Mendime
Skender Jashari: Lugina e Preshevës nën kthetrat e Dudiqëve
E diele, 15.09.2024, 06:59 PM
Lugina e Preshevës, nën kthetrat e Dudiqëve që thonë: “ Emërtimi shqiptar daton që nga koha e krishterizmit, dhe ne si musliman që jemi nuk duhet ta përdorim.”
Nga
Skender Jashari
Shpesh kam thënë
se jam me fat që kam lindur në fshatin Rahovicë, në fshatin ku historia e jonë
iliro-arbërore është me mijëra vjet e rrënjosur, derisa asnjë të dhënë për
prezencë të huaj nuk ka. Madje edhe mitet vetëm arbërisht flasin për këtë vend.
Për fat dhe bekim, po në këtë fshat më
datat 5-7 nëntor 1443, gjatë kthimit
të Gjergj Kastriotit, qëndroi bashkë me
300 Arbërorët në këtë vend. Kampimi i Gjergj Kastriotit dhe Ushtrisë së
Tij, u bë në fshatin Rahovicë, tek Kisha dhe Manastiri i Artilevicës, e që pastaj
u quajt nga
populli yn si Kisha dhe Manastiri
i Shën Gjergji( kurse serbët në shekullin XIX dhe XX filluan ta indentifikonin
si Shën Gjergjin e Kapadokisë e jo për Gjergj Kastriotin).
Pa u thellu më tej
në histori, pasi objekt i kësaj është diç tjetër, e asgjë nga këto aspekte
historike, etnike, kombëtare, kulturore Arbërore nuk mjaftojnë, e shohikm që ka
“bijë” shqipfolësish që më me endje i shërbejnë shkatërrimit e zhdukjes së çdo
gjëje Shqiptare në këtë vend.
Edhe këtë radhë
institucionet e Republikës së Shqipërisë, e cila e ka detyrë edhe kushtetuese
dhe ligjore mbrojtjen e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ashtu edhe
Republika e Kosovës, heshtin, siç historikisht dhe tradicionalisht kanë
heshtur.
Para pak kohësh,
në një “qilim” organizim fetar privat një “hoxhëpop” i fshatit Rahovicë, mes
predikimit fetar kishte deklaru:” Emërtimi shqiptar daton që nga koha e krishterizmit,
dhe ne si musliman që jemi nuk duhet ta përdorimi.” Nuk ka nevojë për
asnjë koment dhe shtjellim më tej, pasiqë çdo person lehtësisht e kupton. Në këtë rast kanë qenë prezent një numër i
konsiderueshëm i miqëve dhe farefisit të asaj familje. Kam kërku nëse mundesha
me gjejtë video-incizim, për ta publiku sesi “hoxhëpopat” e tillë, janë në
shërbim kryekëput të Serbisë, por deri më tash nuk kam arritur me gjejtë.
Ky “hoxhëpopi” i quajtur Ismal H., nga fshati Rahovicë është hoxhë dhe
kordinator i Medresesë degës së Sanxhakut në Preshevë.
Vetëm pak ditë pasi para rreth dy
vitesh kishin publikuar deklaratën e Dudiqit, në shtëpinë e kulturës në
Preshevë, në një rast solemniteti të Medresistëve të Medresesë në Preshevë,
kisha shkëputur pjesën ku hoxhë Ismal H, deklaronte propaganda
politiko-isislamiko-çetnike, kundër nacionalizmit Shqiptar, ku thoshte:”
Islami i kalon kufijt e nacionalizmit. Islami formulën e vetë kundër nacionalizmit,
kundër racizmit, kundër nazizmit, kundër komunizmit, kundër të gjitha sistemeve(
nënkupto sistemeve demokratike), të cilat shumë shpejt do t’i zhduken…”
Në të njejtin rast, ishte present
edhe Mevludin Dudiq, që në video në pjesë të shkëputur kisha publiku e që
masivisht u shpërnda dhe u riposte nga shumë portale të tjera, deklaronte që “ne
po bëjmë boshnjakizimin e Luginës së Preshevës, Kosovës…”
Në gusht 2024, Mevludin Dudiqi sërish
në Prizren deklaron diç të ngjajshme. As në këtë rast Institucionet respektive
të Republikës së Kosovës, qoftë ato të sigurisë e as Bashkësia Islame e
Kosovës, asnjë veprim a reagim nuk bëjnë.
