E marte, 03.12.2024, 01:38 AM (GMT)

Mendime

Gjon Keka: Lëvizja Kombëtare e Deçanit - Leva e zhvillimit dhe vetëdijes kombëtare dardane

E diele, 27.10.2024, 05:58 PM


LËVIZJA KOMBËTARE E DEÇANIT –  leva e zhvillimit më të lartë të vetëdijes kombëtare dardane

Nga Gjon Keka

Për çdo ditë po e bind veten populli ynë se po përballet me një kthesë vendimtare në zhvillimin e tij historik të rikthimit tek vetja e tij ,tek rrënjët e tij, tek e vërteta e tij kombëtare dhe shpirtërore dhe rikthimi mbi të gjitha te familja e tij e përbashkët e civilizimit europian; në fakt është fati ynë historik të kalojmë gradualisht nga gjendja e letargjisë ,e errësirës, në gjendjen e zgjimit kombëtar, të dritës dhe të zhvillimit dhe përparimit si komb.

Është detyra jonë e nderuar ta ngremë brezin e ardhshëm nga niveli i papjekurisë në pjekurinë e tij për kombin të cilit i takon dhe vetëvendosjen më të lartë: rikthimin te rrënjët e vërteta, që do të thotë shpëtim jo vetëm i vetes, por edhe i familjes, kombit dhe shtetit. Të gjithë ata që do të bëhen të vetëdijshëm për seriozitetin e plotë të situatës sonë aktuale kulturore e kombëtare, do të kuptojnë se kjo ka të bëjë me shtëpinë tonë të përbashkët dardano-arbërore, dhe  familja dardane është vendi ku do të përdoren levat e zhvillimit të ri më të lartë të vetëdijes kombëtare dhe dritmbajtjes për të ardhmen si të brazave ashtu edhe të kombit tonë.

Çdo baba dardan dhe çdo nënë dardane që ka kuptuar se ekzistenca dhe kultura jonë kombëtare është në rrezik, duhet të ndiejë detyrimin për të punuar në rrugën e tyre drejt një kuptimi të qartë të qëllimeve dhe detyrave të shenjta kombëtare të rikthimit të vlerave të vërteta tona dardane -arbërore  europiane; duhet të bëjë gjithçka që mundet për të kontribuar në rrethin e tij të ngushtë për të krijuar kushte më të mira për popullin dhe atdheun tonë dhe të ardhmen e tij.

Dhe sikur dihet Rilindja e një populli nuk mund të bëhet pa Rilind më parë në zemër, në shpirt, prandaj edhe sot Dardanët e vërtetë po i rikthehen rrugës së vjetër të etërve të tyre, po i rikthehen djepit të tyre europian, po i rikthehen të vërtetës së tyre dhe dritës së tyre të vërtetë.

Asnjë popull nuk mund të jetojë gjithmonë duke e fshehur ,mohuar dhe njollos djepin që e ka lindur atë dhe paraardhësit e tij, gjakun e dëshmorëve që kanë dhënë jetën për liri, për identietin ,gjuhën dhe flamurin kombëtar, për një Dardani dhe Arbëri europiane ashtu sikur e ka krijuar Natyra e Zoti - pjesë të pandashme të kontinentit europian dhe civilizimit të përbashëkt europian.

Çdo përpjekje për t'i hedh gur rilindjes së popullit dardan drejt rikthimit te rrënjët e tij është e kotë, është pothuajse njësoj sikur t'i ikësh dritës së diellit i cili e ndriçon tërë hapësirën dardane dhe europiane e të botës. Hapi i rikthimit të popullit tonë te rrënjët e tij është pjesë e lirisë themelore të tij të brendshme që askush në tokë nuk mund t'ia mohojë apo të tentojë t'ia ndalojë, sepse është vullneti i lirë i kthimit te vetja e tij, te rrënjët e tij, te djepi i kulturës së vërtetë dardane dhe europiane.

Prandaj, Lëvizja kombëtare e Deçanit ka lind si rezultat i kësaj drite ,jo për ta fshehur këtë dritë, por për ta bërë sa më të dukshme ,sepse kështu do të mund të arrijmë të bëhemi komb fisnik dhe i pranuar kudo në botën e qytetëruar, si dhe një shtet që mbështetet tek populli i tij i vërtetë që ka kulturë burimore dhe shpirt të lirë e të pastër human,që është i gatshëm të bëhet pjesë e familjes së civilizuar të kombeve të Bashkimit Europian dhe të zë vendin e tij të merituar dhe rolin që i takon në historinë e përbashkët të Europës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kalosh Çeliku: Dita e nesërme nuk është larg Enver Bytyçi: Si Edi Rama e korruptoi Ilir Metën dhe Aleksandër Vuçiq korruptoi Edi Ramën?! Aurel Dasareti: Si mund ta adhurojnë shqiptarët Edvin Kristaq Ramën?! Gjon Keka: Vezirët dhe pashallarët me origjinë shqiptare nuk kanë asnjë vlerë për kombin tonë Klajd Kapinova: Ikona e anti Krishtit me petkun e bardhë është sot një radikal i kuq marksist Skender Jashari: Pushtimi Osman i territorit Izraelit të Palestinës Xhafer Leci: LDK do t'i bënte nder vetes dhe demokracisë me pritjen meritore Fadil Gecit Fritz Radovani: Gjuha Shqype prej At Gjergj Fishtes Gjin Marku: Parashtrime para Komunitetit Ndërkombëtar dhe organeve të drejtësisë për prishjen e monopolit mbi politikën, pasuritë kombëtare dhe tregun Fahri Xharra: Ç'është i gjithë ky antishqiptarizëm? Llesh Ndoj: Unë jo! Ju a jeni krenar z. kryeministër? Idriz Zeqiraj: Arma e fundit e opozitës - bojkoti i koalicionit me LVV! Klajd Kapinova: Të jesh homoseksual në hierakinë e lartë të Selisë së Shenjtë në Vatikan është garanci suksesi! Albert Zholi: Referendumi historik për Kushtetutën e re demokratike në 21 tetor 1998 Kalosh Çeliku: Xhindet më gjetën edhe në Prishtinë Albert Vataj: Padrejtësia e drejtësisë për arrestimin e Ilir Metës Nue Oroshi: Lëvizja e Deçanit, historia e laramanizimit në Dardani dhe agresiviteti i neotomanëve Afrim Musliu: Shpresa e madhe serbe me akuza për “Kosovën primitive myslimane” dhe vaji i njohur për “Kosmetin” Ilir Meta: Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët Petrit Dibrani: Intelektualët “shkencëtar”, pa asnjë punim shkencor me doktrinë Islamiste!

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora