Mendime
Albert Zholi: Referendumi historik për Kushtetutën e re demokratike në 21 tetor 1998
E merkure, 23.10.2024, 05:54 PM
Referendumi historik për Kushtetutën e re demokratike në 21 tetor 1998
-Si
u masakrua 10 vite më vonë Kushtetuta që u quajt dielli i ri shqiptar!
-Midis
viteve 1998 dhe 2008 vendi u qeveris nga dy mazhoranca të ndryshme (1998-2005
nga e majta dhe 2005- 2008) nga e djathta.
-Dy
palët politike filluan të legjitimojnë aktet e tyre politike duke iu referuar
Kushtetutës, dhe kështu, dokumenti themelor i shtetit filloi të marrë rëndësinë
dhe rolin që i takon në sistemin politik dhe qeverisës në vend.
-Secila
palë, në raste të ndryshme të ngërçeve, apo krizave politike alibinë e kërkonte
tek hapësirat apo klauzolat kushtetuese, duke premtuar rishikimin e saj në të
ardhmen.
-Pretendimet
për ndërhyrje në Kushtetutë u bënë aq të mëdha dhe të shpeshta, sa më 2008
kishte një konsensus të gjerë politik për ndërhyrje në Kushtetutë.
-Presidenti
Mejdani përmes një akti ceremonial e firmosi Kushtetutën e re ditën e festës
kombëtare.
Përgatiti: Albert Z. ZHOLI
Një histori e ndryshimeve kushtetuese në vitet 1991-2015.
Përpjekjet për miratimin e Kushtetutës së parë postkomuniste dhe tentativat e
vazhdueshme për ta ndryshuar atë pas vitit 1998.
Dilema
mes konsensusit dhe votave të shumicës.
Përpjekjet për miratimin e
një Kushtetute demokratike nisën më 1991, por një komision kushtetues i ngritur
nga ish PPSH nuk arriti të prodhonte dokument të besuar dhe as të marrë
miratimin e opozitës. Në kushtet e anullimit të kushtetutës së vitit 1976
sistemi i ri miratoi me konsensus të plotë (PPPSH-PD-Omonia). Dispozitat
Kryesore Kushtetuese, – një paketë kushtetuese që rregullonte parimet bazë të
funksionimit të sistemit të ri qeverisës. Këto dispozita u plotësuan më 1992
dhe 1993, duke pësuar ndryshime konsensuale dhe të njëanshme, për shkak të
mazhorancave solide të krijuara në parlament. Më 1993 një komision tjetër
kushtetues i ngritur nga demokratët dështoi gjithashtu të kalojë një mënyrë të
njëanshme draftin kushtetues në parlament (i mungonin 6 vota, aqsa ishte numri
i deputetëve të larguar nga radhët e saj).
Referendumi i parë postkomunist në nëntor 1994
Për pasojë, në nëntor 1994
u zhvillua i pari referendum në historinë e shtetit shqiptar, referendumi për
kushtetutën. Mazhoranca (PD dhe aleatët) ishin pro, opozita (PS, PSD dhe
aleatët) ishin kundër, si dhe një pjesë tjetër partish (kryesisht të djathta)
ishin abstenuese në votim. Për rrjedhojë, KQZ deklaroi se në referendum morën
pjesë 84,30% e zgjedhësve, nga të cilët 53% votuan kundër draftit kushtetues
dhe 41% pro. Drafti humbi votbesimin dhe vendi mbeti pa kushtetutë. Pas
rotacionit 1997 mazhoranca e re (PS, PSD, PAD, PAA dhe aleatët) nisi punën për
kushtetutën e parë demokratike të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1998 drafti ishte
gati dhe vendi shkoi në referendum tjetër popullor. Nën presionin ndërkombëtar
opozita (e djathta) deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, kurse
mazhoranca votën pro draftit kushtetues. Për pasojë, Kushtetuta e Shqipërisë u
miratua me votim direkt (referendum) 21 tetor 1998. Drafti final i Kushtetutës
u votua në parlament me rreth 80 vota, parlamenti gjithashtu bëri ndryshime në
ligjin e vitit 1994 mbi referendumet duke hequr kufizimin e vlefshërisë së tij
për pjesëmarrje mbi 50% të votuesve. Në votimin për rerefendumin u regjistruan
1.929 813 zgjedhës, nga të cilët rezultoi se morën pjesë vetëm 50,57% e tyre,
prej të cilëve votuan për draftin kushtetues 93,5% e zgjedhësve. Demokratët e
kundërshtuan rezultatin zyrtar të pjesëmarrjes duke thënë se shifra reale ishte
vetëm 39,60%. Nuk pati verifikim të pretendimeve, ndaj ky vendim i dha fuqi
ligjore kushtetutës duke e bërë atë dokumentin kryesor të ndërtimit dhe
funksionimit të shtetit shqiptar.
