E enjte, 01.05.2025, 11:17 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Dallimi mes politikanëve dhe mërgimtarëve!

E marte, 08.10.2024, 06:52 PM


Dallimi mes politikanëve dhe mërgimtarëve!

Shkruan: Florim Zeqa

Lidhja e subjekteve politike me mërgatën duhet të jetë e sinqertë dhe reciproke, ndryshe mbetet e pa vlerë dhe e pa nder! Lidhjet apo marrëdhënjet e shtetit me mërgatën duhet të jenë reciproke, ndryshe nuk sjellin rezultate të dëshiruara nga të dyja palët!

Dashuira e pashterrshme e mërgimtarëve për shtetin

Për t'u arritur një lidhje e mirëfilltë dhe e njëmend mes mërgatës dhe shtetit, këta të fundit, pra shtetarët (politikanët) duhet të tregohen më të kujdesshëm dhe më të sinqertë ndaj mërgatës për 365 ditët e vitit kalendarik e jo vetëm në kohë të fushatave zgjedhore.

Lidhja shtet-mërgatë duhet të funksinojë sikurse dashuria e Nënës ndaj fëmijës që e ka në emigrim, e cila lidhje nuk është e bazuar në interes por në dashuri të sinqertë dhe reciproke, e cila rezulton me vizita të shpeshta të fëmijëve tek prindërit në vendlindje!

Viteve të fundit lidhjet e dashurisë shtet-mërgatë janë zbehur në masë të madhe, jo për shkakun e mërgimtarëve, por të shtetarëve (politikanëve), të cilëve për mërgatën u bie ndërmend vetëm në prag të fushatave zgjedhore!

Ndërsa dashuria e mërgimtarëve për shtetin dhe atdheun e tyre rri e zgjuar çdo herë, e cila shpërthen si vullkan në çdo kohë të pushimeve verore, të cilët vërshojnë rrugët tokësore dhe ato ajrore për të zbarkuar në tokën e bekuar të atdheut të tyre të shenjt.

Veprimtarët dhe aktivistët e mërgatës nuk ndalen asnjëherë, zhvillojnë aktivitete nga më të ndryshmet në mbrojtje të traditave dhe kulturës shqiptare, bëjnë qindra e mijëra kilometra për të marrë pjesë në një takim me shtetarët (politikanët), pa dallim pushtet dhe opozitë duke shpenzuar me qindra euro dhe bërë rrugë të gjatë vajtje-ardhje për të takuar të preferuarit e tyre!

Ndërsa politikanët udhëtimin e bëjnë pak më ndryshe dhe më komod (me aeroplan), me shpenzime të shtetit apo partisë që i dërgon. Edhe pse, askush nuk e di koston e saktë të vizitave të politikanëve në shtetet perëndimore, një gjë është e sigurtë, ato shpenzime nuk i mbulojnë nga xhepi i tyre!

Dhe pikërisht këtu e ka zanafillën padrejtësia dhe pabarazia qytetare në të cilën thirren shtetarët (politikanët) e ditëve të sotme, të cilët bëjnë jetë "sheikësh" në Kosovë, kurse mërgimtarët i kalojnë 'shtatë rrathët e ferrit' për të ardhur teri tek ekzistenca dhe mirëqenja e familjeve të tyre në shtetin e huaj!

Mërgimtarët dhanë djersën dhe gjakun, pushtetarët morën gjithçka nga shteti

Për dallim nga partitë politike të Kosovës që tani e 25 vjet më radhë i kanë shikuar vetëm interesat e tyre politike jo interesin e qytetarëve, pa bërë asgjë për mërgatën, këta të fundit kanë sakrifikuar gjithçka për shtetin dhe mirëqenjen e popullatës në Kosovë, duke dërguar mjete financiare për familjarët e tyre dhe ndihmuar njerëzit me nevojë, për të cilët nuk brengosen politikanët e ditëve të sotme.

Janë me dhjetra shoqata dhe organizime të mërgatës të cilat janë duke e luajtur rolin e shtetarëve me ndihmat solidare për të pastrehët dhe njerëzit me nevoja të veçanta, që përkujdesen për shërimin e bashkatdhetarëve në vendlindje me sëmundje të rënda dhe kancerogjene!

Shumica e qytetarëve që jetojnë në Kosovë dhe mërgimtarët në Diasporë e kanë pritur në Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja!

E kanë pritur një Kosovë me të zhvilluar dhe më demokratike, ku funksionon ligji dhe drejtësia.

E kanë pritur një Kosovë me barazi qytetare e jo diskriminuese në baza paratiake, fetare dhe racore!

Edhe përkundër padrejtësive të shumta që çdo ditë ndodhin në shtetin çfarë e dëshiruan, mërgimtarët asnjëherë nuk hoqën dorë nga shteti i tyre, nuk hoqën dorë nga veprimet humanitare për të ndihmuar njerëzit nevojë dhe shtetin përmes investimeve kapitale në vendlindje!

Republika e Kosovës është produkt i shumë gjeneratave, i ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe heronjve, me mundin dhe sakrificën e shumë brezave të mërgimtarëve që dhanë gjithçka që patën për shtetin e Kosovës.

Mërgimtarët që dhanë më së shumti për lirinë e Kosovës janë më të harruarit dhe më të anashkaluarit nga shtetarët (politikanët) lakmitar, ashtu siq janë harruar dëshmorët dhe heronjët që e dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre për Lirinë e Kosovës. Një gjë mos e harroni se djersët e mërgimtarëve janë pika gjaku në Dhe të huaj që janë duke u tretur dita-ditës me mallin e pashuar për kthim në atdhe!

Florim Zeqa

04.10.2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ndue Dedaj: Sofra Pukjane… e biznesit Florim Zeqa: Nuk ka vota pa përfshirjen e mërgatës në listat zgjedhore! Agron Tufa: Diktatura e re e Krajave dhe ish-hetuesve të komunizmit Florim Zeqa: Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve Refik Hasani: Bashkëpunimi institucional ndërkufitar, duke përfshi Vëllazërimin, Miqësimin e Binjakëzimin Asllan Dibrani: Me amanetin e Rugovës dhe Kadaresë Krahina e Rugovës po rikthehet në formë kolektive në të krishterë Hasan Hasanramaj: Barbaritë e pushtuesve në këto troje nuk pushuan ma shumë së një shekull… Kalosh Çeliku: Zyra me çelësa pas dere Aurel Dasareti: Mos lejoni që t'ju shpëlahet truri nga propaganda e mediave manipuluese antikombëtare Nue Oroshi: Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët Enver Bytyçi: Pse veriu i Shqipërisë është rajoni më i varfër i Europës? Enver Bytyçi: Po u nënshtruan kësaj radhe demokratët, nuk do të ketë më opozitë! Ndue Dedaj: Opozita, djegia e karrigeve si precedent! Feti Tunuzliu: Të flaken latinizmat nga Legjislacioni Penal i Kosovës Nue Oroshi: Marshi i partive politike të Kosovës nëpër mërgatë Florim Zeqa: Qeveria shterpë, presidentja jo produktive! Aurel Dasareti: “Me ty në shtrat, nuk kam më frikë nga vdekja”, -i këndon Rama Vuçiçit Blerim Rrecaj: Kliko, kërko, po kujdes mos u kontamino Florim Zeqa: Kur mediumi futet nën grilat e qeverisë turpërohen gazetarët! Kalosh Çeliku: Për midis Pazarit të Shkupit

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx