Mendime
Florim Zeqa: Vogëlsia e një "supermeni" politik na largoi miqtë perëndimorë!
E premte, 27.09.2024, 07:50 PM
Vogëlsia e një "supermeni" politik na i largoj miqtë perëndimorë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Fakti se serbët janë një faktor më i madh sesa
shqiptarët, i ka bërë ata të jenë më të ledhatuarit e bashkësisë ndërkombëtare.
Por, shqiptarët nuk ishin dje, nuk janë as sot dhe nuk do të jenë as nesër
faktor me ndikim ne politiken e jashtme, e aq me pak ne politiken globale për
shkak të ndarjeve dhe përqarjeve të brendshme.
Fati në mos nënshkrimin
e Millosheviçit
Kjo
është njëra nga arsyet pse ka munguar përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare në
fazat kyqe dhe vendimtare për fatin e shqiptarëve. Si pasojë e kësaj,
përfunduam me pasoja katastrofale, me ndarje dhe tkurrje territoresh gati në
zhbërje fizike të qënjes sonë kombëtare.
I
vetmi rast kur jemi mbështetur dhe mbrojtur nga bota demokratike ishte rasti
pas takimit të Rambujesë, për fatin tonë, të mos nënshkimit të marrëveshjes
hostorike nga ana e Millosheviqit, me ç'rast u ndeshkua Serbia me intervenimin
ushtarak të Aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s.
Megjithatë,
ky intervenim nuk e prodhojë një zgjidhje afatgjatë dhe të përhershme mes
serbëve dhe shqiptarëve.
Askush
nuk na ka faj ne shqiptarëve që nuk po mund të faktorizohemi si komb i vjetër
në Ballkan. Kjo për shkak se nuk po dijmë t'i mbajmë afër vetes miqtë tonë
perëndimor!
Mesazhi tronditës për
shqiptarët
Mesazhi
i Hovenier "nuk duhesh të urinosh para derës së klubit ku dëshiron të
hysh" i aluduar ndaj Albin Kurtit, është mesazhi më i keq dhe më
shqetësues për Kosovën në këtë fazë të marrëdhenjeve të tendosura Kosovë-BE dhe
Kosovë-SHBA!
Mungesa
e kohezionit politik dhe ndarjet fatkeqe politike dhe fetare na janë kthyer në
sindromë kancerogjene, e cila po na kthen pas në hapat e parë të ekzistences si
një komb jetim, pa përkrahje dhe pa përkujdesje të duhur politike.
E
gjithë kjo si pasojë e kryeneqësisë alla shqiptarqe të liderëve shtetëror, të
egove dhe inateve personale, që mundohemi të hamë për së gjalli njëri-tjetrin
për pak pushtet në gjysmë shtet.
Paaftësia
dhe kryeneqësia e kryeministrit Albin Kurti, i cili sillet si
"supermen" i filmave të vizatuar para supërfuqisë politike dhe
ushtarake në botë, duke u thënë atyre, po citoj: "Ne jemi shtet i pavarur
dhe vendimet i marrim vet"!
Një
përgjigje të tillë ndaj SHBA-ve dhe NATO-s nuk është në gjendje ta thotë sot
asnjë nga shtetet e Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Italinë, vendin nga i
cili u ngriten aeroplanët bombardues të NATO-s 25 vite më parë për çlirimin e
Kosovës nga Serbia.
Qasja e gabuar e Qeverisë
së Kosovës
'Qeveria
e Kosovës' me vogëlsinë e saj po mundohet ta ndryshoj rendin botëror, duke ju
rekomanduar fuqive të mëdha se çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo në Ballkan, e
ndaj Kosovës në veçanti!
Kjo
çasje e gabuar ndaj miqve po na kthehet bumerang me padrejtësi, ku po tentohet
që të pengohemi për anëtarësim në BE dhe organizata tjera ndërkombëtare (me
kërkesën e Serbisë), siç ishte rasti i pengimit të Kosovës për anëtarësim në
KIE në raundin e fundit të votimit në Parlamentin e Këshillit Evropian!
Ju
ka dalur "boja" premtimeve dhe zotimeve të BE-së për integrimin e
gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe evropiane, duke i
ndrydhur me këtë rast shqiptarët e pafajshëm, por të papërfillshëm me ndikimin
e tyre në politikat evropiane!
E
gjithë kjo për shkak të parcializimit të politikave shtetërore dhe ndarjeve të
brendshme partiake dhe fetare, të cilat po përdoren si alibi nga zyrtarët
burokrat të Bashkimit Evropian, për t'na ndëshkuar njëjtë sikurse ata (serbët
dhe të tjerët) që nuk e duan integrimin në BE para raporteve të shkëlqyera me
Rusinë dhe Kinën, si dhe raporteve të mira që kanë me vendet islamike të botës
aziatike.
E
gjithë kjo po na vjen shkaku i ndarjeve të brendshme për pushtet në gjysmë
shtet dhe për sundim të vetvetes duke i shpërblyer me territore shqiptare
fqinjët, armiqt tonë shekullor, të cilëve nuk po u mjafton gjaku, po e duan
edhe tokën tonë!
Vërtetë
është koha për zgjim kombëtar, për t'ia bërë të qartë BE-së dhe ShBA-së, se ne
shqiptarët kemi sakrifikuar mjaftë, madje edhe tepër për t'i gëzuar të drejtat
tona siq i kanë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Jemi të vetmit ne
shqiptarët që ende torturohemi padrejtësisht nëpër pikat kufitare të shteteve
fqinjë, sikur ne të vinim nga një "botë e tretë"!