Mendime
Petrit Dibrani: Intelektualët “shkencëtar”, pa asnjë punim shkencor me doktrinë Islamiste!
E diele, 20.10.2024, 05:57 PM
Intelektualët “shkencëtar”, pa asnjë punim shkencor me doktrinë Islamiste!
Nga
Petrit Dibrani
Shpërfaqja
e “intelektualizmit shkencëtar” paasnjë punim shkencor dhe me doktrinë
Islamiste, në mediume apo rrjete sociale, është interes personal financiar, ose
analfabetizëm i shkallës së parë, me diplomë n’xhep.
Kanë
harruar të lartëcekurit se filmat vizatimor, janë “substancë narkotike”
kalimtare, vetëm për fëmijët deri në moshën 3 vjeçare, andaj edhe shfaqen para
publikut, kundër vlerave kombëtare!
Qëllimisht,
për arsye çfarë shohim dhe dëgjojmë nga përditshmëria në studio televizive, kam
obligim moral e intelektual dhe kombëtar, të shkruaj, përgënjeshtroj-hedh
poshtë, çdo tentim për tjetërsim dhe përdhosje të vlerave tona kombëtare.
Stuhitë
godasin, nga pangopësia e shpërfaqur me trurin e zbrazur, mirëpo jo t’gjithë, e
pranojnë servilosjen dhe përdhosjen e vetes së tyre, ngase nuk janë dhe nuk
pranojnë të tjetërsohen, për një grimcë mirëqenie.
Kuptojeni
se vetëm gjenitë nuk goditen nga stuhitë, ngase shkojnë kundrejt erës së keqe,
i tmerrojnë njerëzit e fëlliqur, e pastrojnë ajrin dhe nuk i besojnë bunacës së
çastit.
Gjatë
stuhisë, gjithmonë tentohet të gjendet arsyetimi, se çdo njeri, kur e kupton që
është mashtruar e ka gabuar, zhgënjehet dhe ndjehet i trishtuar.
Unë
jam në dijeni; se beteja më e ashpër për çdo qenie njerëzore, është të qenurit
vetvetja, në një vend që përpiqet ditë e natë, të të kthej në një njeri tjetër.
Andaj
edhe çdo imitim, nga (analfabetizmi dhe servilizmi) për tjetërsim, fillon në
shtëpi nga analfabetizmi, vazhdon e përhapet në shkolla nga intelektualizmi i
rrejshëm e interesgji dhe legjitimohet, bëhet e drejtë shtetërore!
“Patriotizmi dhe
Servilizmi”
Patriotizmi,
edhe pse është term-koncept i gjërë, lidhet drejtëpërsëdrejti me ndjenjën e
dashurisë dhe përkushtimit, të ndjenjës së lidhjes me atdheun.
Dhe
lidhja e dashurisë për atdheun, fillon nga gjuha amtare, duke vazhduar me
traditat, kulturën, historinë, simbolet, figurat dhe dëshmorët.
(Të
gjitha këto, janë vlera kombëtare.)
Servilizmi,
fillon nga lindja dhe ngjizet-trillohet, prej edukatës prindërore!
Nuk
flitet e nuk lexohet në gjuhën amtare, dhe s’ka qysh të mësohet, për asgjë
kombëtare dhe bëhet sëmundje kronike.
Kakistokracia
me doktrinë Islamiste, ekonomike e politike dhe radikale, s’do lejohet të
krijohet në trojet shqiptare.
Juzgjatjeta
e shëndet, me thënjen e Profetit tim, Gjergj Kastrioti.
“Vendi
im është i varfër dhe shtëpia ime është e vogël, po ato mi ka falur Zoti''.)