Mendime
Florim Zeqa: Fushatë e hershme dhe e ashpër!
E enjte, 17.10.2024, 05:53 PM
Fushatë e hershme dhe e ashpër!
Shkruan:
Florim Zeqa
Është
hera e parë në Kosovën e pas luftës kur një qeveri i shkon deri në fund
mandatit politik, por është edhe hera e parë njëkohësisht që kemi një
parafushatë kaq të gjatë dhe të ashpër elektorale siq është kjo e tanishmja.
Diçka nuk është në rregull me
ndërgjegjën e deputetëve
Pra, është hera e parë që e kemi një
fushatë me tendencë të rritjes së ashpërsimit të gjuhës fyese dhe denigruese
mes rivalëve politik. Përdorimi i elementeve audio-vizive për të sulmuar
kundërshtarët politik ishte edhe më parë, po jo në këto përmasa, sa të cenohet
integriteti personal i deputetit apo liderit partiak.
Siq
e ceka në fillim, është hera e parë që një subjekt politik në pushtet me mbi 50
% të votave i shkon deri në fund mandatit politik, por është edhe hera e parë
njëkohësisht që një mazhorance politike në Kuvend i ikin deputetët në fund të
mandatit politik!
Sa
i përket largimit të deputetëve të mazhorancës, respekt për secilin, por
largimi në fund të mandatit politik bëhet vetëm për shkaqe elektorale e jo
parimore, gjegjësisht e nuhatjes së mos përshirjes në listë për deputet apo të
tejkonsumimit në partinë në pushtet, me qëllim të rikthimit në kuvend përmes
një subjekti tjetër politik!
Këtu
diçka nuk është në rregull me ndërgjegjën e deputetëve në radhë të parë, por
edhe të subjekteve që i pranojnë!
Deri
dje rival politik, nga sot në listë për deputet dhe në hierarki të lartë
patiake!
Deputetët
karkaleca që i ndërrojnë partitë në fund të mandatit politik u ngjajnë
"kalorësve" të cilët me të njëjtën shalë i kalërojnë disa kuaj
(parti)!?
Thënë
ndryshe në gjuhën puro politike, aderimet nga fillimi deri në fund të mandatit
politik të deputetëve janë kontrabandim i vullnetit të elektoratit partiak,
prej të cilëve e kanë marrë postin e deputetit!
Të
dinjitetshëm janë ata deputet që largohen nga cili do subjekt për çështje
parimore, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë si deputet të pavarur deri në fund të
mandatit politik.
Për largimin e deputetëve
përgjegjësia bie mbi liderët partiakë
Vetëvetiu shtrohet pyetja, si është e
mundur që një qeveri e suksesshme siq pretenton të jetë LVV-ja, i largohen
deputetët dhe i bashkangjiten partive opozitare në fund të mandatit politik!?
Si
është e mundur një qeverie të suksseshme t'i ndodhin kaq shumë skandale dhe
afera korruptive në fund të mandatit politik!
Por,
akoma më e habitshme është indiferenca e aleatëve polititik të LVV-së, në këtë
rast të ashtuqajturit "GUXO", të cilët nuk e marrin dot guximin ta
ngrisin zërin kundër aferave korruptive në qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti!
Nuk
po kuptohet arsyeja e heshtjes së aleatëve politik të LVV-së ndaj kritikave të
opozitës, në këtë rast e GUXO, a është në koordinim me opozitën apo kanë frikë
nga përfshirja e tyre në afera korruptive!?
Një
këtë rast po vërtetohet se, në politikë nuk ka moral, ndershmëri dhe as
sinqeritet, ka vetëm ndërlidhje të interesave personale dhe grupore mes
aleatëve të poleve të kundërta politike!
Kurse
përgjigja e LVV-së ndaj akuzave të opozitës është tepër e ashpër, duke e cilësuar
atë si "luftë hibride në koordinim me Serbinë"!
Me
çështjen e "koordinimit" të pushtetit apo të opozitës me Serbinë
duhet të merret Prokuroria Speciale e jo deputetët në Kuvend, e aq më pak
analistët nëpër studiot televizive.
Traumatizimi i qytetarëve
Me fushatën e hershme, të ashpër dhe
të paparë deri më tani janë duke i traumatizuar edhe ata pak qytetar të mbetur
në Republikën e Kosovës, shumica prej të cilëve nuk do ta presin afatin
zgjedhor, do të emigrojnë para 9 shkurtit 2025!
Florim Zeqa
12.10.2024