Mendime
Nue Oroshi: Marshi i partive politike të Kosovës nëpër mërgatë
E merkure, 02.10.2024, 05:55 PM
Marshi i partive politike të Kosovës nëpër mërgatë
Nga
Nue Oroshi
Këtë shkrim po e filloj me një dëshmi të një mikut tim të ndjerë
Ali Ademi i cili jetonte, punonte dhe vepronte nga Hamburgu i Gjermanisë,porë
që vepronte në gjithë Gjermaninë për pavarësinë e Kosovës, i cili para luftës
së Kosovës e kishte mbajtur dhe shoqëruar për rreth dy javë një politikan të
Kosovës. Pas çlirimit mërgimtari ishte kthyer pas shumë viteve në Kosovë se nuk
kishte pasur të drejtë të shkonte për shkak të aktivitetit të tij kombtarë dhe
i njëjti politikan që e kishte shoqëruar për rreth dy javë në Gjermani, në Kosovë
jo që nuk e kishte pritur fare por as që e kishte përshëndetur nga
mendjemadhësia se nuk rrin me çdo kënd.
Kështu
ndodhë edhe me shumë të tjerë mërgimtarë të cilët harxhojnë mund,mjete dhe
sakrifikojnë bukur shumë për të pritë dhe përcjellë politikanët e Kosovës e kur
shkojnë në Kosovë nuk i presin ata ose i bëjnë grumbullë nga 50 apo 60 sa për
një fotografi të përbashkët. Meqenëse më 9 shkurt 2025 do të mbahën zgjedhjet
parlamentare në Republikën e Kosovës të gjithë partitë politike pa dallim e
kanë, kapluar mërgatën shqiptare. Ata tani përpiqen që të marrin sa më tepër
vota të mërgatës shqiptare më qëllim që të forcojnë pozicionin e tyre politikë.
Por shtrohët pyetja në këto takime ku marrin pjesë mërgimtarët shqiptarë a
flitet për temat e mërgatës? Në 95 % të rastëve as që flitët për mërgatën
shqiptare, dhe problemet që ka mërgata jonë. E mërgata ka probleme të shumta.
Nuk
vijohet sa duhët mësimi i gjuhës shqipe, nuk ia japin mundësinë mërgatës
shqiptare që të realizojnë projektët që
ka për Kosovën, nuk i përkrahin intelektualët shqiptarë që kanë projekte për
shkencën, historinë, kulturën, ekonominë dhe shumë e shumë projekte tjera.
Kërkesat që bëjnë intelektualët mërgimtar që të përkrahën projektët e tyre ato
refuzohen dhe çka është më e keqja ato në shumë raste nuk
shqyrtohën fare. Në këtë rast dëshiroj të pyes partitë politike të Kosovës por
edhe mërgimtarët që ju shkojnë pas atyre në organizime politike se a kanë të
shkruar ndonjë projekt për mërgatën? Nga lista e tyre prej 110 kandidateve për
deputet në Parlamentin e Kosovës a i kanë se paku 30 apo 40 kandidatë nga
mërgata?Tash që ligji i ri ka ndryshuar dhe çdo votues ka të drejtë të votoj 10
kandidatë pse politikanët e Kosovës nuk i vendosin së paku nga 10 kandidatë në
listat e partive te tyre politike dhe mërgata ti votoj kandidatët e vetë që ta
përfaqësojnë atë në Parlamentin e ri të Republikës së Kosovës.
Një fjalë
popullore thotë :"Se
nuk është në rregull dy persona me dashtë një njeri". Unë duaj ty
e ti duaj vetën kjo nuk shkon. Për të ekzistuar një dashuri e mirëfilltë apo
një barazi nuk bën që dy vetë ta duan një person por dashuria duhet te ndahët.
E tash veprimtarët e mërgatës bëjnë qindra e mijëra kilometra rrugë harxhojnë
kot mijëra e mijëra euro dhe pas 9 shkurtit 2025 ata harrohen për 4 vite dhe ju
mbyllën dyert e takimeve nga funksionarët e vjetër apo të rinj politikë. Apo ja
bëjnë ndonjë pritje në formë të turmave sa për të thënë se i pritëm
mërgatën.Partitë politike të Kosovës tash e 25 vjet më radhë ato kanë shikuar
vetëm interesat e tyre politike dhe asnjëherë nuk kanë bërë diçka konkrete për
mërgatën shqiptare.
Kanë
mbyllur dyert dhe do ti mbyllin prapë edhe pas 9 shkurtit 2025 deri sa të kemi
vetdijësim të mërgatës se qeveritë duhet ti japin mërgatës përkrahje e jo vetëm
ta konsiderojnë atë si hambarë për mbledhjën e votave apo bankomat për
grumbullimin e mjeteve për fushata elektorale. Por vërtetë ta përkrahin
mërgatën në shumë vështirsi që po kalon ajo. Dhe derisa përfundoja këtë shkrim
me kujtohen ato fytyra të vranta të mërgimtarve shqiptarë që zgjohën shumë
herët për të shkuar dhe për të punuar shumica prej tyre punët shumë të rënda.Shoh
ata burra dhe gra punëtore që asnjëherë nuk ndalën vetëm e vetëm për ta
ndihmuar familjën,fëmijët dhe vendlindjën, një pjesë e të cilëve nga punët e
gjata dhë të rënda kanë pasur edhe lëndime të ndryshme fizike që ju kanë lënë
pasoja shumë të rënda shëndetit të tyre.E shumica prej tyre e thonë qartë: ´´E kemi pritë
një Kosovë ndryshe.E
kemi pritë një Kosovë ku do të funksionoj shteti ligjor,drejtësia dhe demokracia.´´ Por
prap se prap asnjëherë nuk heqim dorë nga përkrahja për Republikën e Kosovës që
është shteti jonë që e kemi ndërtuar me gjakun e shumë heronjëve nëpër periudha
te ndryshme historike dhe me mundin dhe sakrificën e shumë atdhetarëve
shqiptarë ku kontributi i mërgatës në formimin e shtetit të Kosovës ishte shumë
i madh. Në mesin e shumë mërgimtarëve shqiptarë hyn edhe atdhetari Ali Ademi i
cili përmbi katër dekada derisa vdiq çdo gjë shkriu për lirinë dhe pavarsinë e
Kosovës dhe jam i bindur se baca Ali siç e thërrisnim ne më të rinjët që
vepronim bashkarisht me ta as që i është ndarë ndonjë mirënjohje familjes së
tij nga institucionet tona shtetërore. Lakmia e partive politike të Kosovës për
pushtët dhe harresa që bëjnë për mërgatën dhe veprimtarët e mërgatës është një
sindrom që e ka kapluar shoqërinë tonë tash e më shumë se dy dekada.Veprimtarët
atdhetar siç ishte Ali Ademi dhe shumë veprimtarë të tjerë i që dhanë jetën
Kosovës duke e derdhur mundin dhe gjakun e tyre pika- pika dhe jo për njëherë
siç e dhanë heronjët e Kosovës ata duhet të kujtohen dhe vlerësohen.Por partitë
politike të Kosovës kanë vetëm një qëllim ata tash e njohin vetëm një datë 9
shkurtin 2025 dhe votat që do ti vijnë nga mërgata.