Mendime
Enver Bytyçi: Shteti i Babadjallit ushqen të gjitha projektet pro-serbe në Ballkan!
E hene, 23.09.2024, 07:34 PM
Shteti i Babadjallit ushqen të gjitha projektet pro-serbe në Ballkan!
Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi
Një
shtet bektashian në 27 ha në verilindje të Tiranës. Ky është projekti i fundit
i kreut të mafies dhe narco-shtetit shqiptar, Edi Rama! Sigurisht që ideja e
një urdhëri bektashian si shtet i modelit të Vatikanot apo urdhërit maltez nuk
është ide e Edi Ramës. Eshtë ide dhe projekt i mafies. Eshtë një propozim në
momentin e fundit, kur Ramës dhe mafies u duhet të mbrohen nga akuzat publike
të medies europiane ndaj tyre. Eshtë një përpjekje për të tërhequr vëmendjen,
sidomos në qarqet europiane. Duket se modeli i marrëveshjes Rama-Meloni nuk
mjaftojnë më. Kaq e kishte efektin ajo marrëveshje. Nuk i ka bindur të gjithë
në kontinentin europian se Edi Rama është krijuesi gjenial për shpëtimin e
Europës nga refugjatët. Përkundrazi, po e qortojnë si kreun e narco-shtetit.
Megjithatë
ideja e shtetit të urdhërit bektashian në Tiranë nuk lindi brenda ditës. Dikush
nga krerët e mafies ndërkombëtare, i cili drejton kreun e narko-shtetit
shqiptar, ia përshpëriti në vesh zotit Rama. Edhe gazetën New York Times e
rekomandoi Bigbratheri mafioz. Por sipas intervistës së Edi Ramës, kjo ide nuk
qenka thjesht ide. Tashmë na qenkan angazhuar një grup ekspertësh vendas e të
huaj për të përgatit formimin dhe shpalljen e shtetit bektashian. Më pas
vendimin po e merrka parlamenti i Shqipërisë. Nga ky projekt mafioz dalin sa e
sa paqartësi dhe engigma.
P.sh:
- A ka kompetencë parlamenti shqiptar të miratojë formimin e çfarëdolloj shteti
brenda shtetit? Para së gjithash, cili nen kushtetues e parashikon këtë
kompetencë? Nëse jo, cila është proçedura e formësimit të një lëvizjeje si kjo?
Dhe më tej akoma: - A do të ishte precedent përçarjeje dhe jo bashkimi, siç
thonë protagonistët mafiozë të këtij projekti? A do ta kishin më pas të drejtën
të gjitha grupet fetare të iniconin krijime shtetesh në formën e një urdhëri? A
do të shkohej prej këtu te precedenti që edhe minoritetet të kërkojnë shtet
brenda shtetit? Cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi për kishat dhe
manastiret ortodokse në Kosovë? Veçmas për Manastirun e Deçanit, që ashtu si
rastësisht posedon një territor 27 hektarësh, aq sa Kryegjyshata e Shqipërisë
në Tiranë?
Përveç
këtyre dilemave, vijnë në radhë të tjera enigma: - Si do të funksionojë ky lloj
shtet? Kush është përgjegjës për sigurinë, luftën kundër krimit të organizuar e
kundër mafies, për trafiqet e tregtinë? Apo do të krijohet një oaz strehimi për
paratë e pista dhe personat mafiozë që ndiqen nga drejtësia? Si do të
funksionojë? Si do kontrollohet territori i këtij shteti mafioz që tentohet të
krijohet dhe çfarë strukturash ka? Janë një milion pyetje pa përgjigje. Janë
njëmijë arsye të dyshosh në idenë dhe iniciativën e Edi Ramës dhe mafies
ndërkombëtare për formimin e një shteti si ky. Megjithatë do të përpiqem të jem
i qartë, duke iu përgjigjur dy pyetjeve: Kush ka interes për ngritjen e një
shteti bektashian? Dhe cilat do të jenë efektet anti-shqiptare kë kësaj
iniciative.
Nëse
keni vënë re, propaganda pro-shtetit mafioz të Babaedit dhe Babamondit po gjen
mbështetje te mediet që janë vënë në dispozicion të të gjitha nismave
anti-shqiptare të kryeministrit të Shqipërisë. Në 24 orë u klasifikuan mediet
që motivojnë formimin e shtetit mafioz të Babaramës. Janë po ato medie që kanë
përkrahur deri në thyerje dhëmbësh ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe
Kosovës e ndarjen e kësaj të fundut. Janë po atë medie që ende edhe sot mbrojnë
iniciativën e Beogradit për Open Balkan, ndonëse kjo nismë është rrënuar
tashmë. Janë të njëjtat medie që dhjetë herë në ditë japin kronika lajmesh
kundër atyre politikkanëve që mbrojnë integritetin territorial të Kosovës.
Shteti i Babadreqit, qoftë dhe formalisht, i ushqen të gjitha projektet
pro-serbe. Ushqen sidomos shpalljen e një shteti tjetër brenda shtetit të
Kosovës, atij të Manastirit të Deçanit. Pra është një precedent që do të
përdoret si mjet për zhbërjen e Kosovës e të krejt kombit shqiptar.
Efekt
i idesë dhe iniciativës së krijimit të shtetit mafioz bektashian në zemër të
Tiranës do të jetë ngjallja e një fryme konfliktuale midis religjioneve në
Shqipëri. Një akt i tillë është thjesht një artificë. Nuk është e nuk mund të
jetë vullnet i shqiptarëve, madje as e atyre 100 e ca mijë bektashive që
rezultojnë nga censusi i fundit. Ata askush nuk i pyet. Aq më pak shqiptarët!
Ideja dhe iniciativa vjen nga Zeusi i madh, kryemafiozi shqiptar i korporatës
së mafies ndërkombëtare. Që do të thotë se këtu ka një kalkulim që të zgjohen
sentimentet kundër kësaj iniciative. Zgjimi i këtyre sentimenteve do të thotë
thellim i konfliktit fetar. Dua të jem gabim, por më duhet të them se zgjatim i
këtij projekti janë dhe disa iniciativa të stisura e të përkrahuara nga
segmente politike për përçarjen fetare në Kosovë.
Pra,
shteti bektashian i Babadjallit do të shërbejë si shkëndija e parë e një
konflikti fetar, konflikt i cili deri më sot gjatë gjithë historisë shqiptare
është evituar. Por ja që vjen një kryeministër vllaho-mafioz dhe i ve
Shqipërinë e shqiptarët në ringun e luftës fetare! Për herë të parë ne në
Shqioëri kemi një politikan mafioz që bëhet palë me planet armiqësore të
shteteve e qarqeve armiqësore të Shqipërisë! Kujdes!