale të shpirtit të aktorës, një hapësirë ku luhatjet shpirtërore
përthyhen në një peizazh poetik, veçse se për të realizuar këtë duhet një
mjeshtëri e lartë poetike.
3.Imazhet
krijohen përmes një përzierje emocionesh dhe objektesh konkrete që mbartin
simbolikë të gjerë. Psh, në vargun:“tavani yt më ngjan me një horizont të
pafund mikja ime” imazhi i "horizontit të pafund" krijon pamje të
përjetësisë dhe kërkimi shpirtëror. Kjo metafo-rë e pafundësisë lidhet me
modernizmin simbolist.
Pra,
këto figura letrare e pasurojnë poezinë duke krijuar një harmoni simbolesh dhe
ndjesish që i japin lexuesit ndjenjën se gjithçka është pjesë e një universi
poetik më të madh dhe më të thellë, ku çdo imazh, metaforë dhe personifikim
ndërtojnë një rrjetë kuptimesh që lidhen me simbolizmin modernist.
VII-
Në poezinë “Tavani yt ka ngjyrën e të gjelbërtës” çdo varg mbart sinqeritetin e
një shpirti që përpiqet të zbusë dhimbjen e mikeshës së tij, duke e shndërruar
atë në një udhëtim të përbashkët shpirtëror. Poetika e tij e rrallë e plot delikatesë,
ndjek trishtimin e Mujos, duke shndruar kujtimin në simbol përjetësie e duke
ngritur një univers ndjenjash të thella e të përbashkëta. Kujtimet dhe ëndrrat
në poezi bëhen pjesë e peizazhit shpirtëror ku dhimbja transformohet në
horizont shprese dhe, në këtë dimension të ri, ajo merr formën e një përjetimi
të butë, të përbashkët.
VIII-
Interesant është se kjo poezi më shumë se sa
lexohet, këngëzohet si një tekst kënge, që mund të interpretohet me
kitarë, çka më krijon ndjenjën e rikujtimit të një adoloshence dhe rinie aktive
muzikor. Elementët e melodicitetit të poezisë që përfshijnë ritmin e vargjeve,
kadencën e butë, metaforat e ndjera dhe tonin e qetë, që japin ndjesinë e një
këngë të qetë dhe intime. Elementet që kontribuojnë në këtë tingull muzikor
përfshijnë:
1.Poezia
është shkruar me një stil të pandërprerë, pa ndarje strofash, duke i dhënë
ndjesinë e një melodie të vazhdueshme, sikur të jetë e kënduar në një frymë. Ky
rrjedhim poetik krijon një efekt muzikor të lehtë dhe të qetë, si një këngë e
butë. “Ti më shkruaje për tavanin / dhe trishtimin që ndonjëherë nderet / mbi
sytë dhe trupin tënd.” Këto vargje krijojnë tonin e një rrëfimi intim, që
rrjedh si këngë e butë dhe e sinqertë, ku ndjenjat janë të shprehura qartë dhe
ndjeshëm.
2.Vargjet
përmbajnë ritëm të qetë dhe kadencë të qëndrueshme, duke krijuar ndjesinë e një
melodie që mund të shoqërohet lehtësisht me kitare. Vargjet kanë puls të lehtë
që sjell në mendje tingujt e ngrohtë të kitarës si psh vargjet: “në tavanin
tënd shoh tani yjet e mëngjesit / me ‘Princin e Vogël’ të Exupery-së mbi krye…”
Metaforat “ëndërrimtare” dhe figurat e përdorura këtu përftojnë një efekt
muzikor që e bën poezinë të rrjedhë lirshëm dhe të përçojë një ritëm të
ngrohtë, si refren i një kënge.
