Mendime
Florim Zeqa: Guximtarët e mbrojnë identitetin e tyre politik!
E diele, 20.10.2024, 05:44 PM
Guximtarët e mbrojnë identitetin e tyre politik!
Shkruan: Florim
Zeqa
Këtë shkrim po e filloj një fjalë të shkurtër rasti në
Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës më 9 Gusht 2021, pas një takimi
letrar të krijuesve të mërgatës sonë në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, në
të cilin i prezentova pesë veprat e mia letrare.
Fjalim i
përcjellur në heshtje sikur të ishte fjalim mortor
"Përshëndetje për të gjithë ju të pranishëm në këtë
takim kortezie në zyrën e zv.kryeministres së parë dhe Ministres së Punëve të
Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla. Ndjehem mirë dhe i relaksuar që
ndodhem në objektet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, konkretisht në zyrën e
kryediplomates Donika Gërvalla. Po ashtu ndjehem mirë dhe i nderuar që po e
takoj edhe prof. Rexhep Gjergjin, të cilin e kam takuar 31 vite më parë në
fshatin tim të lindjes në Bokshiq të Klinës, në të cilin fshat kanë qenë
prezent të gjithë ish zyrtarët e lartë të LDK-së së asaj kohe, më përjashtim të
presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili për shkak të angazhimeve nuk ka
arritë me ardhë asnjëherë në fshatin tonë, i cili fshat ka qenë bastion i Degës
së LDK-së në Klinë dhe jo vetëm, ka qenë bastion dhe strehë e lëvizjes paqesore
të atyre viteve në komunën tonë. Kam shumë shqetësime të mërgatës në Itali për të
ngritur këtu, saqë mundem të flas me orë të tëra. Paraprakisht e njoftova
Donikën me përmbajtjen e letrës publike në takim që e kishim në Bibliotekën
Kombëtare, por jam i bindur që Donika ka qenë e zënë me punë të tjera më të
rëndësishme për shtetin, me aktivitete të përditshme, gjë që është krejt
normale, por do ta gjejë mënyrën për t'ia dërguar sërish letren me të gjitha
shqetësimet e ngritura në të. Dua të besoj që anashkalimi i letres sime nuk ka
ndodhur qëllimshëm, por shkak se ka qenë ngarkesa e aktiviteteve të përditshme
të ministres. E nderuara ministre Gërvalla, jam shumë i bindur që ju më
përvojën dhe veprimtarinë e gjatë në mërgatë i kuptoni më mirë, më thellë dhe
më drejt problemet që i kemi ne mërgimtarët. Në veçanti ne mërgimtarët në Itali
i kemi problemet më specifike sesa në shtetet e tjera evroperëndimore, për
shkak se jemi mërgatë e re dhe nuk e kemi përvojën e organizimeve partiake siq
e kanë mërgimtarët në shtetet e tjera, si bie fjala në Gjermani, Zvicër apo
shtete tjera. Mërgata në Itali kryesisht është organizuar nëpër shoqata, të
cilat më tepër janë grupe të interesit sesa shoqata në kuptimin e mirëfillt të
fjalës. Unë nuk do të zgjatëm më tepër në fjalën time, ju urojë punë të mbarë
dhe suksese, shpresoj dhe besoj që ne si trungu më i vjetër i politik-bërjes në
Kosovë, përkatësisht i rezistencë aktive paqesore dhe më pas edhe i rezistencës
së armatosur do të bashkohemi sërish, ngase jemi ne veprimtarët e asaj kohe,
janë familjet dhe familjarët tonë, janë djemtë dhe nipat tonë që do ta
vazhdojnë rrugën e trasuar nga ne. Dhe besojë që gradualisht do t'ju kthehemi
rrënjëve tona për ta krijuar atë bërthamën e shëndoshë që elektorati ynë e
kërkon dhe dëshiron më ngulm që të bëhet realitet. Mbase është mirë që ka
ndodhur ky ndryshim për t'na shërbyer për vetëdijësim, por ky nuk është
ndryshimi në formën dhe përmbajtjen e dëshiruar nga elektorati rugovian. Besoj
që përmes këtyre fjalëve e përcjella mjaftueshëm dëshirën dhe vullnetin e
elektoratit rugovian. Suksese dhe të gjitha të mirat në punën tuaj të
mëtutjeshme në shërbim të vendit, qytetarëve dhe mërgimtarëve në veçanti".
Ky fjalim i imi u
përcjell në heshtje nga të pranishmit në këtë takim me ministren e Diaspores!
Me të dalur nga takimi njëri nga të pranishmit më tha, "ti
zotëri e kundërshtove ministren Gërvalla"!
Unë ja ktheva, "nuk e kundërshtova, por i tregova rrugën e
ecjes përpara".
Kjo nuk ishte hera e parë dhe as e fundit, që përmes
kritikave të buta dhe këshillave vëllazërore përmes shkrimeve analitike jam
munduar t'ua tregojë rrugën e drejt ministres Gërvalla dhe të gjithë të
larguarve nga LDK-ja, se shtëpia e vetme ku duhet të mbrohet dhe kultivohet
filozofia politike Rugoviane është LDK-ja dhe askund tjetër.
Megjithatë nuk u ndala më kaq, me kërkesë e disa miqve
dhe i nxitur nga kurreshtja për t'i pëarfruar të arratiisurit me LDK-në, më 27
shkurt 2024 e deklarova publikisht aderimin virtual në GUXO, i cili nuk zgjati
më tepër se 45 ditë!
Për këto 45 ditë i mësova shumë gjëra të thëna dhe të
pathëna për këta njerëz të arratisur nga LDK-ja. Më e dhëmbshmja është ajo që
këta njerëz, jo vetëm se nuk kanë më gjë të përbashkët me LDK-në, nuk i
përkasin më as filozofisë politike rugoviane, pasi janë shkrirë në tërësi në
LVV dhe të klonuar në albinizëm, siq e vëreni çdo ditë, kallxuesi dhe kryefjala
e tyre është Albin Kurti e jo Ibrahim Rugova!
Ndjehem jashtëzakonisht mirë që "aderimi 45
ditor" nuk ishte zyrtar por virtual, pa librezë anëtarësimi dhe pa pranim
nga strukturat e këtij subjekti fiktiv të shkrirë në LVV, me emrin e gabuar
"GUXO", për shkak se guximtarët kudo që janë e mbrojnë me pietet të
lartë origjinën e identitetit të tyre politik!
Jam ai që isha
dje, do të jemë nesër dhe përgjithmonë!
Përjetësisht mbështetës besnik i filozofisë politike
rugoviane dhe ushtarë besnik i atdheut tim të shenjt!
Zoti ju bekoftë vëllezër dhe motra të vizionit rugovian
Florim
Zeqa, 15.10.2024
Orsago (TV-Itali)