E merkure, 30.04.2025, 01:02 PM (GMT+1)

Mendime

Kol Shkodrani: Si e kuptonte çlirimin malësori Kol Marlula

E shtune, 14.09.2024, 06:19 PM


SI E KUPTONTE ÇLIRIMIN MALËSORI KOL MARLULA

(Këtë shkrim më pelqen ta përcjell vit për vit për të gudulisur bijtë e baballarëve komunistë që tani kanë shkuar ti japin llogari dreqënve në Ferr)

Nga Kol Shkodrani

Malësorëve të Veriut u kish dalë për hundësh ajo që quhej Çlirimtare, çfarë nënkuptonte Partinë Komuniste me gjithë halldupët e Sigurimit e saj që vrisnin e prisnin popullin pa mbrojtje. I thonin "Çlirimzeza", por kjo në rreth të ngushtë se po ta merrnin vesh komunistat apo spiunët e tyre të digjnin e pervëlonin.

Çlirimtarë këndej, çlirimtarë andej, propogandë për tja pas zili edhe Gebelsi. Këta ja kishin kaluar atij qafiri nazist.

Te e vona kur bëmave të Çirimtareve nisi ti vije era, me një fjalë komunistave po u vdiste ora aty nga viti 1990, malësoret nisën me e lshue gojën. Tregonin kullë në kullë këtë histori.

Pasi kishte dekë lugati Enver Hoxha, në Malësi shkon një i deleguar, një sekretar i Komitetit të Partisë të Komunistëve të Shkodrës, që dikur mbahej me të madh, por i kishin ra puplat. Shkonte të bënte thirrje për qetësi e rend publik se Partia do ta gjente një zgjidhje demokratike për popullin.

- A veç për një zgjidhje ke ardhë, a,  - i tha malesori i vjetër, emnaku im Kol Marlula që kishte heq tërë të zezat nga 1944 e ma për këtej.- Urdhëro- i tha Kola. - Shpia e Zotit dhe e miqëve.

Sekretari i Partisë e hëngri vetën me dhëmbë, por heshti e bëri sikur nuk e dëgjoi këtë punën e Zotit. Malësori Kol Marlula e kuptoi se fort po i digjte speci Sekretarit dhe vazhdoi të veten. Do ta çonte deri në fund atë që kishte menduar.

- Po ulu bre burrë. Por ma parë qe ku e ke barakën në fund të oborrit e shko e çlirohu një herë e mbasandej kuvendojmë.

I tregoi vendin dhe e përcolli deri atje.

Kur sekretari doli malesori plak, që shpotitej me komunistin, i tha:

- A u çlirove?

Sekretari rrotullo sytë  djathtas e majtas se nuk po merrte vesh për se e kishte fjalen malësori.

- E kisha fjalen - tha malesori Kol Marlula - a u dhjeve mirë?

- Po, po....- tundi kokën sekretari...

- Qe pra, lum miku, ky është ai çlirimi që na sollët ju në 1944, por hajt tash të hyme brenda e të pimë një kafe elbi e një gotë raki se tjetër nuk ka kjo shpi.

Edhe sot e kësaj dite po shkoi ndonjë ish-komunist në një kullë malësore, që në krye i thonë "po shko çlirohu një herë, bre burrë, mbasandej kuvesim si na do zogu i qefit."

E miqt ish-komunista shkojë e dhjesin.

Kështu e kuptojnë malësorët çlirimin e vitit 1944 e deri më 1990, kur qenefi çlirimtar ishte mbushur plot e për plot e kish dalë nëpër rrugë duke meruar dynjanë.

Portreti,  "Malësori" nga Ylli Haruni



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx