Mendime
Hasan Hasanramaj: Barbaritë e pushtuesve në këto troje nuk pushuan ma shumë së një shekull…
E shtune, 05.10.2024, 06:55 PM
Barbaritë e pushtuesve në këto troje nuk pushuan ma shumë së një shekull…
Nga
Hasan Hasanramaj
Kosova gjatë sundimit turk dhe atij sllavo -komunist ishte
treva më e nxehtë e barbarive dhe të dikatatur0ës më të ashper dhe më të
përgjakshme mbi popullin e pafajshëm dhe të pambrojtur shqiptar. Njeri prej
lokaliteteve që përjetoi këto kohëra të rënda, jane fshatrat Strellc i Eperm
dhe i Poshtem komunen e Deçanit, të cilat që nga viti 1909 e deri në luftën e fundit, përjetuan vrasje,
masakrime, djegie për së gjalli, në mesin e tyre edhe fëmijë, varrosje në
varreza masive dhe shumë barbari, të cilat qytetaret e këtyre dy lokaliteteve
dhe te dhe vogël, dhe te medha te
rreziatencave të madhe, nuk do t’i harrojme kurrë. Njeri prej atyre që i
përjetoi këto kohë të rënda për shqiptaret e kësaj ane ështe nacionalisti I ndjeri Ahmet Jusaj i lindur në fshatin
Strellc të Poshtëm të komunës së Deçanit, luftëtar i cili kurr nuk u pajtue me regjimin
komunist. .
Strellcnjanet, që nga
viti 1909 për shkak të përkrahjës dhe qëndrimit të luftëtarëve të Levizjes
Kombëtare shqiptare, Isa Boletinit, Bajram Currit me luftëtaret e tyre të
rrezistences shqiptare Strellcnjanne pësuan ndeshkime të rënda nga Xhonoturqit.
Sidomos duhet përmendur ekspeditat e Xhavit Pashës, i cili me hekur dhe zjarr u
perpoq t’i shuaj përpjekjet e popullit shqiptar për pavarësi. Një pjesë e këtij
ndëshkimi nga ky gjakpires turk, e pësoi rendë edhe fshatrar Strellc i Eperm
dhe i Poshtem në komunen e Deçanit. Në
këtë kohë në këto dy fshatra u dogjen katër kulla dhe shumë shtëpi banimi
me pretekst, së ishin jataqe të Isa Boletinit, Bajram Currit dhe luftëtarëve të
tjerë të Levizjes së madhe shqiptare. Në
këtë dhe shumë lokalitete të tjera të Rrafshit të Dukagjinit në këto
kohra të rënda u ndeshkuan shumë familje dhe aktivist të Levizjes Kombëtare
shqiptare, por për fat të mirë kurr nuk
u gjunjezuan para armiqeve shekullor dhe klysheve të tyre.
Në momentet me të
vështira nuk mungoi rrezistenca e
burrave trima
Kalveri i vujtjeve të
strellcnjaneve vazhdoi edhe gjatë viteve l912/ 13 nga ekspeditat e Savë Batarës
, i cili në këto anë bëri presion të pa
pare mbi shqiptarët që të ndërrojnë fenë, kombësin dhe të bëhën ortodoks. Këto
aksione dhe barbari të flliqta i zbatoi me shkop dhe shpatë. Savë Batarja me
kriminelet e vet në shumë lokalitetet të Rrafshit të Dukagjinit dhe në Strellc
të Poshtëm pushkatoi dhe masakroi me qindra shqiptarë, të cilet nuk pranoni në
asnjë mënyrë të ndërronin fenë dhe kombësinë
e vet të shenjtë, të cilen e rujten me perkushtimin më të madh.
Zeniti i tragjedive dhe
masakrave të banorëve të fshatit Strellc të Poshtëm u bënë në muajin dhjetor të
vitit 1915, kuptohet pas kapitullimit të Serbisë nga ana e Austro-Hungarisë. Në
këtë kohë forcat serbo-çetnike duke u terhjekur nëpër fshatin Strellc të
Poshtëm të komunës së Deçanit, bënë masakrime me çnjerëzore mbi popullin e
pafajshëm dhe duarthatë të këtij mjedisi duke maltretua rendë fizikisht e
psiçikisht, duke vrarë, masakruar e djegur shumë shtëpi dhe banorë, pa u kursye
as fëmijët, pleqetë dhe grat e pafajshme shqiptare?!
Gjatë terhjekjës në
vitin 1915, kriminelet serbo-malazez, i
zunë njezet të rinj të fshatit Strellc të Poshtem , të cilet i
vranë dhe masakruan me
metoda më barbare në lagjen e
Tahirajve në fshatin
fqinj Strellc të Epërm, ku të gjithë u
varrosen në një varrezë
masive.Vetëm në familjen e Feriz
Haxhisë u vranë, u
masakruan dhe o dogjen për së
gjalli njezet e pesë
anëtar në mesin e tyre shtatë fëmijë të
moshës tri deri në
gjashtëmbedhjetë vjeçare. Në familjen e
Halil Qelajve barbaret
serbo-malazez vranë dhe
masakruan tetë anëtar
të familjës, kurse në atë të Fazli
Metës dymbëdhjetë
anëtar.
Të gjithë këta të vrarë
dhe të masakruar u varrosen në tri varreza masive në oborrin e shtëpisë të Bardhosh
Dervishit . Gjatë këtyre diteve të
vështira, sikur mos të ishte rrezistenca
e armatosur e burrave trima të familjeve
Dautajve, Kamishajve, Hylajve, Lufaj, Hasanajve, masakra mbi popullaten e
pafajshme në Strellc të Poshtëm, do të ishte shumë me të madhe. Gjatë kësaj rrezistence
burrerore të strellcnjaneve nëpër rruget
dhe rrugicat e këyre lokaliteti u vranë dhe u plagosen shumë kriminel
serbo-malazez.
Edhe gjatë Luftës së
Dytë Botërore nga xhandarmëria
serbo-çetnike në
Strellc të Poshtëm vriten dhe masakrohen
Nimon Sali Jusaj, Xhemë
Kamishaj, Tafë Mustafa dhe
shumë familje të këtij lokaliteti.
Në muajin qeshor të viti 1915 ushtria
serbo-
malazeze Ahemtit ia pushkatuan
babanë,
kurse po në këtë vit vëllaun
Avdylin, i cil duke u kthye nga
Peja të vendi i qujtur Qurshijat e fshatit Raushiq e zunë me
katër bashkëvendas, të cilet për
pesë fishek që ua
gjeten në xhepa të gjithë i pushkatuan barbarisht.
Nderkaq ,vëllaun e dytë Nimonin, i
cili dezertoi nga armata
jugosllave në vitin 1941 bashkë me
trembëdhjet shokë, në
malet e fshatit Ratish të komunës së Deçanit ranë në pritë,
ku të gjithë u pushkatuan, kurse në Këtë masaker nga
bresheri i plumbave të armeve
automatike i shpetoi vdekjës
së sigurt të cilit familja e Ahmet Jusaj e ndihmoi dhe e
shpetoi Nga vdekja e siguer. Pas të
gjitha këtyre barbarive
mbi familjen jusaj dhe popullin Shqiptarë
nacionalisti i
madh Ahmet Jusaj ia vënë vehtës për
detyrë që të luftoi
kunder Ekupuesve të popullit dhe
atëdheut të vetë, e
veçanarisht kunder serbo-malazez...
Plaku Avdyl Beqiri na
këshilloi që të mos e kalonim lumin Drinin e Zi …
Për t’u informua më
mire për rrezistencen e organizatës së
Ballit Kombëtar në komunen e Deçani , aktivitetin dhe vështersit dhe traumat që i pati Ahmet Jusaj, luftëtar i
gjall i Shqipërisë etnike me shokë që asnjeri prej tyre sot nuk është gjall. E vizituam këtë legjendë të
gjallë në fshatin Strellc të Poshtëm të komunës së Deçanit në një bisedë të gjatë dhe mjaftë interesante
me Ahmetin mësuam së gjatë vitit 1938 si çdo kund në Kosovë edhe në Rrafshin e
Dukagjinit pushtuesi serbë filloi mobilizimin dhe regrutimin e të rinjeve
shqiptar, ku të gjitheve na derguan dhe vendosen në kazermen ushtarake në
Gjakovë. Në këtë kohë Italia fashiste me në krye me Benito Musolinin e sulmuan dhe
pushtuan Shqiperin, mbi të cilën edhe mbreteria SKS kishte pretendime. Pas
kësaj mbreteria SKS muar qendrim që të hynë në luftë kunder forcave fashiste në
Shqipëri,por në këto momente të vështira eproret ushtarak serbo-jugosllav në
kazermen ushtarake në Gjakovë Ahmet Jusaj, si toger të klasit të pare te njezet e shtatë ushtar shqiptar - si njohes të
mire i regjioni i dhanë për detyrë që të bejnë sigurimin e terenit për
depertimin e forcave ushtarake jugosllave për në Shqipëri.
Nuka kaloi shumë kohë
dhe në radhet e armatës serbo- jugosllave filluan të mos përfillen planet e
luftës në një anë, e kjo ndikoi në furnizimi i dobë të ushtrisë jugosllave më
armatim, municion, ushqim dhe të tjera. Duke e pare këtë situate të vështirë
ushtaret nga Kosova dhe boshnjaket nga Rozhaja e rethina të lodhur, të
raskapitura, të uritura filluan të dezertojnë nga radhet e ushtrisë serbe.
Ne, të ikurit ushtar
shqiptar me të arrijtur në fshatin Golaj në Shqipëri trokitem në dyert e
familjes së plakut Avdyl Beqirit, i cili na shtini mbrenda na ofroj një pritje të madhe shqiptare. Në
bisedën të cilen e zhvilluam më këtë
plak të mirënjohur të kësaj ane në mes tjerash na tha:” Nga ju djelmosha
kosovar kërkoi që kur të largoheni nga shtëpia e ime dhe fshati ju kisha preferua që kur t’i
ofroheni bregut të Lumit Drinit të Zi ndaluni dhe mos e kaloni atë, sepse kurr
nuk do të arrini të ktheheni në trojet e juja stërgjyshore. Ne qytetaret e
këtij regjioni edhe sot e kësaj dite mirë na kujtohet viti 1915 , kur në këtë
anë ushtria e egër serbe mbi popullaten
e pafajshme shqiptare të kësaj ane beri masakra të papara, të cilat nuk do t’i
harrohen kurr…”
Pas kësaj bisedë
nacionalist Ahmet Jusaj vendosi të kthehem në Kosovë, ku në fshatin Gola ne
Shqiperij e takoi Rrustem Domnikun nga Peja me të cilin gjatë rrugëtimit në
fshati Zogaj në Shqipëri u takuam edhe me dhjetë ushtar boshnjak nga regjioni i
Rozhajës, të cilet kishin dezertuar nga ushtria serbo-çetnike. Këtyre ushtareve
të uritur u dhamë bukë dhe i ndihmuam që bashkarisht të kthehem në Rozhajë dhe
Kosovë pasi ata nuk e dijshin rrugën.
Në fund të vitit 1942
Ahmet Jusaj udhtoi për Tiranë, ku qendroi dy javë ditë. Për punen e madhe dhe të
suksesshme që bëri atje nga xhandarmeri e Tiranës iu dha grada kapiten i klasit
të pare. Nuka vonoi shumë dhe me ndihmen e Kolë Bibaj, Minister i Puneve të Bredshme
të Shqipërisë dhe të komandantin e xhandarmerisë të qytetit të Tiranës, Ahmet
Jusaj dergohet me detyrë speciale nga ana e pushtetit shqiptarë në Prishtinë si
pjesëtar i xhandarmerisë shqiptare, ku qendroi një vit. Pas kësaj u dergua si
komandant i stacionit të xhandarmerisë në fshatin Hogosh të Gjilanit, ku
sherbeu gjashtë muaj dhe perseri kthehet në Prishtinë, e më vonë në Pejë. Me
ardhjene në Pejë Ahmeti u kthy në
stacionin e xhandarmerisë në- ku nuk e gjeti askend, të gjithë kishin ikur?! . Këtu
pa menduar shumë i mora tërë fasiklat dokumentacionin dhe i dogja me kusht për t’i humbur gjurmë armikut dhe me Xanë
Avdylin u kthyem në fshatë Strellc të Poshtëm. Pas kësaj nuk kaloi shumë dhe në muajin nëntor të vitit
1944 pjesa më e madhe e regjionit të Rrafshit të Dukagjinit u pushtua nga
forcat çetniko-komuniste, të cilat pesë dekada me radhë në mënyrën më barbare e
goditen rendë shpirtin e ndërgjegjejës të
këtij populli të pafajshem dhe të
pambrojtur...
Ishim të vendosur të
rrezistojmë kunder pushtuesit sllavo-komunist …
Duke pare dhe pritur
ditë me të zeza nga thundra e pushtuesve gjakpires shekullor- na tha në vazhdim
të bisedës tonë nacioinalistië Ahmet Jusaj- ne bijtë e këtij populli të udhehequr nga
idealetr kombëtare nga regjioni i Rrafshit të Dukagjinit dhe më large vendosem
që t’u kundervihem pushtuesit sllavo-komunist, të cilet me zemer dhe shpirt
ishin të përkrahur dhe të ndihmuar nga tradhtari Ever Hoxha dhe klika e tij, e
cila për interesat e veta vetanake në Kosovë e hapi rrugën e perçarjës së madhe
dhe të luftës civile . Edhe në këtë kohë në një mënyrë apo tjeter ne të gjithë u mashtrum nga demagogjija
komuniste, se edhe shqiptaret shumë
shpejt, si të gjithë popujt tjerë në
jugosllavi një ditë do tu mohohen të
gjitha të drejtat e tyre të vetëvendosjës dhe bashkëpunimit, kuptohet pas çlirimit nga ekupatori fashist. Por të
gjitha këto dulen gënjeshtra…
Nacionalisti i
mirënjohur Ahmet Jusaj sherbente edhe në radhët e forcave kombëtare të Pejës,
të cilat me zemer dhe shpirt luftonin për çlirimin dhe bashkimin e kombit
shqiptarë. Ahmeti ishte shumë i afërt me Kolë Biben. Gjatë kohës së sundimit të
ushtrisë të Benito Musolinit në Shqipëri dhe Kosovë Ahmet Jusaj ishte komandant
i Rinisë Shqiptare të Ballit Kombëtar.
Në nëntor të të vitit 1944, kur
Kosova u pushtuan nga forcat çetniko-
komuniste për t’i shpetuar me të keqes një grup nacionalistesh në fillim prej
tetë vetash me në krye me intelektualin Selmon Shaban Hasanramaj i rroken armet dhe dulen në mal. Selmonit pa
vonua shumë iu bashkangjiten edhe Lush Sadria,Sadri Xhema,Shaban Sadiku, Ali
Sadria, Ahmet Jusaj nga Strellci, Lush Fetahu nga fshati Prilep, Ali Dushi nga
Luzhani, Ali Jakupi nga fshati Skivjan, Talë Babani nga Lluka e Epërm,Selim
Cana nga Peja e të tjerë. Ky grup i cili u rritë në tetëmbedhjetë veta me në
krye me Selmon Shaban Hasanramaj duke mos u pajtuar me tradhtin e rezhimit
sllavo-komunisto-çetnik u vendosen të dalin në Bjeshket e Strellcit dhe u
stacionuan të vendi i qujtur Kroni i Zejnisë për të rrezistua roberinë
sllavo-komuniste.
Në kuader të këtij grupi mire të
organizuar bënin pjesë edhe luftëtarët e rrezistences nga Peja si Adem Zhabari,
Selim Cana, Hajrullah Praçka, Demë Macula, Metë Magarica, Ali Dushi e shumë të
tjerë. Intelektuali i rrezistences shqiptare Selmon Shaban Hasanramaj bashkë me
Demë Ali Pozharin, Mehmet Agën e Rashkocit, Ramë Binakun e Dashinovcit Adem
Shabanin e Metehut të Plavës, Bikë Boshnjakun e shumë të tjerë në mënyrë të
organizuar bënë përpjekje dhe hartonin plane dhe strategji- na tha në vazhdim
të bisedës mixha Ahmet se si të bashkohem
me grupet tjera të rrezistences së madhe shqiptare, të cilat vepronin në
Rrafshin e Dukagjnit, Kosovës, si edhe pjestarët e Plavës, Gucisë, Rozhajës,
Rugoves të cilët ishin pjestar të këtij grupi nacionalis që me zemer e me
shpirt luftonin për çlirimin dhe bashkimin e kombit shqiptarë. Gjithashtu shumë
u punua për bashkim e forcave të Ballit Kombëtar në regjionit e Rugovës së
Pejës, Istogut, Radacit dhe të Drenicës dhe të viseve të tjera të Kosovës.
Këto grupe të rrezistences së madhe
shqiptare nga regjionet e ndryshme të Kosovës vazhdimisht, mbanin lidhje të
vazhdushme me Muharrem Lumën, Ramë Mujën e Malsisë dhe pesonalitetet tjera të
larta të organizatës së Ballit Kombëtar në Shqipëri dhe Kosovë..
Kjo iniciativë mjaftë e mençur e priseve të grupeve dhe
organizatave të Ballit Kombëtar për bashkim dhe bashkëpunim në mes veti nuk
arrijti të sendertohet në jetë dhe veper
për shkak të ndjekjeve hap pas hapi nga brigadat partizane dhe të forcave policore serbo-çetnike dhe klysheve të
tyre “shqiptar”, të cilët për kah numri nuk ishin pakë. Edhe përkunder
përpjekjeve të medha që bëri OZN-a dhe forcat tjera të armikut nuk munden t’u
binë në gjurmë jataqeve të organizatave mire të organizuara të grupeve të Ballit Kombëtar.
Këto grupe të Ballit Kombëtar që
vepronin në Bjeshkët e Nemuna dhe Rrafshin e Dukagjinit e më large rregullisht
edhe përkunder ndjekjeve hap pas hapi nga forcat e armikut dhe klyshet e tyre “shqiptar”
me besnikerin më të madhe mbanin lidhjet direkte me Komitetin Demokratik në
Shkup, Sanxhak e vende të tjera me një qëllim që të rrezistojnë me sukses
kunder brigadave partizane dhe sateliteve të tyre…
Grupi i rrezistencës, të cilet ishin
të vendosur në Bjeshket e Strellcit të vendi i qujtur Kroni i Zejnisë qendruan
aty tetë muaj ditë. Ne vitin 1944 -
pikerisht ditën e shengjergjit grupi i nacionaklisteve të mirënjohur në
Bjeshkët e Strellcit u rethuan nga
forcat e medha të ushtricë dhe xhandarmerisë serbo-çetnike, mirëpo perparsia e
tyre ishte e njohja e çdo pllembë në
terenni, ku operonin me muaj të tanë. Me këtë rast në mes forcave tona mire të
armatosura dhe atyre të armiku u zhvillua një betejë të hapur, ku pas një kohe
të shkurter arrijten të shperthejm rrethimin e çelikt dhe i shpetuam më të
keqes- na tha në vazhdim Ahmet Jusaj. Pasi nga forcat e armikut u zbuluan jataqet
tona të Kroni i Zejnisë u detyrum të
terhiqem nga Bjeshket e Strellcit për të
gjetur strehim të ri dhe më të sigurt.
Pasi i shpetua kurthes, të cilen na
kurdisen forcat e armikut, nacionalistet Ahmet Jusaj, Zenel Bobi, Sadri Xhema,
Demë Haliti, Sali Cana dhe Hajrullah Proska
të Guri i Nuses, i cili gjindet në afërsi Majës më të lartë të Bjeshkeve të Strellcit, u takuan me
nacionalistet tjerë Demë Ali Pozharin, Mehmet Agën e Rashkocit, Ramë Binakun,
Musë Martinin dhe shumë të tjerë. Aty qendruan një kohë të shkurter dhe pa
vonua shumë murem rrugën në drejtim të Bjershkëve të Belegut, ku Demë Ali
Pozhari ishte marrë vesh të takohet me Adem Shabanin e fshatit Meteh të Plavës.
Kush e përgatiti kurthen për pesëdhjetë anëtar të organizatës te Ballit Kombëtar në Bjeshkë e Belegut?
Pas takimit që bëmë në
Bjeshkët e Belegut murem qendimi që të
vendosem në stanet e këtj mjedisi- na rrëfeu mixha Ahmet. Pjesëmarrësit e këtyre
ngjarjeve muren qendrim që t’i sugurojnë armatim, municoi dhe kushte tjera solide
për banim rrezistencë të befasishme forcat e anmiku. Mirëpo, dikush nga shpirtat e
shitur të “shqiptarëve” na
Shpionoj në stacionin e
xhandarmerisë në Deçan, së Demë Ali Pozhari
dhe Selmon Hasanramaj me
katerqind burra të rrezistences së madhe shqiptare kishin pushtuar Bjeshkët e Isniqit. Pa vonua
shumë forca e medha ushtarake dhe
policore nga Peja, Gjakova dhe Deçani u nisen në drejtim të Bjeshkeve të Nemuna,
me një qëllim për t’i ndjekur dhe çfarosur anëtare e Ballit Kombëtar me në krye me Demë
Ali Pozharin, Selmon Shaban Hasanramaj dhe Adem Shabanin e Plavës. Sa qel e
mshel syt na rrëfeu mixha Ahmet nga Bjeshket e Belegut kemi vrejtur me turbi së
Bjeshkët e Isniqit ishin mbushur me
forca të medhe “shqiptarë”. Në këto
momente të vështira me tetë krerë ushtarake dhe policore të armikut dhe
shpirterave të shitu dele të falura nga barinjt që ishin në Bjeshkë e Belegut
kemi fullua të terhiqem në drejtim të Bjeshkëve të fshatit Prelep. Prej atyhit
kemi ra në Kozhnjer dhe jemi koncetrua në stanet e Balajve të fshatit Isniq ku,
e kemi pre dhe pjekur një dele. Nga bjeshket e Isniqit të gjithë u terhoqem të Guri i Nuses ,ku kemi
hasur në gjurmë të shumtë të njerëzve dhe nga friga së mos pohasim në ndonjë
kurthë të armikut jemi ndalur, kurse Ahmet Jusaj me dy shokë ka shkue në
drejtim të staneve në Bjeshkë të Strellcit, të cilet posa u janë ofrua kami
vrejt së ato ishin të mbushura plotë
ushtar dhe polic të armikut. Kemi ikur shpejt në drejtim të Guri i Nuses të shokët të cilet ishin duke na pritur na rrëfeu
Ahmet Jusaj dhe me të arrijtur atje i kemi lajmerua se tri stanet në Bjeshke e fshatit Strellc të Poshtëm ishin të mbushura
plotë me ushtar dhe të gjithë ishin në gjum dhe shumë lehtë mund t’i vrasim. Dema
Ali Pozhari tha jo, dhe pa vonua
shumë shkuam rrotull staneve të Gllogjanit dhe të gjithë sebashku u vendosem të strehimorja e maparshme të Kroni i
Zejnisë, dhe ramë me
pushuar. Nuk voni shumë na rrëfeu xha Ahmeti aty afer nesh po ndëgjohet një
komandë në gjuhën serbokroate, djathtas, majtas. Në këto momente i kam thirr shokët
e rrezistencës së madhe shqiptare qohuni nga gjumi se jem të rrethuar nga forcat
e medha të armikut, të cilat na kishin zënë në gjurmë. Si flutrat në këto momente kritike u
nda në dy grupe.
Grupi i pare në kry me Demë Ali
Pozharin, Selmon Shaban Hasanramaj, Shaban Sadiku e shumë të tjerë u terhoqen në drejtim të manastirit të Deçanit,
kurse grupi i dytë të prirë nga Ahmet Jusaj shkuan në drejtim të kershit të Lybeniqit dhe
teposhtë ramë në fshatin Lybeniq, ku
siguruam rezerva të bukës dhe nga friga se mos po bimë
në ndonjë pusi ,perseri jemi terhjekur në Bjeshket e Nemuna dhe jemi vendosur
të vendi qujtur stanet e Belit. Pa vonue
shumë edhe këtu na erdhi lajmi që të largohem sa më pare, sepse çdo moment
pritet ardhja e forcave të medhe ushtarake të armikut…
Grupi i nacionalisteve të
rrezistences së madh shiptare katër muaj
qendruan të strehuar në kershin e
Qelisë, vend ky që gjindet në afërsi të fshatit malor Belle i cili në të gjitha
luftat e rrezistencës së madh shqiptare ishte vater e madh e luftëtareve të rrezistences së madhe shqiptare e cila u ka
ofrua çdo gjë. Pas Qelisë njerëzit e rrezistencë u strehuan në fshati malor
Belle. Këtu duhet permendur kontributin pashoq të Hazir Lahës, i cili me tërë familjen, kusherinjet dhe bashkëvendasit e
fshatit të Sali Çekut- Broliq, e sidomos të Hazir Lahës, i cili jo vetëm se i
ka mbajtur gjallë me bukë grupet e rrezistences së madhe shqiptare, por me bashkëvedasit
e vetë nga Broliq ka mbajtur dhe
strehuar çdo shqiptarë me pikëpamje nacionaliste që është ndjekur nga
pushtuesit turk dhe sllavo-komunist. Këtë pohim e vertetojnë edhe shumë
luftetar të Isa Boletinit, Bajram Currit, Sadik Rama pjesëmarrës i luftërave
për mbrotjen e Plavës e Gucisë, Cenë Smajli,Selim Delia dhe Salih Çekut me
njerëzit e rrezistencës…
Vendimet historike të anëtareve të
Ballit Kombëtar në kullën e Bajram Qerimit në Strellc të Eperm te Deçanit
Organizata e Ballit kombëtar duke
pare gjendjen e vështirë dhe mosprespektiven e e grupeve nacionaliste e thirren
mbledhjen e cila u mbajtë në shtëpinë e Bajram Qerimit në fshatin Strellc të
Epërm të komunës së Deçanit në fund të vitit 1945 , ku u muren vendime me
rëndesi historike, kryesisht të drejtuar kundër brigadave partizane që operonin
në Rrafshin e Dukagjinit, e sidomos në komunen e Deçanit me rrethinë.
Pjesëmarresit e kësaj mbledhe me rëndesi të madhe ishin figura të njohura të
Ballit Kombëtar si: Ramë Binaku,Mehmet Agë Berisha, Ahmet Husaj,Mehmet Agë
Rashkoci,Lush Fetahu, Adem Shabani Rrust Koleniqi, ish prefekti i Plavës i cili
kurdoherë , siç dëshmojnë dëshmitarët e gjallë ishte kunder çdo bashkëpunimi me
njerëz të partisë edhe pse ishte simpatizues të krahut të Ballit Kombëtar,
pastaj Bajram Selimi, Bikë Pazari, Lush
Hajrizi, Selmon Shaban Hasanramaj dhe disa përfaqësues të Pejës e Rugovës si
Mon Belegu, Zhujë Haxhia, e shumë të tjerë. Mbledhja në fshatin e rrezistences
së madhe shqiptare- Strellc të Epërm u
mbajtë pikërisht ditën kur Haki Taha e vrau Milladin Popoviqin.
Mbledhja e mbajtur në kullen e
Bajram Qerimit në Strellc të Epërm ka
zgjatur dy ditë, ku pas diskutimeve të shumta dhe të gjithanshme u muar vendim i prerë që t’u bëhet thirrje
përfaqësuesve të të gjitha fshatrave në Rrafshin e Dukagjinit dhe vende të tjera që të marrin vendim të prerë për ta
filluar luftën në vendin e qujtur Zalli i Strellcit me qëllim që armikut t’i
nderpritet rruga automobilistike në relacionin Pejë- Deçan- Gjakovë në
Berzhenik dhe në afersi të qytetit të Pejës dhe fshatin Rastavicë në komunen e
Deçanit, me qëllim të pengimit të depertimit të brigadave sllavo-çetnike-
komuniste në një anë, kurse në anën tjeter t’i japet një përkrahje me e madhe
shqiptare nacionalisti dhe luftëtarit të madh Mulla Idriz Gjilanit, Shaban Polluzhes, Mehmet Gradicës, Qazim
Bajraktarit, Ahmet Selacit, Adem Gllavicës, Ukë Sadikut dhe shumë të tjereve…
Për sendertimin e vendimeve të
mbledhjës dy diteshe, të mbajtur në kullen e Bajram Qerimit në fshatin
legjendar në Strellc të Epërm merita më të
medha i ka pronari Bajram Qerimi në kullën e të cilit u mbajtë kjo
mbledhje me rëndesi të madhe historike, ku u muren qendrime të perbashketa të
të gjitha grupeve dhe organzatave të Ballit Kombëtare nga Kosova, Plava, Gucia,Rozhaja
për të filluar rrezistencën e madhe
shqiptare me një kusht që nga trojet tona shqiptare të largohen brigadat
partizano-çetnike, të cilat para syve të opinionit u thirshin se kinse po luftojnë kunder fashizmit, a në realitet në anën
tjetër ata bënin pastrime etnike të popullates
shqiptare nga trojet tyre tërgjyshore në
një anë, kurse në anën tjeter me burgosje, totura të rënda dhe shumë barbari të
tjera pesë dekada me radhë rëndë e goditen shpirtin ndërgjegjës të këtij
populli dhe të trojeve tona stërgjyshore të pambrojtura...
Për t’i shpetuar vdekjës së sigurt
nga uria u detyruam ta presim mushkun me të cilin bartim armë dhe ushqim…
Vendimet e mbledhjes të përfaqesuesve të Ballit Kombëtar në
Strellc të Epërm i përfilli Brigade e Malë Sadikut, e cila për momentin gjindej
në regjionin e Urës së Fshejt, ku u rasformu dhe u murë qendrim t’i bashkangjiten
rrezistences
së madhe shqiptare me një qëllim për ta shtuar numrin e njerëzve. Për fat të
keq ky aksion mire i menduar nuk pati sukses ,sepse “shpirtat e shitur
shqiptarë” që kishin depertua të hyjnë brenda
në gjirin e organizatës të Ballit Kombëtar e lajmërua Murat Bajraktarin, nga
fshati Isniq, atëherë kryetar i rethit në Pejë, i cili menjëherë me dy brigada
e rrethuan kullen legjendare të Bajram Qerimit në fshatin Strellc të Epërm. Me
kusht që mos të vjenë deri të një luftë e ashpere frontale dhe gjakderdhje e
madhe në mes ushtareve të brigadave
partizane dhe klysheve të tyre dhe forcave të rrezistencës së madhe shqiptare
pjesëmarrësit e mledhjes dy ditore në fshatin Strellc të Epërm, pas një analize të hollsishme muren qendrim të prerë që tu shmangen planeve të
rrezistences dhe të njejtit nga friga u terhoqen në Bjeshkë e Strellcit, ku
siguruan vendin dhe rrezerva të
mjaftushme të ushqimit. Edhe këtu pa
vonua shumë ju erdhi lajmi që sa më pare të terhiqen nga Bjeshkët e Strellcit,
sepse në çdo moment mund të nisen forcat e medhe ushtarake dhe policore në atë
drejtim. Me marrjen e këtij lajmi nga burimet e sigurta njerëzit e rrezistences
së madh shqiptare nga Bjeshkët e Strellcit
u terhoqen në drejtim të bjeshkve të Ishtedimit, ku në mujin janar të vitit
1946 u bashkuan me burrat e rrezistencës nga regjioni i Rugovës. Të gjithë në
atë momente ishin të lodhur, të uritur, rrëfen mixha Ahmet, dhe për të shpetuar
shpirtin nga vdekja e sigurt nga uria
deshem e nuk deshem u detyrum ta prejm mushkun me të cilin bartnim ushqim dhe armë të rënda. Meqenë
së jeta e jonë për çdo ditë e më shumë rëndohet ,ne anëtaret e organizatës të
Ballit Kombëtar nga Rrafshi i Dukagjinit
vendosem që të dalim në nënën Shqipëri me kusht që të takohem me Muharrem
Bajraktarin dhe me te t’i kordinojmë
aksionet e metutjeshme të Ballit Kombëtar këndej dhe andej kufirit
shqiptaro-shqiptar, por për fat të keq
nuk arrijten të takohën…
Kur jemi këtu vlenë të përmendet së
para së të dalin në Shqipëri, të Liqeni i Ridit nga grupi i ynë u ndan Demë Ali Pozhari, me të birin
Miftarin, Mehmet Aga i Rashkocit, Ramë Binaku, Bik Boshnjaku, Selmon Shaban
Hasanramaj, Zenel Bobi dhe të tjerë me kusht për t’u mos u ra në duar armikur dhe klysheve të tyre dhe
vazhduan aktivitetin në fshatin malor Belle dhe Dushkajat e Rashkocit dhe më në
fund terhiqen në Greqi. Thuhet së
në në tre kufirin Greqi, Maqedoni,
Shqipëri vritet intelektuali dhe nacionalisti Selmon Shaban Hasanramaj nga fshati Strellc i
Epër të komunes së Deçanit, i cili ka meritat me të medha për formimin e grupit
që ka rrezistu me zemer dhe shpirt për çlirimin dhe bashkimin e kombit
shqiptar.