Andaj atë që Serbia e humbi me luftë,
po përpiqet ta rikthej me isislamizëm. Tashmë Luginën e Preshevës, pothuajse e
ka isislamizu, srpskimuslimanizu, boshnjakizu. Sot, faktoriteti i Luginës së
Preshevës, është minimalizuar, sa që problemi politik i saj, askund as nuk
përmendet.
Kush janë këta “hoxhëpopat” e Luginës
së Preshevës!?
Fillimisht, Lugina e Preshevës e në
veçanti Karadaku u islamizuam nga pushtimi serb pas 16-18 tetorit 1912, pasiqë
në çdo njësi ushtarake të Serbisë, kishte hoxhë. Derisa kriptokatolicizmi ishte
dukuri më e përhapura në këtë rajon sesa në çdo rajon tjetër të Trojeve tona.
Prandaj sot, shohim që radikalizmi, ekstremizmi i këtyre isislamikëve të
Luginës është rrënnjësisht e thellësisht i lidhur me agjenturat e Serbisë.
Si gjatë Luftërave tona ?lirimtare
e ashtu edhe më pas, Serbia përmes dy-tre fshatrave të Luginës së Preshevës, ka
drejtu operacione agjenturore isislamike kundër Republikës së Kosovës. Një ndër
këto fshatra është edhe fshati Rahovicë. Grupa e “hoxhëpopave” gjegjësisht e
agjentëve islamik të Serbisë të këtij fshati, tashmë pothuajse % për % janë të
njohur me emër e mbiemër, e që edhe institucionet tona të sigurisë në Kosovë
dhe Shqipëri janë të informuara.
Tradita në shërbikm të isislamit
serb, nuk është thjeshtë personale e këtyre individëve. As në rastin e këtij
Ismal H. nuk bënë përjashtim. Kontributi i këtyre në shërbim të isislamizimit
të Shqiptarëve sipas planeve të Serbisë është e vazhdueshme. Vëllau i këtij
Ismal H., quhet Isuf H., i cili është njohur
gjoja si “nacionalist”( edhe pse ne që e kemi njohur, kemi pasur
dyshime!). Isuf H., ka qenë i përfshirë si agjent i Serbisë në demostratat e
viteve 1989 e mbrapa. I njejti ka qenë i përfshirë edhe në shumë procese të
tjera politike, për Pavarësinë e Kosovës-natyrisht në to, kishte detyra të
veçanta për Serbinë. Kamuflimi i veprimtarisë së tij( Isuf H.) bëri që shpesh
të maskohej sikur ishte puro nacionalist.
Pas viteve 90-ta të shekullit të
shkuar, edhe Isuf H., dhe vëllau i tij Ismal H., u përfshi në rrymat vehabiste
isislamike të dirigjuara prej Serbisë. Derisa edhe një vëlla i tyre, u përfshi
edhe më parë, gjithashtu i lidhur me Serbinë, në aktivitete kriminale ordinere(
kontrabandë me drogë) në vendet perëndimore.
Koha kur doli në shesh fytyra e
vërtetë ishte Lufta e Kosovës, e plotësisht u dekonspiru në Luftën e U?PMB-së.
Djali i vëllaut të Isuf e Ismal H., ishte mobilizu si pjestarë i U?PMB-së
në brigadës 115, e quajtur “Karadaku” e
më pas “Njazi Azemi-Mjekrra.” Me rënijen e Mjekrrës, pjestari i familjes së
Isuf e Ismal H. dezerton. Në rastin e Betejës së Rahovicës 12-15 maj 2001, në
fshatin Rahovicë, Isuf H., i frikësuar në palcë, vje në familjen time, ku i bje
në “besë” babait tim, që ta shpëtonte nga U?PMB, sepse i thoshte që e kërkonin
për tradhëtinë ndaj Mjekrrës(Njazi Azemit). Sipas Isuf H., atë e akuzonin si
udhëheqës të nipit të tij( dezertorit), që kishte gisht në tradhëtinë ndaj
Mjekrrës( për herë të parë këto info menjëherë më pas më ishin tregu-pasi ishte
largu Isuf H., edhe ashpër kisha reagu.). Edhe pas Luftës së U?PMB-së,
në disa raste djali i vëllaut dhe vetë Isuf H., është përfshirë në spijunimin
dhe tradhëtimin e disa veteranëve të U?PMB-së.