3.Shkrirja
e imazheve poetike me ndjeshmëri delikate e bën poezinë të tingëllojë si një
rrëfim muzikor. Metaforat janë të buta e të ndjera, duke i dhënë poezisë një ndjesi
introspektive që ngjan me këngë, si psh vargu:“në tavanin tënd shoh tani yjet e
mëngjesit” dhe “tavani yt më ngjan me një horizont të pafund mikja ime” ku
figuracioni krijon një botë të ndjeshme që lexohet si një tekst kënge, duke
tërhequr lexuesin në një përvojë shpirtërore dhe intime.
4.
Në këto vargje, poeti i drejtohet mikeshës së tij me ndjeshmëri dhe afërsi,
duke krijuar një ton melankolik që ngjan me një këngë të dedikuar. Tonaliteti i
qetë dhe i ngrohtë e bën poezinë të tingëllojë si një këngë personale.Psh
vargjet“në këtë fllad që të ngre fustanin / dhe e çon tutje shpirtin tënd në
lëndina të tjera.”përçojnë një ndjenjë të butë, delikate e intime, sikur poeti
po e shpreh ndjesinë e tij pranë një zjarri, në shoqërinë e tingujve të një
kitare.
5.
Vargu i fundit përmban një metaforë të ngrohtë e të qetë, duke e mbyllur
poezinë në një mënyrë që ngjason me një akord të fundit të qetë në një këngë:“tavani
yt ka ende ngjyrën e të gjelbërtës…” pse ngjyra e gjelbër sugjeron pranverim
dhe jetë, duke krijuar efekt përmbyllës që e lë poezinë të rezonojë në mendjen
e lexuesit si një tingull i butë, duke përftuar kështu një përmbyllje të qetë e
harmonike. Unë nuk e di nqse Luan Rama ka luajtur në rininë e tij me kitarë,
por shoh qartësisht se ai shkruan bukur dhe shpirtërisht këngë për tu kënduar
me kitarë dhe ky është një talent më vete i poetit.
Si
përfundim mund të themi se kjo poezi e Luan Ramës shfaqet si një hymn për
miqësinë e sinqertë mes dy artistëve, ku lidhja shpirtërore bëhet një burim
frymëzimi dhe ngushëllimi. Kjo miqësi është pasqyruar me ndjeshmëri të veçantë,
duke e shndërruar trishtimin në një poezi që flet përmes simbolesh dhe
metaforash të fuqishme. Vargjet e saj tingëllojnë si një këngë e ngrohtë, duke
përjetësuar kujtimin dhe përkushtimin e poetit ndaj mikes dhe duke u shndërruar
në një urë që kapërcen çdo distancë dhe çdo pengesë të jetës. Është gjë e bukur
të kesh miq si Luan Rama.
Sarandë, tetor 2024
Luan Rama
Tavani
yt ka ngjyrën e të gjelbërtës
Aktores Yllka Mujo…
Ti
më shkruaje për tavanin
dhe
trishtin që ndonjëherë nderet
mbi
sytë dhe trupin tënd,
dhe
unë përpiqem të shoh atje
tërë
një qiell me rrugët e tua,
një
det me dallgët e tua,
vetë
shkumbëzimin e gjakut
dhe
furtunat që buzët t’i kanë rreshkur,
në
tavanin tënd shoh tani yjet e mëngjesit
me
«Princin e Vogël» të Exupery-së mbi krye,
aty
janë gjurmët e ëndrrave që mbetën ëndrra
bashkë
me okrën e «gjetheve të rëna» të Jacques Prevert,
aty
janë disa jetë të jetuara,
një
palimpsest i dehur,
taverna
gëzimi plot zhurmë,
skena
të fjalës së shenjtë
apo
një ekran ku janë ngjizur sytë e tu
për
mos tu shqitur kurrë,
tavani
yt më ngjan me një horizont të pafund mikja ime,
në
këtë fllad që të ngre fustanin
dhe
e çon tutje shpirtin tënd në lëndina të tjera,
tavani
yt ka ende ngjyrën e të gjelbërtës…
L.R. Nga libri
"Poezi dashurie në kohë të vonë"
Në ditëlindjen e saj.