Presidenti Mejdani firmosi Kushtetutën e re
Presidenti Mejdani përmes
një akti ceremonial e firmosi Kushtetutën e re ditën e festës kombëtare.
Vendimi për miratimin e Kushtetutës u përshëndet menjëherë nga shtete dhe
institucione të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë SHBA, BE, KE, si dhe shumë
prej shteteve anëtarë të tyre. Midis viteve 1998 dhe 2008 vendi u qeveris nga
dy mazhoranca të ndryshme (1998-2005 nga e majta dhe 2005- 2008) nga e djathta.
Dy palët politike filluan të legjitimojnë aktet e tyre politike duke iu
referuar Kushtetutës, dhe kështu, dokumenti themelor i shtetit filloi të marrë
rëndësinë dhe rolin, që i takon në sistemin politik dhe qeverisës në vend.
Gjithësesi, secila palë, në raste të ndryshme të ngërçeve apo krizave politike
alibinë e kërkonte tek hapësirat, apo klauzolat kushtetuese, duke premtuar
rishikimin e saj në të ardhmen. Pretendimet për ndërhyrje në Kushtetutë u bënë
aq të mëdha dhe të shpeshta, sa më 2008 kishte një konsensus të gjerë politik
për ndërhyrje në Kushtetutë. Përpara kësaj, një debat rutinë për KQZ dhe balancimin
politik të tij çoi në krizën politike të vitit 2007 dhe konsensusin midis
palëve politike parlamentare për rritjen e numrit të anëtarëve të KQZ nga 7 në
9 anëtarë. Dy anëtarët e rinj do ishin, njëri i LSI dhe tjetri i PDK. Për këtë
u ndërhy në Kushtetutë. Ndërhyrja e dytë kishte të bënte me mandatin e
qeverisjes vendore. Prej vitit 1998 mandati kushtetues i qeverisjes vendore
ishte 3 vjet, më 2007 parlamenti ndryshoi kushtetutën duke e rritur mandatin në
4 vjet. Më 2008 palët politike nisën një proces të shpejtë dhe bilateral, jo
publik, të ndryshimit të kushtetutës në disa elementë thelbësor të saj. Procesi
u mbyll me votim konsensual midis dy partive kryesore politike në prill 2008,
por nën kritikat e shumta të disa institucioneve kushtetuese dhe të shoqërisë
civile.
Historia e
referendumeve në Shqipëri
Në vendin tonë janë
realizuar gjithsej tre konsultime të gjera popullore, referendumet kushtetuese
në vitin 1994 dhe ai në vitin 1998, si dhe referendumi për zgjedhjen e sistemit
qeverisës, i mbajtur në vitin 1997.
Referendumi
kushtetues i vitit 1994
Në nëntor të vitit 1994 u
zhvillua i pari referendum në historinë e shtetit shqiptar, referendumi për
Kushtetutën. Mazhoranca e atëhershme, e përbërë nga Partia Demokratike dhe
aleatët e saj ishin pro, ndërsa opozita që kishte në përbërje Partinë
Socialiste, Partinë Socialdemokrate dhe aleatët e saj ishin kundër. Në votim
morën pjesë 84,30 për qind e zgjedhësve, nga të cilët 53 për qind votuan kundër
draftit kushtetues dhe 41për qind pro.
Referendumi
për monarkinë në vitin 1997
Më 29 qershor 1997 u
zhvilluan zgjedhjet parlamentare. Partia Socialiste me aleatët u shpallën
fitues, ndërsa demokratët pësuan humbjen më të thellë të historisë së tyre. Në
të njëjtën ditë u zhvillua edhe referendumi për formën e qeverisjes së vendit.
Rezultati final përcaktoi se 65% e votuesve ishin pro republikës, rezultat ky i
kontestuar fort nga Leka Zogu.
Referendumi
kushtetues i vitit 1998
Pas rotacionit politik të
vitit 1997, mazhoranca e re, Partia Socialiste dhe aleatët e saj, nisën punën
për Kushtetutën e parë demokratike të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit 1998
drafti ishte gati dhe vendi shkoi në referendum popullor. Opozita e djathtë
deklaroi abstenimin dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje, kurse mazhoranca votoi pro
draftit kushtetues. Për pasojë, Kushtetuta e Shqipërisë u miratua me referendum
më 21 tetor 1998 me votat prot 93,5 për qind të zgjedhësve. Referendumi i
fundit që është mbajtur në Shqipëri daton në vitin 1998 ku u vendos për
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si edhe për formën e qeverisjes në
vend ku u përcaktua se në Shqipëri do të kishte një sistem qeverisës të tipit
Republikë Parlamentare.