Derisa Isuf H., u martu me vajzën e
tezës së tij, e që kjo në atë rast shkaktoi një përplasje dhe papranueshmëri
edhe në mesin e popullatës Shqiptare të besimit islam. Derisa filloi edhe
konfrontimin me hoxhallarët tradicional në xhamitë e fshatit Rahovicë( këto
përplasje u bënë së paku 10-15 vite përpara përplasjeve që do i shihnim më vonë
në Kosovë).
Derisa Ismal H., nuk u përfshi në
procese politike, por ishte njëri nga “nxënësit” që Serbia dërgoi për në vendet
arabe, në vitet e 90-ta, për t’i përgatitur për hoxhallarë vehabist-salafist.
Financimi i tij gjatë atij qëndrimi atje, ishte i siguruar, gjithashtu
qarkullonin deri thashetheme, e të cilat tërthorazi konfirmoheshin edhe nga
familjarët e tij, që merrej edhe me veprimtari kundërligjore në vendet arabe.
Një nga mësuesit e Ismal H., siç ai vetë e deklaron, është Muhammad Said
Ramadan Al-Bouti, i cili është islamik neo-tradicionalist, që i bashkon 4
shkollat islame sunite dhe besimin ortodoks Ash’arite,e që është kundër ideologjive
si sekularizmi, marksizmi dhe nacionalizmi derisa është në një vijë me
vehabizmin. Ky është vrarë më 2013 në Damask. Por edhe mësuesit e tij të tjerë
ishin të njejtës frymë radikale, ekstreme isislamike si: Wahbah dhe Muhamad Mustafa al-Zuhayli, Mustafa Dib
Al Bugha etj. Për t’u kthyer në Luginë të Preshevës, ku u përfshi si
“professor” në Medresenë në Preshevë, e më pas do zgjedhej si kordinator i saj.
Prandaj ato gjëra që në Luginë të
Preshevës, agjentët isislamik të Serbisë së paku disa vite e deri 10-15 vite më
përpara i praktikojnë, do duhej të na shërbejnë si mësime, që së paku në Kosovë
e në Trojet tjera ku kontrolli i qeverive tona(të Shqipërisë dhe Kosovës) janë
më në nivel të duhur, të mos tolerohen apo së paku të amortizohen. Prej nga nuk
janë rastësore, fyerjet që i bëhen Heronjëve, Dëshmorëve, Flamurit, Kombit,
Shenjtës Nënë Terezës etj.
Është ky Islam, që Serbia e përdori
për islamizimin e Sanxhakut të Nishit( falë së cilës arriti t’i shpërngulë për
në Anadolli, Muhaxherët), e po i njejti islam që nga Serbia u përdorë për t’i
isislamizu Shqiptarët e Luginës së Preshevës e më gjerë. Pastaj i njejti Islam
që i islamizoi dhe turqizoi, srpskimuslimanizoi dhe boshnjakizoi Shqiptarët nën
ish-Jugosllavi, e pasojat janë pa, qindëramijë të dërguar në Anadolli, derisa
Sanxhaku i Novi Pazarit e ruajti islamin pasiqë ajo nuk e pengonte Serbinë, por
e humbi Gjuhën, Kulturën tonë, të cilat e pengonin. Kështu ndodhë edhe në
Luginë të Preshevës, që Serbia i talebanizon, isislamizon, srpskimuslimanizon,
boshnjakizon, turqizon, denacionalizon, ua humb shpresën, i shpërngul a dëbon.
Më:15.09.2024
Skender Jashari, i burgosur politik nga
EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe
xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë
qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale
ushtarake.