Mendime
Florim Zeqa: Themelohen katër Nëndegët e para të LDK-së në Itali
E marte, 17.09.2024, 06:24 PM
Themelohen katër Nëndegët e para të LDK-së në Itali
Shkruan:
Florim Zeqa
Dita
shtunë, e datës 14 shtator 2024 ishte ditë historike për shqiptarët në Itali.
Pasi në pjesën veriore të Italisë, përkatësisht në Treviso, Montebelluna dhe
Bassano Del Grappa u themeluan Nëndegët e LDK-së.
Tri Kuvende Zgjedhore,
tri momente historike për anëtarësinë e LDK-së
Tubimi
i parë u mbajt në Treviso, në një atmosferë të ngrohtë dhe festive. Tubimin e
hapi deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj i cili
fillimisht i njoftoj të pranishmit me iniciativën për themelimin e nëndegëve, i
autoriazuar nga kryesia qendrore në Prishtinë për themelimin fillimisht të
nëndegëve të LDK-së në Itali. Takimet fillestare ishin mbajtur me disa individ
në Treviso, Montebelluna, Bassano Del Grappa dhe Reggio Emila, me ç'rast kemi
kemi ardhur në përfundim që kemi brum të mjaftueshëm për ndërtimin e
strukturave të para për herë të parë në Itali, për të vazhduar me themelimin e
nëndegëve dhe në fund edhe të Degës së LDK-së për Itali, theksoi deputeti
Selmanaj.
Gjithmonë
kemi pasur njerëz të fortë dhe të fuqishëm të LDK-së në Itali, por asnjëherë
nuk kemi pasur strukturë të organizuar politike. Pra mbështetja e juaj ka qenë
e madhe dhe për këtë u jemi mirënjohës deri në përulje, për çka, e kam nderin
të ju përcjelli edhe përshendetjet e kryetarit Lumir Abdixhiku!
Më
pas deputeti Driton Selmanaj e bëri një elaborim të shkurtër të situatës
politike dhe për rolin e LDK-së në rrethanat e krijuara.
Me
të përfunduar fjalën e vet, deputeti Selmanaj për fjalë rasti e ftojë edhe
deputeten Rrezarta Krasniqi, e cila ndër të tjera tha; "Të nderuar
bashkatdhetar, kam nderin dhe kënaqësinë të jem sot në këtë takim të parë për
themelimin e Degës së LDK-së në Itali. Jam e lumtur që tani, pas 35 viteve po
themelohet dega edhe në Itali, ju falenderoj shumë për kontributin që
vazhdimisht keni dhënë për LDK-në dhe ju përgëzojë që asnjëherë nuk e keni
tradhtu dhe as nuk e kani braktisë LDK-në. Gjithashtu ju dëshiroj shumë suksese
që më 9 shkurt 2025 të ndalet keq-qeverisja e LVV-së dhe LDK-ja të kthehet në
pushtet. Vetëm kështu, kur Republika e Kosovës qeveriset nga Lidhja Demokratike
e Kosovës i vjen era shtet. Ju priftë e mbara dhe zoti ju bekoftë".
Ky
ishte emërues i përbashkët i fjalimeve të deputetit Selmanaj dhe deputetes
Krasniqi edhe në kuvendet zgjedhore në Montebelluna dhe Bassano Del Grapa.
Vlenë
për të theksuar që bashkë me deputetët kishte ardhur edhe Florent Ukaj,
asambleisti më i votuar në komunën e Prizrenit.
Zgjedhjet me ngritje
dore dhe aklamacion
Më
pas u vazhdua me pjesën operative të zgjedhjes së kryetarit të Nëndegës,
kryesisë dhe delegatëve për Kuvendin e Degës. Zgjedhja shkojë përmes leximit të
emrave të përgatitur paraprakisht, për të vazhduar me 2-3 propozime tjera nga
pjesëmarrësit, të cilët u votuan me ngritje dore dhe aklamacion nga të
pranishmit e këtij 'Kuvendi Zgjedhor'.
E
njëjta procedurë e themelimit të nëndegëve vazhdojë edhe në Montebulla dhe
Bassano.
Në
tri qytetete të ndara u tubuan përafërsisht numër i njëjtë i adhuruesve dhe
mbështetëve të LDK-së, të cilët i zgjedhën me aklamacion kryetarët dhe kryesitë
e nëndegëve prej 11 anëtarëve dhe nga 10 delegat për Kuvendin e Degës i cili
pritet të mbahet diku kah fundi i muajit Tetor të këtij viti.
Për
dallim nga dy kuvendet paraprake, në Bassano Del Grappa u intonua himni i
Kosovës dhe ai i Dardanisë.
Kryetarë
të Nëndegëve u zgjedhën më sa vijon; në Treviso u zgjedh Gëzim Rexhaj, në
Montebelluan u zgjedh Bajram Jupaj dhe në Bassano Del Grapa u zgjedh Kujtim
Hajzeraj.
Ditën
e nesërmën, më 15 shtator në Reggio Emilia u mbajt Kuvendi zgjedhor i nëndegës
në të njëjtin format zgjedhor, në të cilin kryetarë u zgjedh Nuhi Ajazi,
kryesia dhe delegatët për kuvendin e Degës.
Në
fund të këtij fototeportazhi nga Italia, ja vlen të permendim kontributin e
afaristit të njohur Faton Kolgeci, i cili për afro dy vite rresht ka punuar
pandërprerë për unifikimin e elektoratit rugovian në pjesën veriore të Italisë,
duke u bërë suporti numër 1 i mërgatës në Itali.
Edhe
pse iniciativë e vonuar për themelimin e degës në Itali, konstituimi i katër
nëndegëve është një hap fillestar që duhet mbështetur nga adhuruesit e liderit
historik Ibrahim Rugova dhe simpatizantët e LDK-së në shtetin italian. LDK nuk
ishte thjesht vetëm një parti politike, por ishte lëvizje mbarëpopullore
paqesore për çlirimin e vendit nga pushtuesit shekullor!
Florim Zeqa, 16.09.2024