Mendime
Xhevahir Cirongu: ''U rrita, u plaka, pensionin se kapa …!''
E merkure, 25.09.2024, 06:57 PM
Pensionistët thonë: ''U rrita, u plaka, pensionin se kapa …!''
Nga
Xhevahir
Cirongu
Ka
disa muaj që po bëhet shumë zhurmë për
rritjen e pensioneve. Kjo jo vetëm nga medjet e shkruara, por edhe nga ato
televizive apo portale të ndryshme. Madje, në ekrane na shfaqen edhe përfaqsues
të qeverisë e të sigurimeve shoqërore, se pensionet do rriten aq e kaq përqind!
Por, kjo dukuri vjen në një kohë kur vetëm fjalë e ‘’të korrat’’ e pretendimeve
se do rriten pensionet e pensionistve, janë kthyer tashmë një fasadë me shumë
ngjyra, saqë s’po merret vesh e vërteta se sa
do rriten realisht pensionet !
Sigurisht,që të arrihet aty ku duhet, kërkohet një punë studimore madje
ekonomike e shkencore.Një nisëm e mirë dhe premtuese së fundi e marrë nga
qeveria aktuale dhe sigurimet shoqërore, po sa do realizohet në fakt kjo, ende
pensionistët e të gjithë katigorive, janë në pritje. Rritja prej 4.1 të indeksit
të shportës,nuk i përgjigjet realitetit
të çmimeve të tregut. Kjo përqindje si përgjigjet pagës që marrin pensionistët!
Midis pagës qesharake që marrin pensionistë sot, dhe çmimeve që ua dikton tregu
në përditësimin ditor, e ka vështirsuar edhe më shumë jetesën e kësaj katigorie
të shoqërisë sonë.Pavarsisht,se drita jeshile ka trokitur në ‘’Portën’’ e
protofolit te pensionistët, ekspertët
duhet të flasin jo me përqindje, por me faktin e realitetin ku ndodhen pensionet
dhe pensionistët.Refreni i shumëpërfolur, se ‘’na duhen fonde e të ardhura
finaciare’’ që të rriten pensionet,është jashtë limitit shoqëror e ekonomik të
kohës që ne jetojmë.Lind pyetja: Ku shkuan mundi e djersa e mijrave
pensionistve që punuan një jetë të tërë, e sot s’kanë të marrin edhe ilaçet tek
farmacia !? Puna e nisur për rishikimin e pensioneve të pleqërisë, të ishte
bërë me kohë, dhe që këtu qeveritë ta kishin nisur reformën ekonomike, e jo si
kofini pas të vjelave.Megjithatë,pensionistët janë në pritje për vlerësimin
real të punës së tyre në vite.Mbase e nesrmja do sjelli shpresë reale e jo
përqindje andrash rritje pensioni. Me të drejtë sot pensionistët thonë ‘’U
rrita, u plaka , pensionin se kapa!’’
Durrës,
shtator 2024