Mendime
Refik Hasani: Bashkëpunimi institucional ndërkufitar, duke përfshi Vëllazërimin, Miqësimin e Binjakëzimin
E diele, 06.10.2024, 05:42 PM
Bashkëpunimi institucional ndërkufitarë, duke përfshi Vëllazërimin, Miqësimin e Binjakëzimin
Gjilani, është qendër më e madhe e Rajonit të
Anamoravës, që përfshin Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë, njëkohësisht është
një trekëndësh kufitar, në këtë rast Anamorava kufizohet me Preshevë, Bujanoc,
Medvegjë, por edhe me Kumanovë e Likovë. Edhe në këtë rast është TREKËNDËSH, në
dy anët e kufirit të këtyre tri shteteve, shumicën e përbëjnë ne SHQIPTARËT.
Shkruan:
Refik HASANI
Rajoni i Anamoravës si një trekëndësh
kufitar, jo vetëm ka mundësi, por ka obligim
të krijoj lidhje të qëndrueshme në baza reciproke, standarde dhe nivele
të barabarta institucionale me Komunat fqinjë kufitare.
Vendosja e bashkëpunimit ndërkufitarë në nivelin
Komunal midis Organeve Lokale publike fqinje që i nënshtrohet sistemeve të
ndryshme ligjore vendase për çështje të interesit të përbashkët, synimi është
të identifikohen problemet e përbashkëta, çështjet dhe objektivat që duhet
formalizuar si pjesë e një marrëveshje e bashkëpunimit duke lehtësuar dhe
ndihmuar jetën veçmas fshatrave kufitare të dy anëve të kufirit pastaj edhe
duke u shkëmbyer me të dhëna zyrtare në mesë niveleve Komunale për t’u adresuar
edhe në nivele qendrore të tyre.
Bashkëpunimi ndërkufitarë në mënyrë institucionale
përmesë projekteve të përbashkëta është më se i domosdoshëm pasi është në
vendënumrim, pasi ndërvarësia gjeografike, mjedisore, urbane, rurale dhe
ekonomike janë parametra që duhet bashkëpunuar në mesë Komunave kufitare.
Për të filluar këto veprime si aktivitete në mënyrë
institucionale do të duhej të ketë takime të rregullta të bazuara në ligje,
akte e udhëzime të praktikave më të favorshme jo vetëm të tri shteteve fqinje,
por edhe në praktika të ndjekur të shteteve të BE-së.
Vëllazërimi, miqësimi e
binjakëzimi, për një bashkëpunim të mirëfilltë në trekëndëshin kufitar, kërkon të të caktohen dhe precizohen sferat e
përgjegjësisë në mesë të Komunave të trekëndëshit kufitar.
Është momenti, tani pas Pavërësisë së Maqedonisë së
Veriut, Pavarësisë së Kosovës, dhe Serbisë, pas përiudhës së tri lufëtrave që
jan zhvilluar nga viti 1998, deri në fundë të vitit 2001, Ushtrisë Çlirimtare
të kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,
Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, sikur është shtuar
domosdoshmëria për një bashkëpunim të
mirëfilltë dhe në bazë institucionale.
Vetëm duke patur vullnetin e përbashkët mundë
të caktohen dhe precizohen sferat e
përgjegjësisë në mesë të Komunave.
Është domosdoshmërri e
kohës për një bashkëpunim të mirëfilltë,
dhe Komitetet për bashkëpunim ndërkufitarë
të veprojn duke u funksionalizuar
ekzistuese me projekte serioze.
Bashkëpunimi i mirëfilltë në
trekëndëshin kufitar,kërkon hartim plane,për
thithje të fondeve në investime edhe nga Këshilli i Evropës dhe mekanizmave
tjerë Europian.
Bashkëpunimi i mirëfilltë në
trekëndëshin kufitar,nënkupton edhe për programe e grante të IPA I dhe IPA II, në
dhe për projekte që do të konkurrojn dhe me të cilat përfitimet në interes të përbashkët të këtij trekëndëshi
kufitarë.
Kryetarët e Komunave të trekëndëshit kufitar,
ndërrojn sikur legjislaturat, ligjet dhe rregullat nuk jan identike, por
bashkëpunimi duhet të mbetët, pasi
mbështetet në standarde të BE-ës.
Gjilani duhet të ketë vllazërim, miqësim e
binjakëzim me Preshevë, Bujanoc, Kumanovë,
Vitia duhet të ketë vllazërim, miqësim e binjakëzim
me Kumanovë e Likovë,
Kamenica, duhet të ketë vllazërim, miqësim e
binjakëzim me Medvegjë, Bujanoc, nëse kan të formuar Komitete për bashkëpunim
ndërkufitarë të veprojn duke u
funksionalizuar, është interes në bashkëpunim ndërkufitarë të filluar së
ndërtuar në mënyrë institucionale.
Krejt në fundë të kësaj tematike vetëm Vëllazërimi, miqësimi e binjakëzimi, në mënyrë institucionae për një bashkëpunim të mirëfilltë në trekëndëshin kufitar, e rritë mirëqenjën e këtyrë hapsira tona shqiptare.
Kjo do të vlen
edhe bashkëpunimi i mirëfilltë
ndërkufitarë Vëllazërimi, Miqësimi e Binjakëzimi, si:Mali i Zi me
Shqipëri,Maqedonia e Veriut me Shqipëri, Shqipëri me Greqi,Shqipëri me Itali.
Ky fjalim është përgaditur për paraqitje nga cilësia e publicistit e studiuesit si dhe
Kryeredaktorit për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të, ,,Gazeta e
Alpeve", në takimin e
Anamoravës të datës 05.10.2024, në Restaurantin "Vali Ranch Resort
& Congress Center", në Gjilan,
aktiviteti realizuar e organizuar nga Lidhja Shqiptare në Botë dhe ,,Gazeta e
Alpeve’’. Tematika e kësaj çështje ndërlidhet ngusht-përputhet plotësisht me
frymën e takimit dhe me tematikën: Histori-Identitet- Integrim.
*Autori është, Profesor i diplomur në Master Shkencor,
ish-këshilltarë KK-Gjilan në legjislaturën 2009-2013, që bëri propozimi dhe
ndërmorri inciativën për themelimin e
Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë më datën 15.07.2013.Po ashtu ka punime e
kumtesa të trajtuara nëpër sesione, tribuna, tryeza e konferenca shkencore lidhur me
bashkëpunimin ndërkufitare mbi rolin dhe rëndësia e programeve të BE-së dhe
IPA-s.