Mendime
Florim Zeqa: Kur mediumi futet nën grilat e qeverisë turpërohen gazetarët!
E marte, 01.10.2024, 06:53 PM
Kur mediumi futet nën grilat e qeverisë turpërohen gazetarët!
Nga Florim
Zeqa
Pasi
kaluan dy muaj pa asnjë shkrim të botuar, i shkrova një gazetari, cila mund të
jetë arsyeja e mos botimit të shkrimeve të mia në gazetë: "Më
vjen shumë keq, nuk jam në dijeni për arsyen, por pronari i gazetës na ka dhënë
urdhër për mos botimin e shkrimeve tua"!
E
pabesueshme, por e vërtetë
Kjo
ishte përgjigjja e gazetarit pas kërkesës sime për sqarim, pse nuk po botohen
shkrimet e mia në gazetën "X"!
Vërtetë u ndjeva keq për nivelin në të cilin kishte rënë
mediumi me të cilin e kalova një dekadë e gjysmë bashkëpunim!
Ndjejë keqardhje jo për pronarin e gazetës, por, për
gazetarët që janë të detyruar të punojnë si skllevër dhe për lexuesit e mi të
rregullt që nuk do të më shohin më në ballinat e portalit të gazetës, e cila,
kur dikur ishte e printuar në Kosovë, i kam me qindra shkrime në ballinat e
saj, të ruajtura me nostalgi në arkivin tim personal!
Vërtetë është për keqardhje rënja e mediumit në një nivel
kaq të ulët dhe të mjerë pas diktaktit të pushtetit diktatorial të instaluar në
Kosovë!
Një medium serioz dhe i pavarur nuk bie kaq lehtë në këto
nivele!
Si do që të jetë, le të mbetet në ndërgjegjën e pronarit
të gazetës!
Mesazh
për gazetarët dhe qytetarët
Një
fjalë e urtë gjermane thotë: "gazetarët shënojnë lindjen dhe përfundimin e
një kohe", që do të thotë, roli i medieve në një shoqëri demokratike është
krucial dhe i pa zëvendësueshëm.
Qytetari i Kosovës duhet të shndërrohet në një qenie
aktive politike, duke i shprehur lirshëm opinionet e veta, e jo të mbetet
shikues apo monitorues i gënjeshtrave dhe mashtrimeve, i krimit dhe vjedhjes së
organizuar të buxhetit të shtetit nga pushtetarët.
Gazetari në asnjë rrethanë nuk guxon të bie viktimë e
heshtjes, por të reagojë zëshëm kundër padrejtësive të kohës dhe diktatit të
ushtruar ndaj tij!
Edhe
përkundër mbylljes së një gazete online disa portaleve mercenare, unë do të
vazhdoj punën me pavarësinë time autoriale në shkrime dhe analiza politike në
shërbim të shtetit dhe qytetarëve (mërgimtarëve)!
Respekt
mediumeve të pavarura që i qëndrojnë besnike misionit fisnik të informimit të
drejt dhe të lirë të qytetarëve!
Nuk ka
forcë që e ndalë fjalën e lirë!
Poshtë
servilët e pushtetit!
Poshtë mediat mercenare!
Poshtë diktatura e proletariatit!
Rrofte
liria mediatike në shtetin e Dardanisë Antike!
Florim
Zeqa
30.09.2024