| E marte, 08.10.2024, 06:52 PM |
Dallimi mes politikanëve dhe mërgimtarëve!
Shkruan: Florim Zeqa
Lidhja e subjekteve politike me mërgatën duhet
të jetë e sinqertë dhe reciproke, ndryshe mbetet e pa vlerë dhe e pa nder!
Lidhjet apo marrëdhënjet e shtetit me mërgatën duhet të jenë reciproke, ndryshe
nuk sjellin rezultate të dëshiruara nga të dyja palët!
Dashuira
e pashterrshme e mërgimtarëve për shtetin
Për
t'u arritur një lidhje e mirëfilltë dhe e njëmend mes mërgatës dhe shtetit,
këta të fundit, pra shtetarët (politikanët) duhet të tregohen më të kujdesshëm
dhe më të sinqertë ndaj mërgatës për 365 ditët e vitit kalendarik e jo vetëm në
kohë të fushatave zgjedhore.
Lidhja shtet-mërgatë duhet të funksinojë
sikurse dashuria e Nënës ndaj fëmijës që e ka në emigrim, e cila lidhje nuk
është e bazuar në interes por në dashuri të sinqertë dhe reciproke, e cila
rezulton me vizita të shpeshta të fëmijëve tek prindërit në vendlindje!
Viteve të fundit lidhjet e dashurisë
shtet-mërgatë janë zbehur në masë të madhe, jo për shkakun e mërgimtarëve, por
të shtetarëve (politikanëve), të cilëve për mërgatën u bie ndërmend vetëm në
prag të fushatave zgjedhore!
Ndërsa dashuria e mërgimtarëve për
shtetin dhe atdheun e tyre rri e zgjuar çdo herë, e cila shpërthen si vullkan
në çdo kohë të pushimeve verore, të cilët vërshojnë rrugët tokësore dhe ato
ajrore për të zbarkuar në tokën e bekuar të atdheut të tyre të shenjt.
Veprimtarët dhe aktivistët e mërgatës nuk
ndalen asnjëherë, zhvillojnë aktivitete nga më të ndryshmet në mbrojtje të
traditave dhe kulturës shqiptare, bëjnë qindra e mijëra kilometra për të marrë
pjesë në një takim me shtetarët (politikanët), pa dallim pushtet dhe opozitë
duke shpenzuar me qindra euro dhe bërë rrugë të gjatë vajtje-ardhje për të
takuar të preferuarit e tyre!
Ndërsa politikanët udhëtimin e bëjnë pak
më ndryshe dhe më komod (me aeroplan), me shpenzime të shtetit apo partisë që i
dërgon. Edhe pse, askush nuk e di koston e saktë të vizitave të politikanëve në
shtetet perëndimore, një gjë është e sigurtë, ato shpenzime nuk i mbulojnë nga
xhepi i tyre!
Dhe pikërisht këtu e ka zanafillën
padrejtësia dhe pabarazia qytetare në të cilën thirren shtetarët (politikanët)
e ditëve të sotme, të cilët bëjnë jetë "sheikësh" në Kosovë, kurse
mërgimtarët i kalojnë 'shtatë rrathët e ferrit' për të ardhur teri tek
ekzistenca dhe mirëqenja e familjeve të tyre në shtetin e huaj!
Mërgimtarët dhanë djersën dhe gjakun, pushtetarët
morën gjithçka nga shteti
Për
dallim nga partitë politike të Kosovës që tani e 25 vjet më radhë i kanë
shikuar vetëm interesat e tyre politike jo interesin e qytetarëve, pa bërë
asgjë për mërgatën, këta të fundit kanë sakrifikuar gjithçka për shtetin dhe
mirëqenjen e popullatës në Kosovë, duke dërguar mjete financiare për familjarët
e tyre dhe ndihmuar njerëzit me nevojë, për të cilët nuk brengosen politikanët
e ditëve të sotme.
Janë me dhjetra shoqata dhe organizime të
mërgatës të cilat janë duke e luajtur rolin e shtetarëve me ndihmat solidare
për të pastrehët dhe njerëzit me nevoja të veçanta, që përkujdesen për shërimin
e bashkatdhetarëve në vendlindje me sëmundje të rënda dhe kancerogjene!
Shumica e qytetarëve që jetojnë në Kosovë
dhe mërgimtarët në Diasporë e kanë pritur në Kosovë ndryshe nga kjo e sotmja!
E kanë pritur një Kosovë me të zhvilluar
dhe më demokratike, ku funksionon ligji dhe drejtësia.
E kanë pritur një Kosovë me barazi
qytetare e jo diskriminuese në baza paratiake, fetare dhe racore!
Edhe përkundër padrejtësive të shumta që
çdo ditë ndodhin në shtetin çfarë e dëshiruan, mërgimtarët asnjëherë nuk hoqën
dorë nga shteti i tyre, nuk hoqën dorë nga veprimet humanitare për të ndihmuar
njerëzit nevojë dhe shtetin përmes investimeve kapitale në vendlindje!
Republika e Kosovës është produkt i shumë
gjeneratave, i ndërtuar me gjakun e dëshmorëve dhe heronjve, me mundin dhe
sakrificën e shumë brezave të mërgimtarëve që dhanë gjithçka që patën për
shtetin e Kosovës.
Mërgimtarët
që dhanë më së shumti për lirinë e Kosovës janë më të harruarit dhe më të
anashkaluarit nga shtetarët (politikanët) lakmitar, ashtu siq janë harruar
dëshmorët dhe heronjët që e dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre për Lirinë e
Kosovës. Një gjë mos e harroni se djersët e mërgimtarëve janë pika gjaku në Dhe
të huaj që janë duke u tretur dita-ditës me mallin e pashuar për kthim në atdhe!
Florim Zeqa
04.10.2024