Mendime
Florim Zeqa: Qeveria shterpë, presidentja jo produktive!
E merkure, 02.10.2024, 06:55 PM
Qeveria shterpë, presidentja jo produktive!
Nga
Florim Zeqa
Paaftësia për të prodhuar, mungesa e aftësisë
krijuese, varfëria e mendimit dhe krijimtarisë, të qenët i pafrytshëm dhe i
padobishëm për shoqërinë e bëjnë një qeveri të jetë shterpë apo jo produktive
për shtetin dhe qytetarët. Shterpësia e punës së një diplomacie ndikohet edhe
nga abortet politike për sjelljen e njohjeve të reja apo të anëtarësimit të
shtetit në organizata ndërkombëtare.
Takimet formale pa
protokol shtetëror nuk ofrojnë asgjë për Kosovën
Dy
liderët e shtetit të Kosovës, presidentja dhe kryeministri javën e kaluar
qëndruan në New York. Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së takuan
kryeministra dhe shefa të shumë shteteve, shumicën prej të cilëve i takuan
ndaras.
Presidentja
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti në mesin e takimeve patën edhe takime me
përfaqësuesit e katër shteteve mosnjohëse të Kosovës.
Takimin
e parë që e bëri publik presidentja Osmani ishte ai me Sekretarin e Shtetit të
Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin, të cilit i kërkojë njohjen e
shtetit të Kosovës nga Vatikani!
Të
njëjtin, pra, Kardinalin Pietro Parolin e takuan bashkë Albin Kurti dhe
zëvendësja e tij në Qeveri, Donika Gërvalla-Schwarz.
Vatikani
ishte njëri nga katër shtetet mosnjohëse që i takuan ndaras liderët shtetërorë
të Kosovës: Mauritiusi, Greqia dhe Bahamasi!
Në
margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidentja, kryeministri dhe
kryediplomatja i takuan 32 liderë vendesh të ndryshme dhe morën pjesë në tryeza
dhe samite vendesh në javën kur të gjithë politikanët botërorë zbarkojnë në New
York.
Për
dallim nga presidentja që arriti t'i afrohet presiedentit në ikje të SHBA-së,
Joe Biden për një bisedë të shkurtër kortezie , kryeministri me eskorten e tij
kishte biseda "produktive" për zhvillimet aktuale dhe të ardhmen me
Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O'Brien, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e
Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof
dhe emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovi?,
Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, Kardinalin Pietro Parolin,
Kryeministrin e Grenadës, Dickon Mitchell, dhe Zëvendëskryeministrin dhe
Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah
bin Zayed Al Nahyan.
Me diplomaci shterpë nuk
lindin njohje të reja për Kosovën!
Këto
ishin të dhëna zyrtare nga takimet e liderëve shtetëror të Kosovës në margjinat
e e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pas këtyre takimeve të ngjeshura
priten rezultate evidente, në të kundërtën i pret zhgënjimi i madh qytetarët e
vendit tonë!
Nëse
nuk na vjen së paku një njohje ndërkombëtare nga këto takime formale në fund të
mandatit politik të kësaj qeverie, atëherë, jo vetëm që nuk e meritojnë të
mbeten në pushtet, e meritojnë ndëshkimin me votë të qytetarëve, për t'u
mbajtur në mend si "Qeveria më shterpë" dhe si presidentja më jo
produktive në historinë më të re të Kosovës së pavarur!
Me
takimet e ndara në New York, presidentja dhe kryeministri e përçuan imazhin më
të keq të mundshëm të Kosovës tek ata lider vendesh që i takuan në margjinat e
Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke e margjinalizuar në ekstrem
ekzistencën e shtetit të tyre!
Zgjedhjet
e 9 shkurtit 2025 mund të shënojnë fundin e karrierës politike për
"shpëtimtarët e kombit", presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin
Albin Kurti, të cilëve nuk do t'u mbetët gjë tjetër, veçse të sillen rreth
"NEWBORN"-it në Prishtinë për të takuar ndonjë vizitorë rasti, sa për
t'i treguar se ishin "politikan të përgjegjshëm, edhe pse pa asnjë rezultat
në politikën e jashtme dhe pa asnjë sukses në politikën e brendshme"!
Florim Zeqa
01.10.2024