Selmon Hasanramaj, kryetar të
Lidhjes së studenteve të Kosovës si, nacionalistin dhe intelektualin luftoi që
nga ditet e para dhe deri në momentin e fundit të jetës së tij kundër ekupuesve
të popullit shqiptar dhe regjimit komunist është dashur të flasin ata që kanë
qenë me te, por për fat të keq të gjithë kanë heshtur dhe për aktivitetin dhe
punen e tij të madhe nuk është shkrua asnjë fjalë, pse është heshtë dhe pse nuk
është shkrua për këtë figure të madh është mire të flasin historianet e Institutit të
historiesë dhe të fakultetit Filologjik- grupi i historiesë në Prishtinë
dhe Dukagjin.
Caku i kurdisur mire i serbo-enveriane ishte burgosja dhe likvidimi
i anëtarve të Ballit Kombëtar kendej dhe andej kufirit. Anëtaret e grupit të
dyte me kalimin e kufirit shqiptaro shqiptar u vendosen në Malësinë e Madhe të
Shqipërisë dhe pa vonua shumë iu
paraqiten të Sali Manit, deputet, i cili të katëdhjetë e gjashtë anëtaret e Ballit
Kombëtar nga Kosova i shperdau nëpër konaqe, ku të gjithëve me forcë ua muaren
armet, të cilat i dorzuan në qytetin e Kukesit dhe të njejtit ishin nën mbikqyrjen
e organeve shteterore?!. Pas dorzimit të katërdhjetë e gjashtë anëtarev të
organzatës së Ballit Kombëtar nga Kosova edhe anëtarev të organizatës së Ballit
Kombëtar nga regjioni i Malësisë së Madh
udheheqësit e partisë të Shqipërisë u bënë thirrje që të dorzohen, sikur
vëllëzerit e tyre nga Kosova, nese duen t’i shpetojnë më të keqes dhe u premtuan se s’ka për t’u mungua qimja e
flokut. Nuk vonoi shumë nacionalistet nga regjioni i Malësisë së Madhe iu
përgjigen thirrjës të organeve shteterore dhe pa vonua shumë tradhtisht të
gjithë u burgosen edhe pse ua kishin”
dhënë besën dhe fjalën shqiptare?!” Pas kësaj tradhtie të katërdhejtë e gjashtë
anëtaret e organizatës të Ballit Kombëtar nga Kosova që ishin të shperdat nëpër
fshatrat e Malësisë së Madhe, Beqir Ndou i thirri të gjithë që të paraqiten në qytetin e
Kukësit dhe në mes tjerash ju tha:”Ju trimat nga Kosova na u keni dorzue neve
në Shqipëri dhe nuk keni dashur t’i dorzoheni serbit në Kosovë. Tash keni me
hyp në kamiona dhe të gjithë juve Tirana u ka kërkua dhe atje keni me shkua. Pa
vonua shumë na hypen në kamiona ushtarak të mbuluar. Gjatë rrugës na rrëfeu
Ahmet Jusaj me thikë e prem mbulesën e
kamionit ushtarak dhe mirë të gjithë e vrejtem së nuk jemi duke shkuar në
drejtim të Tiranës, por të Kosovës?! Nga kjo mësuam së Sali Mani me tradhtaret
e shtetit shqtar me në krye me Enver Hoxhen na mashtruan dhe tradhtuan ne
anëtareve të organizatës së Ballit Kombëtar, kendej dhe andej kufirit?! Kur e
vrejtëm këtë kurthë mire të përgatitur dhe tentuam të ikim, mirëpo edhe
përkunder përpjekjeve tona të medha nuk mundem, sepse përpara dhe në e prapme shim
të përcjellur nga forcat e medha ushtarake të shtetit shqiptarë?! Tradhtaret
shqiptar edhe pse na kishin premtua se po u dergojmë në Tiranë, tradhtisht na
dorzuan në duart e OZN-ës famëkeqe jugosllave në Prizren, ku forcat e medha
policore një nga një na i vunë prangat në duar dhe këmbë dhe na futen nëpër
qelit e burgut famëkeq në Prizeren, ku dy javë ditë katërdhejt e gjashtë
nacionalist të çlirimit dhe bashkimit të kombit shqiptarë iu nenshtruar
turturave të rënda të forcave policore serbo-çetnike. Pas Prizrenit na derguan
në Burgun e Pejës, i cili ishte i vendosur në kullat e Xhevat Begut.Nga burgu i
Pejës tridhjetë pjetarë të organizatës së Ballit Kombëtar na dërguan në Burgun e Prishtinës, kurse
gjashtëmedhjetë të tjerë mbetë në burgun e Pejës...
Në gjykatën ushtarake në Prishtinë
njezet e shtatë nacionalistet e Ballit Kombëtar u denuan pesëqind e katërdhjet
vjet burg të rendë, kurse tre për pushkatim?!
Pa vonua shumë të tridhjetë
anëtaret e organizatës të
Ballit Kombëtar një nga një filluan
të defilojnë para trupit
gjykues ushtarak, ku kryetar ishte Smajl Softiq . Në
çdo
bisedë informative apo para trupi
gjykues i pari ishte
Ahmet Jusaj. Në rrëfimin e tij
mixha Ahmet na tha së në
gjykatën ushtarek në Prishtinë
pytja e pare për mue ishte:”
A ndini vehten fajtor”?
Pa kurrfarë frige kryetarit të
trupit gjykue Smajl Softiqit iu pergjegja jo. Si ka qenë ulur si rrufeja është
ngritur në këmbë dhe ma ka sha nënën, babanë, diellin dhe çdo gjë shqiptare dhe në vazhdim na tha:” Ju jeni tridhjetë kriminel
që ju keni kundervua pushtetit tone në një, kurse në anën tjeter që katër vjet
rresht keni bërë krime të medha mbi
popullin e pafajshëm serb dhe malazez në Kosovë. Gjykata ushtarake në krye me
Smajl Softiqin pasi i mori në pytje të
tridhjetë nacionalistet, njezet e shtatë prej tyre i denoi me nga njezet vjet
burg të rendë, kurse Fazli Zymerin, Azem Qufen dhe Selmon Husaj të gjithë nga
fshatrat e regjionit të Rugovës së Pejës i denuan me pushkatim. Prej tyre vetëm
Azem Qufaj nga fsahti Bogë, ish oficer i lartë i Brigadës Malë Sadikut u pushkatua,
kurse dy të tjeret pas ankesës që i drejtuan organeve shteterore, denimi me vdekje
ju zbrit në njezet vjet…
Pas gjashtë javë diteve qendrimi në
burgun e Prishtinës na
rrëfeu në vazhdim të bisedës nacionalisti
i madh Ahmet
Jusaj na transferuan në burgun
famëkeq në Mitrovicës të
Sremit, ku nëpër çelit e ftohta dhe
plotë lageshti si në
burgjet e Prizrenit, Pejës dhe Prishtinës
nuk na lane të qetë
, por të gjitha këto vujtje me një
moral të forte i
perballuam…
Pas lirimi nga burgu- na tha mixha
Ahmet në asnjë moment
nuk me lane të qetë inspektoret e
mirënjohur të UDB-së
jugosllave Vojë Sllaviqi, Vujo
Vojvodiqi e shumë vojvodiqa
të tjerë, të cilet vazhdimisht me
ftojshin që të paraqiten në
sekretariatin e puneve të mbrendshme në Pejë në biseda
informative.Çdo here që jamë
paraqitur pas shoshitjeve të
gjithanshme kërkojshin vazhdimisht
që të bashkëpunoi me
ta, por çdo here i kam refuzua, për
çka pa kurrfarë bazash
me burgosen dhe për të dytën here
me denuan me dy vjet
burg të rendë, të cilin bashkë me
Hajrullah Goranin e vujta
në burgun famëkeq të Nishit..
Thirrjeve tona se me armikun besë
nuk e kane përfillur “shpirtat e shitur te shqiptareve”?!
Masakrat të cilat shqiptaret i përjetuan në njëqind e njezet
e gjashtë vjete tee kaluara, e sidomos
gjatë viteve 1998/99
nuk i mbajnë në mend pleqet,
gjyshet dhe stërgjyshet tone.
Shkurt, bijtë e gjelateve të cilet dekada me radhë një pjesë
e mire e shqiptarëve dekada me radhë i përkledhen, u
kumarun me ta, u martuan me vajzat
dhe grat e tyre dhe me
to linden kriminel, u vëllazerun me
ta, ndejten nëpër lokalet
luksoze, ku hangret e pine.. .
Ne pleqet si nacionalistet e mirënjohur, edhe përkunder
faktit së dekada me radhë nëpër oda të burrave dhe vende të tjera vazhdimisht
ju kemi bërë thirrje dhe ju kemi
treguar se me çetnik besë nuk ka ,sepse
këta janë ata që me
gjakun e shqiptareve ujiten çdo
pëllembë tokë të trojeve
tona stërgjyshore, më shumë së një
shekull, e ju në
momentet me të vështira për
popullin shqiptar u shoqeruat
dhe u vëllazeruat me ta?!
Munë këta Juve të “dashur shqiptar-
shpirta të shitur” na
burgosen, na maltretuan rëndë fizikisht
e psiçikisht, na
granatuna me tërë arsenalin ushtarak që patëm, me fitilin
e benzenes çdo gje na bënë shkrum e hi, na vranë dhe
dogjen fëmijë, gra shtatëzëna, pleq
persona të gjymt e të
tjerë, nëpër çdo shtëpi dhe fshat e
qytet na i plaçkiten të
gjitha të mirat materiale që ne shqiptaret i krijuan me
ndjersë e me mund dekada me radhë, na i dhunuan grat,
nuset dhe vajzat më të bukura, e këtu u ndihmuan edhe
“shiptaret” dhe në fund me barbari
të pa para nëpër shi,
bore, të ftohtë, baltë na perzuan
nga trojet tona
stërgjyshore me një bindje dhe
qëllim, që kurrë mos të
kthehen në trojet e tona sërgjyshore.
Kjo më së mëri u vrejt
nëpër shumë fshatra ku kishte popullate
të pezier, ku
me ata që e hangrem bukën u
martuam, u kumaruam dhe e
ndam të miren e të keqen munë këta kur na përcollen nga
shtëpi, fshatra tona na thane:
“Putheni këtë tokë serbe,
se kurr më nuk do të shihni. Toka dhe
nëna e juaj shqiptare
është në Shqiperi, andej shkoni
atje...”
Sot shqiptaret na rrëfeu në vazhdim
të bisedës mixha Ahmet
në Kosovë duhet ta ngrisin gishtin
në kokë dhe të mendojnë
mire…
Sot për fat të mire çdo gjë është
në duaret tona, pra ka
ardhur koha me në fund që të bashkohemi dhe bashkarisht
të ecim për një rrugë dhe në një
drejtim, të cilen që një
shekull na nacionalistet e Levizjes
Kombëtare shqiptare e
trasuam, ku shumë prej nesh ramë fli
për çlirimin dhe
bashkimin e Kombit shqiptarë. Andej
të gjitha at që e
mohojnë rrezistencen e këtyre
burrave të kombit tone në një
anë, kurse në anën tjeter vehten e qesin
në rernd të pare le
ta dine mire se po shkelin mbi gjakun
e kombit shqiptar, e
të tillë sot ka mjaftë në Kosovë?!...
Ata të cilët sot pas çlirimit të
Kosovës po e perçajnë
popullin, po shtinë urrejtje nderpartiake
dhe ndërnjerzore e
nder vëllazërore janë munë ata që
po luftojnë për
perfitimet e veta materilae, e të
tillë ka mjaftë në të gjitha
nivelet.
Andaj, të gjithë ata të cilët në pësë gjashtë vitet e fundit
nëpërmjet të rrugeve pa rrugë krijuan
kapital që mendja e
njeriut nuk mund të perthokaj
prejardhjen e tij. Të gjitha
këto të arrijtura astronomike të
inddivideve dhe grupeve
shumë të rrezikshmer mafioze anën e
këndë Kosovës
populli mire i ka pa dhe po i shef
me brengosje të
medha.Pra ka adhur koha që menjeherë
të fillohet aksioni
nga strukturat dhe individet me të
lartë të Kosovës e deri të
ai fshatari me i thjersht të kërkohen
dokumentet dhe
arsytimet për preardhjen e pasurive astronomike. Ata që
nuk kanë mundesi të arsyetojnë
menjëherë t’u konfeskohet
pasuri të cilat janë fitua pa ndjersen e tyre…
Shkurt me kësi lloj dokurish dhe
bartës shumë të
rrezikshëm, pa marrë parasysh se kush janë, Kosova nuk
do mund të pavarsohet dhe të shkonë
përpara…
Pra ,ka ardhur koha që qytetaret e
Kosovës të largohen
nga kareristet dhe profiteret dhe t’i kthehem fjaleve dhe
aksioneve konkrete që shpinë kah
rimbëkëmbja e
kapaciteteve kapitale të
industriesë perpunuese, resueseve
të tjera ekonomike,punësimi dhe
permisimi i standardit të
qytetarit tonë. Këto dhe shumë të tjera janë rrugët për
të
sendertua në jetë dhe veper idealet tona shpirterore dhe
kombëtare- porosit në fund
nacionalisti i madh
dhe luftëtari i gjallë që dekada me
radhë bashkë me shumë
shokë të rrezistences të Levizjës
Kombëtare shqiptare të
cilet sot nuk janë gjallë luftuan
dekada me radhë për
çlirimin dhe bashkimin e kombit-
porosit Ahmet Jusaj nga
fshati Strellc i Poshtëm në komunen
e Deçanit , i cili kurrë
nuk u pajtua me regjimin komunist
dhe klyshet e tij.
