Mendime
Florim Zeqa: Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve
E diele, 06.10.2024, 05:51 PM
Amerika dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve!
Përçasje analitike rreth marrëdhënjeve diplomatike
Kosovë-SHBA!
Historia e marrëdhënjeve të mira
shqiptaro-amerikane është e gjatë, por, unë nuk po shkojë më largë me
marrëdhënjet Kosovë-SHBA se në vitet e '90-ta, nga koha e shpërbërjes së ish
Jugosllavisë, kur politika amerikane e asaj kohe ishte e fokusuar rreth
zhvillimeve dramatike politike dhe luftarake në hapësirat ballkanike.
Shkruan:
Florim Zeqa
Fati i një kombi në urtësinë e një
lideri politik
Ishim me fat që asokohe e kishim një
lidership të urtë dhe të përgjegjshëm siq ishte Ibrahim Rugova, i cili me
çasjen e urtë dhe diplomatike arriti t'a sensibilizojë mjaftueshëm çështjen e
Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Por,
akoma me më shumë fat ishim që interesat amerikane u ndërlidhen me interesat
tona, për ta përfituar kështu mbështetjen e aleancës më të fuqishme politike
dhe ushtarake në botë-NATO (SHBA).
Sikur
të mos ishte kështu, shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së fundit do ta pësonte
akoma më keq sesa boshnjakët, e cila edhe përkundër gjenocidit të paparë nga
lufta e dytë botërore (mbi 200 mijë viktima) nuk e gjeti përkrahjen amerikane
ashtu siq e kishte Kosova me intervenimin ushtarak të NATO-s për shpëtimin e
një popullate të tërë nga gjenocidi dhe shfarosja masive, siq e kishin
planifikuar serbët që t'i shkaktojnë mbi 500 mijë viktima dhe dëbimin e 1
milion shqiptarëve, për ta spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët!
Ndërlidhja
e interesave amerikane me Kosovën bëri që ne shqiptarët të shpëtojmë siq është
më së miri gjatë luftës së fundit e cila përfundojë me intervenimin e parë
ushtarak të NATO-s ndaj një shteti sovran siq ishte Serbia gjenocidiale,
pasuese e ish Jugosllavisë!
Dallimi mes Trumpit e Bidenit
Tanimë kur interesat amerikane janë
plotësuar me ndërtimin e Bazës më të madhe Ushtarake në rajonin e Ballkanit
(Bondsteel-Kosovë), ne shqiptarët duhet të tregohemi më të kujdesshëm në
ruajtjen e raporteve me aleatin kryesor të çlirimit dhe shtetndërtimit, jo pse
nuk na duan më SHBA-të, por për faktin se pas 35 viteve kanë ndryshuar
jashtëzakonisht shumë raportet gjeostrategjike në botë, e në veçanti në Ballkan
pas agresionit rus ndaj Ukrainës!
Per
ata që i përcjellin zhvillimet ndërkombëtare dhe raportet e Kosovës me aleatët
e saj, me SHBA-të në veçanti, situata në lidhje me Kosovën ishte më e mirë për
një nuancë të vogël gjatë administrimit të Donald Trumpit sesa gjatë
administrimit aktual nga Joe Biden!
Kjo
për faktin se në fund të mandantit të presidentit Donald Trump, më 4 shtator
2020 në 'Shtëpinë e Bardhë' u nënshkrua marrëveshja më e madhe ekonomike dhe
politike mes Serbisë dhe Kosovës, e cila Marrëveshje ishte një hap i
rëndësishëm drejt konsolidimit të plotë të shtetësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Për
të mos u lëshuar më thellë në pikat e marrëveshjes, mos zbatimi i marrëveshjes
së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020 nga qeveria pasuese e Kosovës ishte një
momentum i pashfrytëzuar i cili kulmoi me një regres të madh dhe të paparë të
marrëdhënjeve diplomatike mes shtetit të vogël të Kosovës me shtetin më të
fuqishëm në botë!
Marrëveshja që e solli njohjen e
rëndësishme, por edhe zgjidhjen për Kosovën
Nuk duhet harruar edhe një fakt tepër
të rëndësishëm, se me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së 4 shtatorit në
'Shtëpinë e Bardhë', ish presidenti Donalld Trump i solli Kosovës edhe njohjen
më të rëndësishme në dhjetvjetshin e fundit nga Izraeli, me kontakt të
drejtëpërdrejt telefonik mes ish kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeministrit
të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Zyrën Ovale!
Njëherit
kjo ishte edhe njohja e fundit ndërkombëtare e Kosovës para ardhjes në
qeverisje të Albin Kurtit dhe para ardhjes së administratës së presidentit
aktual të SHBA-ve, Joe Biden.
Në
bazë të konkludimeve të mësiperme, pa dyshim se gjërat ishin më mirë për Kosovë
nën administrimin e Trumpit sesa të Bidenit, anipse politika amerikane nuk
ndikohet nga politikat provinciale të shteteve ballkanike, të cilat janë të
ndërlidhura me simpati dhe inate personale.
Pavarësisht
kush i fiton zgjedhjet e nëntorit në SHBA, marrëdhënjet ndërkombëtare të
shtetit më të fuqishëm udhëheqen nga parimi i miqësisë së sinqertë dhe
interesave afatëgjatë, të cilat, për fatin e mirë janë të ndërlidhura me
interesat e shqiptarëve në Ballkan!
Përkundër
dëshirës për ta përafruar me perëndimin do të jenë të kota përpjekjet e SHBA-ve
për ta larguar Serbinë nga Rusia dhe Kina! Sa më parë që SHBA-të të binden për
këtë fakt, do të jetë më mirë për ne shqiptarët dhe amerikanët, për paqen,
stabilitetin politik dhe të ardhmen prosperuese të sheteteve të Ballkanit
Perëndimor.
Edhe përkundër ftohjes së raporteve
të SHBA-ve me qeverinë aktuale të Kosovës, marrëdhënjet mes dy popujve janë të
njëjta ashtu siq ishin 35 vite më parë në Epoken Rugoviane. Amerika është
dielli që i ngrohë zemrat e shqiptarëve!
Florim Zeqa
02.10.2024