Ahmet Jusaj nacionalistin e
mirënjohur të komunës së
Deçanit dhe Rrafshit të Dukagjinit LDK-së Dega në Deçan
në një mbledhje solemne që ka
mbajtur këto ditë legjenden
e gjallë të Organizatës së Ballit
Kombëtar për kontributin e
dhënë në luftë për çlirimi dhe bashkimin
të kombit shqiptar,
rutjen e traditës, përkrajës së
madhe të LDK-e të Kosovës
me në krye me kryetarin e saj
Ibrahim Rugoven dhe
institucioneve të Kosovë iu nda një
mirënjohje e madh, e
cila për te është shpërblimi me i
madh dhe me i dashur.
Anetaret Ballit kombëtar me zemer dhe shpirt luftuan
për çlirimin dhe bashkimin e trojeve
shqiptare
Njeri prej atyre që i përjetoi
kohë të rënda ishte nacionalisti Ahmet Jusaj luftëtar i reziatences shqiptare i
cilië përjetoi shumë skena trishtuese, ku u perqafue me jetën apo vdekjen,
asnjëherë nuk u gjunjizua para armikut shekullor sllavo-komunist. Me ndihmen
Kolë Bibaj Ahmet Jusaj emerohet komandant i xhandarmerisë shqiptare në
Prishtinë dhe Hogosht. Tradhtari Enver Hoxha, Ahmet Jusaj me 46 shokë e
rezistencës nga Rrafshi i Dukagjinit dha
urdhen t’i dorzohen OZNËS Serbe në Prizreen e cila tridhjetë i dergoi në
gjykatën ushtarake në Prishtinë, ku tre prej tyre u denuan me pushkatim, kurse
27 të tjerë me njezet vjet, të cilin e vujten në burgun famëkeq në Mitrovicë të
Sremit, kurse 16 të tjeret
mbeten në burgun e Pejës.
Ahmet Jusaj, luftëtar i gjall i Shqipërisë etnike me tetëdhjetë
shokë që asnjeri prej tyre sot nuk është gjall tërë jeten ia kushtuan çlirimit
dhe bashkimit të kombit në luftë kundet pushtuesve shekullor. Gjatë vitit 1938
si çdo kund në Kosovë edhe në Rrafshin e Dukagjinit pushtuesi serbë filloi mobilizimin dhe regrutimin e të
rinjeve shqiptar.
Në kazermen ushtarake në Gjakovë të ndjerin Ahmet Jusaj,
si toger të klasit të pare me njezet e shtatë ushtar shqiptar i dhanë për
detyrë që të bejnë sigurimin e terenit për depertimin e forcave ushtarake
jugosllave për në Shqipëri.
Nuk kaloi shumë kohë dhe në radhet e armatës serbo-
jugosllave filluan të mos përfillen planet e luftës në një anë, e kjo ndikoi në
furnizimi i dobë të ushtrisë më armatim, municion, ushqim dhe të tjera.
Duke e pare këtë situate të vështirë ushtaret nga Kosova dhe boshnjaket nga
Rozhaja e rethina të lodhur, të raskapitura, të uritura filluan të dezertojnë
nga radhet e ushtrisë serbe.Pas kësaj nacionalisti i mirënjohur Ahmet Jusaj
vendosi të kthehem në Kosovë, ku në fshatin Golaj e takoi Rrustem Domnikun nga
Peja me të cilin gjatë rrugëtimit në fshati Zogaj në Shqipëri u takuam edhe me
dhjetë ushtar boshnjak nga regjioni i Rozhajës, të cilet kishin dezertuar nga
ushtria serbo-çetnike. Këtyre ushtareve
të uritur axha Ahmet u dha bukë dhe i ndihmoi që bashkarisht të kthehem në
Rozhajë dhe Kosovë pasi ata nuk e
dijshin rrugën.
Në fund të vitit 1942 Ahmet Jusaj udhtoi përTiranë, ku qendroi dy javë ditë.
Për punen e madhe dhe të suksesshme që
bëri atje nga xhandarmeri e Tiranës iu
dha grada kapiten i klasit të pare. Nuka vonoi shumë dhe me ndihmen e Kolë
Bibaj, Minister i Puneve të Bredshme të Shqipërisë dhe të komandantin e
xhandarmerisë të qytetit të Tiranës, Ahmet Jusaj dergohet me detyrë speciale
nga ana e shtetit shqiptarë në Prishtinë si pjesëtar i xhandarmerisë shqiptare,
ku qendroi një vit. Pas kësaj u dergua si komandant i stacionit të
xhandarmerisë në fshatin Hogosh të Gjilanit, ku sherbeu gjashtë muaj dhe
perseri kthehet në Prishtinë, e më vonë në Pejë.Pas kësaj nuk kaloi shumë dhe në muajin nëntor të vitit
1944 pjesa më e madhe e regjionit të Rrafshit të Dukagjinit u pushtua nga
forcat çetniko-komuniste, të cilat pesë dekada me radhë në mënyrën më barbare e
goditen rendë shpirtin e ndërgjegjejës të
këtij populli të pafajshem dhe të
pambrojtur.Duke pare dhe pritur ditë me të zeza nga thundra e pushtuesve
gjakpires shekullor. Ahmet Jusaj me bijtë e këtij populli të udhehequr nga
idealetr kombëtare nga regjioni i Rrafshit të Dukagjinit dhe më large vendosen
që t’u kundervihem pushtuesit sllavo-komunist, të cilet me zemer dhe shpirt
ishin të përkrahur dhe të ndihmuar nga tradhtari Ener Hoxha dhe klika e tij, e
cila për interesat e veta vetanake në Kosovë e hapi rrugën e perçarjës së madhe
dhe të luftës civile .Nacionalisti Ahmet
Jusaj sherbente edhe në radhët e forcave kombëtare të Pejës, të cilat me zemer
dhe shpirt luftonin për çlirimin dhe bashkimin e trojeve dhe kombit shqiptarë.
Gjatë kohës së sundimit të ushtrisë të Benito Musolinit në Shqipëri dhe Kosovë
Ahmet Jusaj ishte komandant i Rinisë Shqiptare të Ballit Kombëtar.
Nacinalisti Ahmet Jusaj
Prej pasurisë që pati në shtepinë tij
Ahmtit i shpetoi vetëm një pite
Shaban Hasanramaj perkrahësi i
shkollimit të rinjëve dhe të rezistencës shqiptare
Një grup inteletualesh ng fshati Strellc anëtarë të familjeve të rezistencës